Pas humorit sportiv që më krijoi dje fjala e “leshtë” përdorur në takimin me ambasadorët që e kanë si një shpagë vjetore ardhjen njëherë në vit nga “emigrimi” për t’u djersitur pak në një mjedis kritik, ka vend edhe për të thënë se me çfarë formule do t’i cilësoja arritjet e diplomacisë shqiptare në këto ta zemë dhjetë vitet e fundit.
Edhe shpagën edhe pagën e morrën dje! Jek e jek!
Ishte e këndshme fjala “të leshtë”, sepse në fakt në shqip, të paktën sipas dialekteve semantike, ajo fjalë nuk do të thotë tamam “të javashtë”. Gjyshi im p.sh fjalën “ai ose ajo është e leshtë”, nuk e përdorte kurrë për gratë ose zonjat.
Për të gratë nuk ishin kurrë të leshta. Sigurisht nuk është edhe te burrat kuptimi te leshi në kraharor që del në pah ta zemë kur shkon në plazh dhe bën foto atje. I leshtë është edhe një burrë zakoni, një njeri i qendrueshëm, me vlera zakonore, i qetë, flegmatik, i fjalës, por edhe pak i trashë nga mendja, që i kupton gjërat me vonesë. Pak si gjedh mbuluar me lesh që shkon në grup dhe nuk ka fort individualitet. Me lesh si bagëtia e admiruar, jo pa lesh si gjarpëri, si ngjala, që janë kafshë të lëvizshme. “Ai është ngjalë, gjarpër”, versus “ai është i leshtë” – pra që shkon edhe në thikë për dobi të të zotit – kështu e kam marrë enciklopedinë e përkufizimit : “ai është i leshtë” – nga gjyshi im erudit për kohën e vet.
———-
Por, poqese vijmë te përmbajtja duke i ikur semantikës formale të shqipes dialektore, pyetja se çfarë na ka sjell ne diplomacia këto vite, që sigurisht në fund fare varet edhe nga diplomatët që sikurse e gjithë burokracia shqiptare e republikës së vjetër vuan nga nepotizmi i thellë që sjell të gjitha veset e tjera të leshit, përgjigja do të ishte paksa ngurruese.
Me integrimin Shqipëri – Kosovë, kemi mbetur në vend, dhe as kemi ndonjë strategji nga të dy anët për të ecur drejt një hapjeje totale të paktën se për bashkimin as njera klasë politike dhe as tjetra nuk duket se ka pikën e interesit, ose nuk e përdor më këtë fjalë si të harruar.
Edhe njohja e Kosovës nga shtete të tjera ka mbetur në vend. Iku kjo.
Madje midis dy popullatave shqiptare këtej dhe andej Qafës së Morinës kanë nisur edhe ndjenja ftohtësie mos edhe rivaliteti që i ndjen sapo hyn në biseda të thella duke ngrënë ndonjë akullore kosovare në plazh apo edhe kur blen “fli” atje.
Ka zbythje vëllazërimi kombëtar.
Me Greqinë, e kam thënë, jemi pas edhe periudhës që diktatori e ravijëzoi te “Dy popuj miq” dhe u bënë kohë që as ceshtja e detit nuk është zgjidhur dhe as shkëmbime të fuqishme nuk ka pasur.
Grekët na kanë paralajmëruar se nuk do të na lënë të ecim drejt BE a thua se ne jemi apo qenkemi Kali i Tojës.
Maqedoninë dhe Malin e Zi e kemi larg dhe shkëmbimet zyrtare me këto vende i kemi reduktuar me ministrat apo politikmarrësit shqiptarë atje.
A thua se jemi në kohën e etnive dhe jo të shteteve!
Seç na ka hipur një lloj deliri si komb që matemi me ShBA dhe BE, me Gjermaninë, se këto minishtetet fqinje as i vemë në kandar. Ka pasur të drejtë shkrimtari Ismail Kadare kur dikur ka pas thënë se pashallarët shqiptarë donin hapësira perandorake për t’u shfaqur, dhe sfidonin ose të ishin te kamarja e turpit ose vezira perandorakë.
Biznese të fuqishme italiane, francez, angleze, gjermane që të investojnë në Shqipëri – edhe këtu nuk ka pasur ndonjë hop. Por, kjo varet nga një ambasador “i leshtë” ose “i ngjaltë” po aq sa varet nxehtësia e temperaturave të motit nga xhezveja për kafe që ve në zjarr një ané te Qafa e Pazarit në Gjirokastër.
Ecuria drejt integrimit europian? Zero përparime!
Na kërkojnë kushte pas kushtesh, ose thonë sikur kërkohen, por çështja është shumë e thellë.
Ka edhe ca analista që ecin pas berihajt kur politikanët bëjnë humor sportiv se thonë se pas vetingut do të na pranojnë në BE. Dhe me veting nuk kuptojnë atë që kërkohet pikërisht prej nesh, një REPUBLIKE TË RE, që e braktisi edhe opozita, e cila ka aq fuqi sa ka edhe Guomindani në Kinën që zhvillohet shpejt, jo në kohën e Can Kaj Shisë, a të Marshimit të Madh, por sot përpara partisë të fuqishme në pushtet atje, – por kuptojnë votime të thjeshta emrash nga emra të tjerë nepotikë.
Imazhi i Shqipërisë dobësuar fort. Ca nga që u shpallëm si republika e kanabisit, ca nga tonelatat e kanabisit të kapura nga kufijtë europianë, ca nga valët e të ikurve që krahasohen me sirianët e shkretë në kohë lufte dhe rrënimi total. Ky është imazhi që diplomacia jonë kulturore ka krijuar.
Grupe artistike nga jashtë, emra të mëdhenj arti nga jashtë, shkëmbime shkencore me jashtë?
Gjendje e mjeruar. Diplomacia kulturore në pikë të hallit.
Cdo shqiptar emigrant sot e di sesa i paguan ai ose ajo këto rezultate të diplomacisë së leshtë shqiptare.
Për të mos thënë arritjet zero që tregu i punës europian ta pranojë njeriun shqiptar që dëshiron të punojë atje. Më mirë pranojnë sirianët e largët që vijnë për t’u ngulur, sesa punonjësit sezonalë shqiptarë.
Shqiptarët në emigrim nuk diuan një ministër “të leshtë”. Ata kërkojnë të drejtën e votës në Atdhe, krejtësisht e mundur, krejtësisht brenda parametrave demokratikë europianë.
Jepuni atyre këtë të drejtë dhe do ta shihni se si do të ndryshojnë parametrat politikë dhe ekonomikë në Shqipëri. Sepse vendosja e një ministri si plotës i ministrit të jashtëm do të thotë që emigrantët të trajtohen si të huaj!
Por, ata janë fuqia më e madhe, kapitali më i fuqishëm human i atdheut.
Ja pse nuk janë ambasadorët thjeshtë ” të leshtë”, puna është se kemi një diplomaci “të leshtë”.
Sepse Perëndimi i ka integruar bukur mirë shqiptarët që kanë emigruar atje, i ka pranuar ata, i quan pjesë të vetën, por edhe pse ka pranuar shtetin shqiptar në Nato, ka dhënë qendrim pa vizë tremujor, një joshje e tentim i thjeshtë dhe për qëllime turistike, pra që u vlen më shumë të tjerëve sesa Shqipërisë që sheh paranë e saj të iki jashtë, nuk e ka pranuar ende shoqërinë shqiptare, politikën shqiptare, drejtësinë shqiptare, institucionet shqiptare, si të vetat. Jemi shumë larg dhe nuk shohim as dritë, as drejtim, dhe as hapa para.
Kjo duhet debatuar, pasi të pranohet. Por, poqese nuk pranohet, nuk ka ç’debatohet!
Mbledhja mbaroi, shpërndahuni pas takimit me Presidentin!
Investimet e huja dhe integrimi,nuk jane nje çeshtje ambasadoresh,por preferenca te politikes.
Politika tek ne, kerkon investimin, patriotik perindimor !!!!
Ne kohen kur Kina eshte ulur ne zyren e kryeministrit me projekte per te investuar,reklamohet Japonia,qe nuk “di” ku bie Shqiperia !
Kemi frik se mos Kina, na kthen perseri ne komunizem,apo perendimi behet xheloz,dokra !
Ne Shqiperi duhet te investojne te gjithe, qe zbatojne ligjin shqiptar,nuk na duhet biografia,por paraja !
Per te leshtet,nuk duhet te pritet 4 vjet te behet analiza e punes se tyre,se keshtu nuk jane vetem ata te leshte.
Largohuni nga emerimet politiko’shoqerore.
Nuk jam dakord me profesorin : Leshi shtrihet kudo duke ne bere “nje vend leshi” !
Ky zoteria nuk me pelqen, por kjo analize eshte e sakte.
Profesori i leshit analizon leshin.
… Ma kadal…”Cuni Tirones”..!!!..
… Ne plotsim te ides tuaj po te sjell vetem nje pjesez, te nje tregimi te vockel , ” Tan Lesh” :
— Nje dite LESHI, thirri Leshin dhe i thote: O Lesh, shko ke Leshi i leshit, dhe i thuj Leshit se m’ka thon LESHI m’nep 3 kile lesh. Mire na i thot Leshi , LESHIT . Dhe niset Leshi per tek Leshi i i leshit. dhe i thote: ‘Or Leshi i leshit, m’ka cu LESHI , me mi dhan e 3 kile lesh. Mir or Lesh ,na i tho Leshi i leshit dhe shkon e i sjell Leshit 3 kilet e leshit per LESHIN.dhe i thote :
‘– Nigjo or Lesh, shko coja 3 kile lesh LESHIT prej Leshit te leshit. Dhe i thuaj LESHIT se gjithmone tek Leshi i leshit do ye gjeje lesh.
leshi nuk asht i ri ne politiken shqiptare…qe ne kohen e Zogut ka pas kene e zhvillume tregtia e leshit nga nje familje “e madhe “ne Shkoder. Kjo tradite e pasun vazhdoj edhe ne demokraci me ambasadore,konsuj , atashe leshit.
Ne librin e Carlo Cipolla-s, “Ligjet themelore te budallallekut njerezor”, tregohet me thjeshtesi dhe intelegjinece, se si budallejte e races njerezore gjenden kudo, ne te gjitha rangjet, klasat, apo shkallet e kultures qe ato i perkasin. Pra, ka budallej edhe ne fshat edhe ne qytet, tek njerezit e thjeshte por edhe nder ata me gjak mbreteror, ka nder njerezit pa shkolle por edhe ne rangjet akademike, qe nuk perjashton edhe profesorin tone.. Sa me i larte te jete rangu shoqeror aq me shume pasoja kane aksionet e tyre. Nganjehere budallejte mund te thone ndonje gje te mencur por shpesh, vetem nje budallallek i tyre i kushton shoqerise aq sa nuk mund ta shlyejne as qindra vepra te mira.
Morali: Evidentoni dhe ruhuni nga budallejte! (Ne qarkullim ndodhen me shume se sa mund te imagjinoni)