Një risi në strukturën e Qeverisë.
Burime zyrtare i thanë Top Channel se në Presidencë ka mbërritur e firmosur kërkesa e kryeministrit Rama për dekretimin e Qeverisë së re.
Të njëjtat burime i treguan Top Channel për një risi në emërtimin e Ministrisë së Jashtme.
Tanimë dikasteri i drejtuar nga Ditmir Bushati, do të quhet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Mesa duket, Edi Rama ka reflektuar në këtë ndryshim, njëfarë shqetësimi që ngjalli mungesa jo vetëm e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit Europian, po edhe thjesht mungesa e termit “integrim europian” në përbërjen e kabinetit të ri, shqetësim që u shpreh dhe nga ambasadori i BE në Tiranë.
Por njëkohësisht, kryeministri e ka plotësuar këtë boshllëk semantik në ballinën e qeverisë së re, duke zgjedhur emërtimin Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Padyshim që ky emërtim e mbyll debatin qoftë për strehën e re të ministrisë së vjetër të Integrimit, qoftë për praninë e termit Europë në përbërjen e Qeverisë së re.
Por nga ana tjetër, emërtimi i ri i Ramës duket sikur thotë se Shqipëria është në Europë, ka një ministri për Europën dhe Integrimi nuk është më një shtojcë ministrore apo semantike, po një aspekt i përkatësisë europiane të Shqipërisë.
Po duket se në emërtesën e re të Ministrisë, tashmë për Europën ka edhe një mesazh edhe ndaj europianëve që e vënë në pikëpyetje integrimin e Shqipërisë, për shkak të shumicës myslimane.
EVROPI!!!!
me mire nje ”ode e hasan beut” per marredhenie me Turkye…………..
Rama ka filluar profesjon te ri. Gazetar ne Opinion. Punen e Kryeministrit e ka per kohe te lire. Dje intervistoi Fevziun duke çelur ne kete menyre, denjesisht profesionin e ri.
Shumice muslimane? Sa perqind muslimane praktikante ka ne Shqiperi? Se “musliman” tek ai 70% i famshem futet edhe Tritan Shehu qe propozoi dhe Enver Hoxha qe e ndaloi fene. Pastaj ka me shume muslimane ne France sesa ka ne gjithe Ballkanin. Gjermania dhe Franca nuk duan Turqine ne BE sepse ka 80 milion banore por Shqiperia dhe Bosnja nuk eshte se refuzohen per ceshtje feje.
sa mire do ishte po te zgjidhej puna e integrimit nepermjet emertive
montimi i fotografive eshte nje gracke e shtypit,(presse).po qdo te thote shtyp(presse)?Shtyp(Presse)do te thote mashtrim,shtypje ,presion!rreziku i presionit,tashme me instalimin e interrnetit,nga Berisha ne qdo fshat,qe krenohej me kete,eshte Shum here me i madh se ne kohen kur nuk kishte interrnet,por kishte gazeta.pra me fjale te tjera presioni nuk eshte gje tjeter perpos llafollogji.Por llofosja eshte Njerezore,kurse kjo gje keqperdoret nga Shtypi(presioni),dhe me instalimin e interrnetit,ne Europe,largimi nga leximi i Shtypit ne Interrnet eshte masiv,ose lexohet vetem kryefjala e artikujve,pa hyre ne gracken e detajeve,qe nuk eshte gje tjeter perveqse,perralla,dhe grabitje kohe lexuesve!Pra shtypi,nuk mirret me problemet serioze qe prokupojne Njerezit,por mirret me llafollogji!dhe frymezuesi i llafollogjise ne Shqiperi tashme eshte Edvin Rama,duke i zene vendin Sali Berishes!Ne europe qe nga instalimi i interrnetit,ka nje ,shtim te paparashikuar(nga instaluesit e interrnetit)te vetvrasjeve,problemeve mendore,qe ishin te pranishme edhe para instalimit te interrnetit,por tashme kto Probleme jane shtuar.Tashme kto Probleme,kaplojne ne menyre masive edhe kontrolluesit e interrnetit,te ashtuquajtur hakera,qe bllokojne lexuesit,dhe dergimin e komenteve,ne adresat e gazetave.por eshte per tu theksuar se vete komentuesit juane te kapluar nga kto Probleme,dhe i bejne dem vetes,duke frymezuar hakerat ne interrnet,te cilet per nje kohe te shkurter i gezohen ksaj pune,por paskesaj bumerangu i presionit(shtypit )i kaplon.Qindra mijra gazetare,qe jetojne me llafollogji,tashme sikurse shume Njerez me pak te fajshem se ata u duhet te kurohen neper klinikaat psikiatrike!
Te lutem zoti Rama mos ja ndrysho emrin Shqiperise , se kush mesohet me emrin e ri….
Nga sot e tutje , deklaroi Rama , gjuha zyrtare e Shqiperise do te jete Suedishtja.. Lol
Nuk ka shume myslimanë në Shqipëri, sepse shumica e atyreve që kanë emra myslimanë nuk besojnë në Allah.
I gjeni që të gjithë duke pirë pije aklolike dhe as duan t’ja dinë për Kuran e Allah.
Kjo është një zhurmë e kotë.
Pas vdekjes së Hasanëve e Hysenëve, fëmijët e tyre me emrat Alban, Erion, Ervin, etj as që do ta mbajnë mend që gjyshërit kanë pas besuar në Allah.
Pra, kjo fe ka për të vdekur vetvetiu.
Krejt pa sens! Mund te kishte nje drejtori ne ministrine e jashtme per Europen ne vecanti, por ti vesh nje parashtese ministrise se jashtme cfaredolloj qofte ajo, akoma me shume Europe eshte komplet pa lidhje. Do zoti te mos ndrroje ndonje ministri tjeter e ta vendosi ‘Ministria per Ameriken dhe Punet e Brendshme, apo ‘Ministria e Gjermanise dhe e Shendetesise’.
Bobo po e boka qeverine me keq se Xhelat Ziu Bashkine
Nje fakt me shume se politikanet tane jane te paafte dhe te papregatitur per punet qe i presin..
Unikal te papame, me addidas.