Merkel, presion Turqisë: Lironi gjermanët e arrestuar, ndryshe...

2 Shtator 2017, 11:30Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se qeveria e saj mund të “mendojë përsëri” për raportet me Turqinë.

Ajo ka kërkuar një pauzë në negociatat e Bashkimit Europian me Turqinë, pasi autoritetet turke kanë arrestuar edhe dy gjermanë të tjerë.

Gjithsej 12 shtetas gjermanë janë në burg në Turqi dhe ballafaqohen me atë që Berlini i cilëson si “akuza politike”.

Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh.

Shumë shtetas europianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për perfshirje në grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur mbrëmë në një tubim në Nuremberg, Merkel tha se nuk ka “baza juridike” për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të “mendojë përsëri” për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë.

1 komente në “Merkel, presion Turqisë: Lironi gjermanët e arrestuar, ndryshe…”

  1. papa tfgs1 kolotrypida says:

    kruajeni bythen me gjermanin kruajeni pa e shikoni pastaj……
    Edhe byrazeret greke e ngriten zerin njehere per parate po e futen bishtin ne shale me vone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje