Nxiti gruan të vetëvritet për shkak se nuk ishte e virgjër, ja se si e pëson bashkëshorti i saj

24 Gusht 2017, 18:05Bota TEMA

Një gjykatë në Taxhikistan dënoi me burg një person, i cili ka shtyrë gruan e tij të bëjë vetëvrasje, për shkak të argumenteve mbi virgjërinë e saj.

Zyrtarët në qytetin Vose i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Zafar Pirov, 24 vjeç, është dënuar me 7 vjet burgim.

Gruaja e Pirovit, Rajabbi Khurshed, është vetëvrarë në muajin qershor, 40 ditë pasi është martuar.

Khurshed kishte kaluar testin e virgjërisë, i cili nuk është i detyrueshëm, por zakonisht kërkohet nga gratë e reja në Taxhikistan, përpara se ato të martohen.

Por, sipas të afërmve, bashkëshorti e ka akuzuar atë për humbje të virgjërisë para martesës.

Sipas familjes së gruas, ajo ka thënë në shtratin e vdekjes se ka qenë në nën presion të madh nga burri.

Ajo ka pirë dozë fatale të uthullës më 22 qershor dhe ka vdekur në spital disa orë më vonë.

1 komente në “Nxiti gruan të vetëvritet për shkak se nuk ishte e virgjër, ja se si e pëson bashkëshorti i saj”

  1. fieraku4u says:

    HAJDE GOMAR HAJDE….SI ESHTE E MUNDUR QE NE 2017 DEGJOJME AKOMA GJERA TE TILLA. SHKO NE BURG TANI O PLEHRE E RENDOMTE, TE HUMBESH DHE TI TANI VIRGJERINE E BOTHES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje