Erdogan akuzon SHBA-të: Po ndihmojnë kurdët

24 Gusht 2017, 09:16Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis, se Ankaraja është e shqetësuar për shkak të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për milicinë kurde, e njohur si YPG, të cilën Turqia e konsideron grup terrorist.

Sekretari Mattis dje arriti për vizitë një ditëshe në Turqi, pasi qëndroi në Irak, për te shqyrrtuar progresin në fushatën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Pervec me presidentin Erdogan, ai në Ankara u takua dhe me ministrin e mbrojtjes së Turqisë, Nurettin Canikli.

Turqia është aleat i rëndësishëm në NATO për Shtetet e Bashkuara dhe është pjesë e koalicionit që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Por, Ankaraja është e irituar, pasi thote se Uashingtoni ka armatosur grupin kurd, YPG (Njësitet e Mbrojtjes Popullore Kurde), për sulmin në qytetin Raka, në pjesën veriore të Sirisë, që është bazë e militantëve të Shtetit Islamik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje