Turizmi si prioritet, Rama: Hotelet me 5 yje lehtësim nga taksat për 10 vite

29 Gusht 2017, 10:15Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që nga Llogaraja në një bashkëbisedim me gazetarët të prekte disa nga temat më të ndjeshme të aktualitetit duke nisur nga ministritë e reja tek emrat që u zgjodhën në krye të tyre si dhe marrëdhënien me institucionet e tjera në vend si Presidenti i Republikës.

Rama ndodhet në Jug në një takim me ministrat e rinj të kabinetit.

Ministritë e reja shkurtime në administratë

Kryeministri Rama argumentoi se krijimi i ministrive më të mëdha me më shumë kompetenca nën vete kërkon që të shihen me kujdes disa aspekte. Së pari sipas tij nëse ministri është emërimi politik duhet që zëvendësministrat të jenë profesionistë të fushës për të zhvilluar siç duhet politikat sektoriale ku janë emëruar.

Nga ana tjetër bashkimi i disa ministrive në një të vetme do të ketë shkurtime në administratë dhe kjo është e paevitueshme. “Do kemi një administratë e vogël por jo shumë e vogël. Kemi numrin e  punonjësve më të vogël në rajon. Vetëm Gjeorgjia në gjithë rajonin e ka më të vogël numrin e punonjësve. Ne do bëjmë prap shkurtime. Se për shembull bashkimi i Financave, Ekonomisë dhe Punës  do funksionojë si një ministri dhe numri do shkurtohet në mënyrë drastike” tha Rama

Turizmi si prioritet

Turizmi u bë pjesë e diskutimit mes Kryeministrit dhe gazetarëve duke parashtruar edhe disa nga nxitjet që qeveria do të japë për këtë sektor. Së pari sipas kreut të qeverisë është kategorizimi i strukturave dhe vendosja e yjeve duke e standardizuar shërbimin.

Për të nxitur turizmin elitar duket se ka një plan për të lehtësuar nga taksat strukturat që janë me 5 yje. Sipas Ramës Shqipëria akoma dhe sot nuk ka struktura me 5 yje përveçse një strukturë në Tiranë dhe në vijim për të nxitur ndërtimin e tyre mendohet lehtësimi nga taksat për të paktën 10 vite. “Kjo nuk do të thotë që ti more këto 5 yje dhe i ke aty nuk ti heq njeri, duhet që t’i mbash dhe të kujdesesh që shërbimi që ofron është ai me 5 yje” tha Rama .

Nga ana tjetër lidhur me problemin e ujërave të zeza Rama solli në vëmendje pjesën e Golemit duke u shprehur se bizneset që operojnë në këtë zonë në sektorin e turizmit, por edhe ata që operojnë kudo në Shqipëri, duhet të gjejnë zgjidhje dhe të ndërtojnë impiante për trajtimin e ujërave të tyre

1 komente në “Turizmi si prioritet, Rama: Hotelet me 5 yje lehtësim nga taksat për 10 vite”

  1. ylli me pese cepa says:

    Kush eshte ai institucion qe ta jepka vulen e 5 yjeve? Po qe nga brenda do ta pasuroni me rryshfet. Po qe nga jashte, prap do e manipuloni. Perse duhet te lehtesonen nga taksat keta 5 yjsha? Nga i kane mare parate qe kane kaluar 4 yje? I kane paguar taksat deri tani sipas ligjit? Nuk besoj. Nuk rregullohet turizmi nga disa hotele me 5 yje. Cilesine e vendos tregu dhe klienti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje