LETRA E JAVËS/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Jam shumë i prekur nga çfarë ndodhi...

5 Shtator 2017, 12:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook letrën që i ka dërguar një qytetar.

Ai e falenderon shefin e qeverisë për shërbimin zjarrfikës që i është ofruar familjes së tij.

“Përshëndetje Kryeministër,

Doja të ndaja me ju një episod shumë domethënës që më ndodhi sot në mëngjes. Isha në punë dhe më telefonon motra që shtëpia po merrte zjarr prej një difekti të bombulës së gazit. M’u deshën 10 minuta të ftillohem për të kuptuar çfarë duhet të bëja. Ndërkohë që nisem drejt shtëpisë mora zjarrfikësin në telefon. Sa arrita në shtëpi, për dy minuta erdhën zjarrfikësat. Ishin të veshur dhe me mjete kundër zjarrit. Për 5 minuta arritën të neutralizonin rrezikun dhe shpëtuan shtëpinë dhe jetën e nënës sime që nuk pranonte ta linte shtëpinë dhe po luftonte me flakën për ta shuar me tenxhere me ujë.

E shkruajta këtë sepse jam shumë i prekur nga çfarë ndodhi, pasi nuk kisha testuar ndonjëherë, apo të prisja të më përgjigjej shteti dhe doja të falenderoja dikë me mirënjohje.

Ervin Kaci”

2 komente në “LETRA E JAVËS/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Jam shumë i prekur nga çfarë ndodhi…”

  1. Askushi says:

    Bravo per mirnjohjen.

  2. sapa says:

    Lereni propaganden e neveritshme.Tu deshen 10 minuta te kuptoje cfare po ndodh pastaj more ne telefon pastaj erdhen zjarrefikesit dhe flaka bente pak pushim per respekt te zjarrfikesve……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje