Epoka “Iuliano” nis me fitore në miqësore, por golat vijnë nga “garda e vjetër”

17 Gusht 2017, 23:09Sport TEMA

Partizani ka arritur të fitojë miqësoren e parë të epokës “Iuliano”. Përballë modestëve të Vastese, “demat” e kanë mbyllur me rezultatin 2-1.

Tekniku Italian e nisi lojën me Basrak si sulmues qëndre, i mbështetur prej Bardhit dhe Adorian nga krahët. Ndërsa treshja e mesfushës u përbë nga Trashi, Batha dhe Progni.

Ishin rivalët ata që kaluan të parët në avantazh, por zëvendësuesit e Partizanit u treguan më produktiv në pjesën e dytë.

Pavarësisht blerjeve të shumta që ka bërë klubi, golat u shënuan nga “garda e vjetër”, shkruan “VipSport”.

Barazimi erdhi prej Emiliano Vilës në minutën e 58-të, ndërsa fitoren e vendosi Kalari, me një gol në të 70-ën. Aktualisht trajneri Iuliano është në fazë eksperimentimi, për të gjetur modulin më të përshtatshëm, por edhe për qartësuar idetë e tij mbi lojtarët që mund të konsiderohen si titullarët më stabël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje