“Zbythja” e Koresë së Veriut, Trump: Vendim i mençur i Kim Jong Un

16 Gusht 2017, 14:52Bota TEMA

Pas tërheqjes së Kim Jong Un nga pretendimet se do të sulmonte ishullin Guam, vjen dhe reagimi i Presidenti të SHBA-së Donald Trump.

Përmes një statusi në Twitter Trump e cilëson vendimin e Kim të mençur dhe të mirë arsyetuar.

 “Kim Jong Un dhe Korea e Veriut morën një vendim shumë të mençur dhe të mire arsyetuar për të mos sulmuar ishullin e Guam.

E kundërta do të kishte qenë katastrofike dhe e papranueshme”, -shkruan Trump.

Lideri i Koresë së Veriut prej ditësh kërcënonte se do të sulmonte ishullin Guam në të cilën ndodhej baza më e madhe ushtarake e Sheteve të Bashkuara të Amerikës.

Por pak ditë më parë pas presionit ndërkomëtar dhe të SHBA-s Kim u tërhoq, duke thënë se ne do të shikojmë se si do të veprojmë Amerika dhe më pas do  të sulmojmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje