VIDEO/ Berisha batuta me Angjelin kur zgjidhej Ruçi, Rama takon Mulin dhe Lulin: Kryetar, mirë?

9 Shtator 2017, 19:58Politika TEMA

Zgjedhja e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, është shoqëruar me batuta.

Teksa është përballur me Anastas Angjelin që ishte sekretar i këtij votimi Berisha i është drejtuar: “Të premtoi për ministër dhe të bëri sekretar”.

Angjeli menjëherë i është përgjigjur se nuk i kishte premtuar gjë.

Por Berisha ka këmbëngulur në të tijën duke vijuar, “të premtoi, mos thuaj jo”.

Në debatin mes dy deputetëve është përfshirë edhe Sadri Abazi, por duket se Anastas Angjeli i ka kërkuar që mos të ndërhyjë.

Ndërkohë, Rama është shfaqur shumë miqësor me deputetët e opozitës.

Ai madje ka takuar Flamur Nokën dhe Lulzim Bashën.

“Kryetar, mirë?”, i është drejtuar Rama duke qeshur, Lulzim Bashës.


voton berisha by revistaime


20170909-183835 by revistaime

3 komente në “VIDEO/ Berisha batuta me Angjelin kur zgjidhej Ruçi, Rama takon Mulin dhe Lulin: Kryetar, mirë?”

  1. Kanina e Ismailit says:

    E perse mos tallni menderet me Shqiptaret,fundja sende jane per jute nderuar mendjendritur!A di ndonjeri si tja vesh emrin kesaj merseleje,tallen e zgerdhihen me lekuren e Shqiptareve ,dhe ne mbetemi gjithmon spektator me lekure te rjepur?

  2. spartaku says:

    Po skuthat e Lsi-s,pse nuk moren pjese ne votimine e Gramos Ruçit per kryetar kuvendi,apo kishin frike se mos kishin rrjedhje votash.Pika qe nuk u bje.Parti hajdutesh,me ne krye nje torollaçke,qe nuk dinga lidhet gomari.

  3. sapa says:

    E ndritet shqiperine more kodosha!Kur ska popull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje