Letër mirënjohjeje homologëve maqedonas, FSHF injoron tifozët kuqezinj

10 Shtator 2017, 13:20Sport TEMA

Për ndeshjen e disa ditëve më parë me Maqedoninë në Strumicë mbetën jashtë stadiumit jo pak tifozë kuqezinj, kryesisht grupimi nga Tetova “Ballistët”, por edhe “Plisat”.

Ishte një skandal, që deri diku u “mbulua” nga fakti që ndeshja në përgjithësi nuk pati incidente. Skandal ishte po ashtu edhe vërshëllimi i himnit tonë kombëtar, edhe pse jo në atë gradë sa shumë vite më parë në miqësoren e Prilepit.

Dhe si për t’i hedhur “benzinë zjarrit”, Federata Shqiptare e Futbollit” i dërgon një letër falënderimi dhe vlerësimi homologes maqedonase për organizimin, sipas FSHF-së, perfekt të ndeshjes së Strumicës. Karshillëk ndaj tifozëve?! Diplomacia bën punën e vet, por marrëdhëniet me tifozët janë shumë më të rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje