FOTOT/ Fillimi i shkollës, Policia Bashkiake dhe vullnetarët garantojnë sigurinë e të vegjëlve

11 Shtator 2017, 10:15Sociale TEMA
FOTOT/ Fillimi i shkollës, Policia Bashkiake dhe vullnetarët

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për të rritur sigurinë e nxënësve. Punonjës të Policisë Bashkiake si dhe grupe vullnetarësh ishin sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë.

“Flm kolegëve të Policisë Bashkiake që i kanë dhënë dorën çdo vogëlushi të kalojë rrugën i sigurt për shkollë! Qoftë vit i mbarëTirana”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në twitter.

 Gjithashtu, me nisjen e vitit të ri shkollor, është rikthyer edhe rregulli i qarkullimit për automjetet që bëjnë furnizimin e njësive tregtare në kryeqytet, duke i dhënë përparësi lëvizshmërisë së nxënësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje