Koreja e Veriut kryen testin e 6 bërthamor, Japonia: Shpërthimi shkaktoi një tërmet 6.3 ballë

3 Shtator 2017, 08:55Bota TEMA

Koreja e Veriut nuk ka nërmend që të ndalë testet e saj nukleare duke u shndërruar kështu në një kërcënim të vërtetë për të gjithë botën.

Mediat  bëjnë me dije se Peniani ka kryer një test nuklear, shpërthimi  i të cili ka shkaktuar tërmet me magnditudë 6.3 ballë, por fatmirësisht  nuk raportohet për dëme në njerëz. Po në të njëjtën zonë u verifikua edhe një tërmet i dytë 4.6 ballë.

Testi u krye në verilindje të vendit dhe u konfirmua edhe nga Japonia. SHBA bën me dije se më shumë sesa një tërmet ishte një shpërthim i fuqishëm i cili shkaktoi tronditjen.

Prova e sotme nukleare është testi i gjashti i  ndërmarrë nga shteti komunist. SHBA dhe Seuli e përcaktuan testin nuklear si më të fuqishëm të realizuar deri më sot nga vendi komunist.

Një testim i tillë menjëherë shkaktoi frikë, pasi vetëm pak orë më parë lideri i Koresë së Veriut Kim Jon un u shfaq në media duke u shprehur se do testohej një bombë e re me hidrogjen e cila sipas ekspertëve është më e fuqishme se një bombë atomike.

Kombet e Bashkuara SHBA, Japonia kanë kritikuar ashpër testet bërthamore të Penianit i cili shpeshherë kërcënon se do të godasë me raketa balistike.

OKB-ja miratoi së fundmi sanksione të mëtejshme ekonomike për shtetin e izoluar komunist, të cilat u konsideruan nga Peniani një shkelje e rëndë e sovranitetit të vendit. Për këtë vendim Korea e Veriut  kërcënoi se SHBA-të do ta paguanin shtrenjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje