Sot ishte dita e fundit e punës për Majlinda Bregun, e cila përkon me ditën e fundit të Shkollës Verore Europiane, një iniciativë e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë, Prezencës së Bashkimit Eurpian në Shqipëri, Fondacionit Soros dhe Fondacionit Friedrich Ebert.
Shkolla verore është një iniciativë që synon të aftësojë ekspertë të fushave të ndryshme për procesin e negociatave me Bashkimin Europian.
Pritet që Shqipëria shumë shpejt t’i hapë negociatat, të cilat ndahen në shumë kapituj. Do negociohet për gjithçka, dhe Shqipëria duhet të arrijë nivele europiane që nga liritë, drejtësia dhe rendi social, deri tek ushqimi i pulave, sasia e peshkut që do zihet çdo vit, kushtet në shkolla e të tjera gjëra boll të hollësishme.
Negocitatat tona para hyrjes në BE janë të ngjashme me ato që pritet të bëjë Britania, në dalje. Shumë të komplikuara. Kanë zgjatur me vite për vende si Kroacia, Çekia apo Hungaria, dhe e njëjta pritet edhe për Shqipërinë.
Çfarë negociohet nuk rinegociohet më. Ndaj Shkolla Europiane kërkon të aftësojë sa më shumë individë për këtë proces.
Nga mënyra si e trajton Majlinda, Shkollën Verore, duket se është si “fëmija” i saj. Të cilën i duhet ta lërë tani, duke uruar më të mirën, por pa qënë e sigurt për fatin e saj. Sepse, siç ju thashë, siç ajo vetë tha, sot ishte dita e fundit. Pas kësaj është “e papunë”.
8 vjet si ministre e Integrimit dhe 4 të tjerë si kryetare e Këshillit të Integrimit në Kuvend, ndahen këtu me shtetin shqiptar. E gjithë përvoja dhe memorja institucionale e grumbulluar ikën.
Krijohet një mungesë jo vetëm në PD por edhe në institucionet që kanë të bëjnë me integrimin, të cilat tani marrin më shumë rëndësi se kurrë (ende nuk dihet se ç’do ndodhë tek ne tashmë që kryeministri vendosi ta shkrijë Ministrinë e Integrimit brenda Ministrisë së Jashtme.)
Në fakt përvoja dhe vlera e krijuar nuk humbet, sepse znj. Bregu mundet fare mirë ta shfrytëzojë këtë njohuri për të ofruar konsulencë private, por i humbet shtetit shqiptar.
Është një fenomen që përsëritet në qindra raste. Ikën një palë, vjen një palë. Çfarë është nxënë deri këtu zhduket si kështjellë rëre.
Shkruaj sepse shqetësohem nga ky fenomen, ku rasti i Znj. Bregu nuk është as më flagranti.
Humbja e investimit në njerëz, fillimet dhe rifillimet nga e para, duke zeruar punën e shumë viteve nuk mund të vazhdojnë, – them unë – por në Shqipëri vdesin të shtypin Erase & Rewind.
Këtu njerëz të pashquar në profesione ende katapultohen, të aftët largohen.
Në administratë nuk ka vend për profesionistë karriere. S’ka karrierë. Je në mëshirë të humorit të drejtorit të rradhës.
Në tatime, në dogana, spitale… Shiriti fishihet. Memorja aq e çmuar flaket. Perla derrave. Tani për vendin nis një periudhë shumë e rëndësishme negociatash financiare dhe ekonomike shumë të forta.
Është gjithashtu një kohë me mundësi investimesh, për ato vende që kanë aftsinë të thithin fondet e BE-së. Shqipëria këtu nuk e shtyn dot, as me shkelje syri, as me kërcënime, as me përgjërime.
Këtu, o di, o s’di, dhe në traditën institucionale shqiptare, ne nuk mbajmë mend asgjë nga dje.
Një kosto që ne si qytetarë ia paguajmë politikës shumë shtrenjtë prej shumë vitesh.
https://peshkupauje.com/t/dita-e-fundit-e-punes-per-majlinda-bregun/3335
Ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar, perkundrazi qendrimi me gjate do ishte dhe eshte i demshem. Mbas tete vjetesh qe zonja ne fjale filloje pune ne shtet eshte ngritur nje brez tjeter shume me i kualifikuar dhe te afte te marrin detyre te cdo rangu. A nuk do te ishte me mire qe edhe parlamenti te mos kishte prezent fytyra me shume se tete vjete? Dhe jo vetem parlamenti por ne pergjithesi kuadrot e nivelit te larte. Sigurisht qe do ishte me mire, se nuk kane asnje merite te vecante ata qe kane ne parlament qe nga vitet e mbas luftes se dyte boterore, apo qe nga vitet 90. Kjo ndodh vetem ne shqiperi, sepse vetem ketu eshte kapur shteti dhe qytetaret me ligje kane vetem nje te drejte ose te votojne per partine ose te shikojne punet e tyre,apo te largohen nga atedheu,se asnje te drejte tjeter nuk kane dhe ne kete kontekst te shqetesohesh qe pse nje ish deputete qendroje vetem 8 vjete nuk eshte aspak e drejte, bile qesharake ,qe shkon ne kundeshtim me deshiren e popullates, a nuk e shikoni qe ata qe kane mbi tete vjete ne parlament jane bere pengese per zhvillimin e vendit?Ndersa nje administrate me militant natyrisht qe nuk ka vend per karier.
Drejte, nuk ka kush ben negociata….. drejtore 24 vjec nuk mundet.
kur ne 2005 behej masaker ne administrate pak gazetare folen
shume mbeten pa pune…. hallet e gjithsecilit as i afrohen “hallit ” te ministres…. prandaj mos ja cani hallin… ka menduar ajo vete per keto dite
si i behet hallit se ka mbi 12 vjet njerez qe kane sh e sh me teper nevoje per pune??????
MAJLINDA!!
SUKSESE NË JETË!!??
Blendi ..ne pergjithesi me pelqejne shkrimet e tua……por kete radhe nuk jam dakord….
Ne rastin e Bregut behet fjale per nje njeri politik ,ashtu sic jane njerez politike edhe funksionare te larte ,te medem dhe te ulet …nje cudi shqiptare …Ne Shqiperi ,nga monopoli i nje partie ,pa alternim u kalua peresri ne monopolin e nje partie ,por me alternim….Pra u kalua nga totalitarizmi i nje partie ne totatalrizmin e dy tre partive….Pra nuk u ndertua administrata profesioniste ,teknike ,ekonomike ,shkencore ..U kalua deri ne absurdin e shkaterrimit te trupes arsimore te shkollave te te gjithe niveleve…Triumfoi berishizmi ,nje variant i luftes se klasave i kombinuar me primitivizmin tribal hakmarres
Tani te vime tek Rama…Ne se realizon ne themel reformen e shtetit ne baze te profesionalizimit,aftesise ,meritokracise ,,konkurences ,natyrisht do te jete hspi cilesor qe do ta fute vendin drejt botes moderne …Lenda e pare…..pra mjjera njerzit e afte per tu bere pjese e makines shteterore dhe hallkave te saj jane ,,,sidomos mijra te rinj qe kane diploma perendimore …pa lene menjane edhe ate numur jo te vogel qe kane studjuar ne vend …Por cdo vend pune duhet te fitohet me konkurs …absolutisht te drejte …Dhe do te habitemi se sa njerez super te afte ka …sa djem dhe vajza me kulture ,ambicioze e patriote mund ti sherbejne vendit me nivel te barabarte me europianet…Mjafton tu jepetmmundesia …Dhe shume shpejt personazhet e bere te famshem nga politika dhe media donte harrohen ,do te treten si mjegulla e mengjezit ,,,
Blendi ja ke futur kot. Majlinda eshte politikane, jo pjese e administrates.
Politikanet vijne e ikin
Nuk do jete fundi i botes po te iki Majlinda Bregu ose cdo politikan tjeter
Per mendimin tim,Majlinda nuk e ka problem se ngali papune.Ajo ka aq pasuri, sa qe nuk do t’ja dij fare.Nje çante e saj i bene 15 mij euro.Nje pale kepuce 60 mij euro,pa le pastaj makina super luksoze etj.etj. Ketu eshte çeshtje morali,pristigji qe pse Basha e la jashte liste.POR PER NJE GJE DO MBAHET MENT MAJLINA PER MIRE.VOTIMIN E REFORMES NE DREJTESI NE BRUKSEL,E CILA U NDESH ME SERVILIN E BASHES, ALDO BUMCIN. Per kete bravo i qofte.E nderojne te majt e te djatht.
Duhet te ishte me ligj qe askush mos “kontribuonte” e mos te “sakrifikohej” me shume se 4 vjet ne jeten politike. Cfare ke per te thene e per te bere te jane mjaft 4 vjet, perndryshe na vjen dyshimi qe ne vend ti “japesh”, ne te vertete do ti “marresh” ketij populli. Le pastaj ca si Majlinda qe kur krihen para pasqyres kujtojne se po punojne.
Ti mund te trajtosh fenomenin, po jo duke marre si shembull Majlinda Bregun. Nuk ka lidhje kjo me fenomenin. E para sepse ka psyr per 12 vite post politik, cdo post politik e ka nje fund e duhet ta kete me se sben. Se dyti sepse nuk eshte Majlinda simboli i hallexhinjve. Ish spikerja e lajmeve ne RTSH e me pas zedhenese e qeverise Berisha, nuk i dhimbset kurrekujt se gjoja mbeti pa pune. Se treti te qenit je post politik nuk te bene detyrimisht te afte profesionalisht ne ate fushe. Profesionista shqiptare qe kane studiuar ne gjithe Europen ka me qindra, per te tjere profesioniste eshte keq Shqiperia.
Po idjot, kreher i Rames… Politikanet edhe largohen…. Lene jeten publike dhe pine kafe ne nje cep apo hane sanduic ne shkallet e nje muzeumi ( si ish kryeministri Britain).
Te heq kapelen si artist , ne nderim te atyre qe kuptojne artin tend, po ne publicistike je mercenar… Dhe pa shije.
Blla,Blla dhe vetem Blla; Nuk ka njereza te pazevendesueshem ne kete bote; Persa I perket personit Bragu ajo kur erdhi ne pushtet ishte nje Zero e madhe si gjith te tjetret dhe tani na doli nje profesioniste per Integrimin ashtu sic na doli Partia e Ilir Metes per Ontegrimin dhe OIntegrimi ka 27 vjet qe nuk eshte bere.Lereni lajkat socialiste,ja arritet qellimit te percani PD duke bere vegel qorre nje budallacke qe I kishte hyre vehtja ne qejf qe ishte dhe eshte askushi. PD ka sa te duash Majlinda Bregu por shqiperi ka 105 vjet pa institucione serjoze dhe shteti shqiptar eshte bere si shteti I Zulut Enver kur Maliqi udheheq dhe ekzekuton dhe ligji hesht.Duhen njerez jo lajkatare si Majlinda por njerez serjoze dhe te ditur qe te bejne institucionet e tona te shemtuara dhe nga mbrenda me njerez te shemtuar.
Merriton te merresh me nje njeri,i cili edhe kur ka qene “kaluar”,ka menduar per fukarane,ka kerkuar arsye perse largohen njeres te afte nga puna e zevendesimi i tyre me te paafte,me militante,ka kujtuar dhe theksuar me qendrimin e tij,apo te saj,se jeta nuk eshte fushe me lule si e politikanit,por ka dhe njeres te afte,te cilet jane pjese e nje force opozitare politike,rrojne duke shitur banane,apo bere kamarierin etj pune te rendomta…
Personal;isht,e vleresoj qendrimin e zonjes Majlinda gjate kohes ne detyren e ministres te integrimit,apo si kryetare e komisionit te integrimit te Parlamentit.Verejtja ime,eshte per Majlinden deputete,apo Majlinda te tjera ne sallen e kuvendit,te cilet nuk ngrihen ndonjehere te denoncojne largimet e qindra e mijra socialisteve,prej LSI-stave e PD-istave,per futjen ne vend te tyre,te militanteve dhe te paafteve ne administrate e duke mbetur rrugeve te afte qe si dhe ajo kishin dhene kontribute te vlefeshme,gjate qeverisjes socialiste ne vitet 1997-2005.
Une uroj te gjendet nje pune per te ne qeverisjen e majte,si nje shembull i qendrimit ndryshe me te aftet,kushdo qofte pikpamja e tyre politike,per te dhene pervojen e saj te vyer ne procesin e integrimit.Por dhe ne se mbetet pa pune,le te vleje si shembull per politikanet e te dy kraheve,se nuk jane te perjetshem ne kolltuket e pushtetit,te deputetit.Nisur nga kjo,ata duhet te mendojne kur jane ne pushtet se,nje dite,fati i keq mund dhe duhet t’i zere dhe ata,po qene ne rolin e jesmen-it…
se ka me tapi asnjeri nuk eshte i pazevendesueshem prandaj ajo duhet te hapi biznesin e saj me paret qe kane vjedhur
Analize e rendesishme dhe shume e vertete.Shqiperia me politizimin qe i beri shtetit ne keto 27 vite, politizim qe ka te beje me levizjet masive te eksperteve nga puna kur nderrohen kuajt ne qeveri eshte thelbi i paftesie shteterore.Eksperianca ne gjithe boten quhet nje aset i arte, ne Shqiperi eshte asgje.Sa per mareveshjet nderkombetare po i shihni si kane qene duke filluar nga ajo e detit, e Cezit, koncesionet e sektoreve te ndryshem etj. une mund te them se ka qene katastrofale aftesia negociuse e shtetit shqiptar ne dem te interesave kombetare sa u arit deri ne shitjen e territorit te vendit.Nuk kam pare nje negociator apo vendim marres te kete shkuar ne gjyq per demet e shkaktuara, nje tjeter problem i madh.
Kontributi per shoqeine eshte kulmi i humanizmit njerzor.
Kuadri, intelektual i vertete,sidomos ata me grada shkencore, nuk njeh varesi pune nga posti apo paga,qofte dhe pesionist.
Ka shume njerez deri kuadro te zote apo shkencetare te vertete,qe nuk kane poste as nuk marin rroga apo shperblime,
po nuk heqin dore nga kontibuti per shoqerine, pa tjeter po punove per shoqerine ke punuar dhe per vete.
Kjo vecanerisht per intelektualet,(Pr,Dr.Docent etj. te cilet nuk “c’punesohen” asnjehere ne aftesite e tyre.
Nuk e di sa do e kuptoje e nderuara ;Majlinda Bregu,qe e rrespektoj personalitetin e saj.
I uroj gjithe te mirat. si shoku dhe bashkekohesi i MESUESVE te Saj.
(Nje jete ne Tirane mes nxenesve dhe mesuesve sa prindet “Ispektore”)
Toronto 08-09-2017 Guri Naimit D.
ZONJA BREGU.
FALEMINDERIT PER PUNEN E BERE NE DREJTIM TE INEGRIMIT TE SHQIPERISE.
DIALEKTIKA E ZHVILLIMIT TREGON SE TE TJERET DO TA COJNE PERPARA KETE PUNE DHE LARGIMI I JUAJ NGA KY POST KUK ESHTE HATA POR NJE ZHVILLIM I RI NE PERSOSJEN E DEMOKRACISE.
PERSA I PERKET PUNESIMIT TE SAJ UNE BESOJ SE AJO KA DITUR TE TREGOJE VEHTEN, DHE PUNESIMI I SAJ NE NDONJE VEND ME RROGE TE LARTE NE SECTORIN PRIVAT OSE ATE TE SHOQERISE CIVILE AJO E KA RREGULLUAR. POR EDHE PO NUK GJETI PUNE NUK U PRISH DYNJAJA SEPSE KETO JANE LIGJET E SHOQERISE. KA EDHE SHUME TE TJERE PA PUNE DHE NUK JU A QAN HALLIN NJERI.
FALEMINDERIT EDHE NJE HERE ZONJA BREGU DHE SUKSESE NE JETE OSE NE PENSION.
Dren, dren … te shkruash per M . Bregu !? Pupupu
Keni aq forca per Te gjetur pune por si i behet
hallit per Ata qe Jane me mijera Te pa pune.
suksese moj zonje!
Si shume reklame po i ben media kesaj Majlinda Bregut! Thuajse sikur ajo ka integruar Shqiperine me Bashkimin Europian. Jo vetem qe nuk ka ndritur asgje gjate katapultimit te saj ne politike, por mund te themi se edhe ajo eshte nje nga “elita” e cila beri te mundur zgjatjen e sundimit te Berishes, por edhe me pas, ne kater vitet e Rilindjes, nuk kemi pare ndonje “veze te kuqe” ne furrikun e saj. Megjithate, mafia nuk harxhon me kot para, per reklamat e saj..
Mese e vertete,hidhet poshte nje pervoje 12-vjecare .Gabimi kryesor eshte se cdo qeveri ne cdo 4-vjet,hell poshte gjithcka qe eshte bere mire,nuk rruan vijueshmerine.Jane disa pozicione qe patjeter dduhet ruajtur vijueshmeria,pasi invenstimi i bere nga shteti per vite me radhe per kualifikimin e pergatitjen e kuadrove shkon dem…dhe gjithcka eshte kosto ne kurriz te Shqiperise qe rri ne vend numero dhe e qytetareve qe paguajne e ripaguajne taksa per invenstime te perseritura.
Ne rastin e zonjes Majlinda Bregi,koston e specializimit e te aftesimit te saj e ka paguar shteti shqiptar dhe gjithe ky invenstim 12- vjecar duhet te jete ne dizpozicion te shtetit duke e mbajtur ne detyra per te kthyer kete investim ne kontribut per shteti e jo shteti te paguaj serisht kete shoqe per te vjele kontributin e tij.
undefined