Qarabag i Ansi Agollit arriti dje një sukses historik, duke u kualifikuar për në grupet e Champions League. Skuadra azere, edhe pse u mposht në Danimarkë 2-1 kundër Kopenhagenit, u kualifikua falë golit në fushë kundërshtare. Në Azerbajxhan kishte fituar 1-0.
Agolli ishte vendimtar me asistin për golin e shënuar nga Ndlovu në minutën e 63-të. Në një lidhjeje telefonike për Supersport, kapiteni i kombëtares u shpreh se ky sukses nuk ishte aspak i lehtë, pasi vjen si fryt i një punë disavjeçare.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj Kopenhagenit. Por rëndësi ka që arritëm një kualifikim historik. Stadiumi i Kopenhagenit më ka sjellë fat, pasi me kombëtaren kemi arritur rezultat pozitiv kundër Danimarkës, ndërsa dje festova kualifikimin për në grupet e Champions League me Karabak.
Jam i lumtur për arrijen e skuadrës dhe arritjen time personale. Çdo ëndërr bëhet realitet, nëse punon përditë me përkushtim. Ky sukses është fryt i një punë disavjeçare. Sigurisht që projekti i Qarabag është një shembull për t’u marrë edhe nga ekipet shqiptare. Mendoj se në këtë rrugë është Skënderbeu, që po ecën mjaft mirë në Europë”, – tha Agolli.