Drejtuesi i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi tha se kreu i kësaj partie, Edi Rama do të jetë edhe kandidati për kryeministër.
“Si rregull partia që fiton zgjedhjet i bën propozimin Presidentit për kryeministër. Ne e kemi në statut që kryetari i partisë është kryeministër, por Presidenti nuk ka detyrimin të lexojë statutin tonë. Ne e kemi detyrimin që ta zyrtarizojmë sot”, tha Ruçi.
Por gjatë fjalës ai, bëri edhe një lapsus teksa tha se Rama do të shkojë në Presidencë si kandidat për President në vend që të thoshte kandidatit për kryeministër.
“Si kandidat për president…”, qesh Ruci, ndërsa shton se ‘na u bë mëndja president’.