Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar për kabinetin qeveritar ‘Rama 2’. Bujar Nishani thotë se shkrirja e ministrisë së Integrimit është vendimi politik më shokues i këtyre viteve post-diktaturë.
Postimi i Bujar Nishanit:
Sot u dekretua Qeveria e re. Një vendim drastik i gabuar dhe që mbart mbi vete një dyshim të madh mbi politikën e jashtme të Shqipërisë në nivelin strategjik, e përshkoj këtë event të rëndësishëm politik për vendin. Shkrirja e Ministrisë së Integrimit Evropian.
Ne jemi një vend i vogël, një demokraci e re, i dalë nga sistemi më i përçudnuar totalitar. Nuk jemi një aktor kyç në politikën globale por sëbashku me hapsirën mbarshqiptare në rajon jemi faktori kryesor i stabilitetit dhe ekuilibrave për të.
Ndaj dhe orientimi apo angazhimi në politikën e jashtme nuk le shumë vend për dilema. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte investimi më madhor i shqiptarëve që pas përmbysjes së rregjimit totalitar komunist. Ishte konfirmimi i një orientimi të konsoliduar euro-atlantik dhe trans-atlantik i kombit shqiptar. Ishte angazhimi ” de facto” i shtetit dhe shoqërisë shqiptare në mekanizmin më të arrirë dhe serioz të sigurisë kolektive por dhe individuale për Shqipërinë.
Pas asaj Shqipëria kishte një sfidë madhore strategjike. Integrimin deri në anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë këtyre dy dekadave të fundit janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, janë konsumuar energji të pamata, janë hartuar dhe implementuar dokumente, strategji, projekte, platforma, janë donuar qindra milion euro dhe fituar eksperienca të shumta. Janë shkolluar, trajnuar, specializuar dhe maturuar mijëra kapacitete njerëzore. Por mbi të gjitha është krijuar perceptimi pozitiv dhe pritshmëria shpresëdhënëse e një shoqërie të tërë për arritjen e një realiteti jetese edhe për në Shqipëri si ai i vendeve të BE.
Ndaj gjithë këtij rrugëtimi, papritur dhe me një lehtësi latente ngrihet një mur i gurtë, i zi pis. Vendimi politik më shokuesi i këtyre viteve post-diktaturë. Shkrirja e Ministrisë së Integrimit. Pa dyshim është një vendim politik, që kërkon të demonstrojë një pozicion politik, që provokon një drejtim të ri, që synon një karshillëk qesharak. Dikush mund të thotë se u kalua tek Ministria e Punëve të Jashtme, madje dhe emërtimi i saj u ndryshua duke shtuar atë “Për Evropën” etj. Kjo e emrit është thjesht një gafë nga padija por asgjë përmbajtësore. Shqipëria është vend i Evropës.
Ne jemi pjesë e këtij kontinenti. Ne nuk kemi nevojë për një Ministri për Evropën” (për Diasporën, po), por kemi nevojë për një mekanizëm të lartë kushtetues dhe autonom (në kuptimin operacional) për proçesin e Integrimit Evropian. Qeveria duhet të çelte me Preambul programin e Qeverisë për votbesimin se : “Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç Integrimit Evropian”. Proçesi nuk është anëtarësim por ai mbetet jetik për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Situata politike brenda BE është e sfiduar përsa i përket hapave të zgjerimit por që Qeveria Shqiptare të eksplodoj nervozizëm naiv , kjo është e pafalshme.
Në Ukrainën e largët u derdh shumë gjak rrugëve të Kievit për të mbrojtur orientimin drejt destinacionit evropian të shumicës dërrmuese të popullit atje. Unë besoj shumë se elita e vendit tim, ajo e para nuk do ta pranojë këtë goditje të rëndë mbi kurrrizin e kërrusur e ashtu të lënduar të popullit të vet. Në Ministrinë e Jashtme edhe ashtu si sot ka shumë departamente e drejtori. Deri për Oqeaninë dhe bashkëpunimin në Detin e Zi. Janë të nevojshme dhe duhet të punojnë shumë. Por Integrimi Evropian nuk është thjesht i nevojshëm. Ai është jetesa për sot, nesër e për gjithmonë e shqiptarëve. Aty është kultura, historia, ekonomia, infrastruktura, e drejta, prona, edukimi, trashëgimia dhe emri ynë. Askush nuk do mundet dot të na i zerojë ato. Kurrë.
Gjalle eshte Ky Koqja, me falni per shprehjen?
Shko more shok merr pensionin dhe gezoje se as PD-ja nuk ta var me e jo me qytetaret e Shqiperise. Je askushi! Tregove qe ishe nje partiak i semure qe nuk mund te ndryshoje dhe te beheshe President i te gjithe shqiptareve, ashtu sic u betove se do te sherbeje. Nje zgjedhje e easadistit Berisha per ta paraqitur Shqiperine si handikape dhe per te pasur presidencen nen kontroll. Dhe UDB-ja e vendosi kontrollin mbi presidencen. Prandaj, tani ne nuk ta varim se cfare thua. Bye, bye Jari!
perse i ulni vlerat mer yahoo jarit ,
qysh kur o bo koqe ky rrota e k.rit !!!
Foli ky oficeri qe doli ne mbrojtje te bustit te Enverit.
Po pse o jari ckuptim ka ministria e integrimit kur BE shkrine ministrine e zgjerimit
Ik e ankou ne OKB, se e di rrugen.
Je teper medioker per te gjykuar keto ceshtje o ushtar i bindur Bujar.
EMRI ESHTE FORMALIZEM JO PERMBAJTESOR,ASHTU SIKURSE ZOTEROTE NUK NDRYSHON PO TË TË VINIM EMRIN KOPRAC,MBETESH PO AI BUJARI ME APO PA MUSTAQE.
MENDIMET QE KENI JANE PO THYESE JANE TE QARTA PER CKENI SHKRUAJTUR
Te coje sot ne mengjes Odeta me be shurren ne hale?