Spartak Ngjela: Rama-Berisha-Basha, u bënë bashkë por i nxorri bllof Meta

11 Shtator 2017, 11:39Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Do t’i lejojë Uashingtoni këta të korruptuar, Ramën, Berishën dhe Bashën, që, për të bllokuar Reformën në Drejtësi, ta çojnë Shqipërinë në Lindje?

Absolutisht që jo.

Edhe nëse kishte ndokush dyshim në bashkimin e këtyre të treve në një aleancë antireformë dhe antiamerikane të fshehtë, dje, gjatë votimit të Ruçit si Kryetar Kuvendi, rezultoi e provuara se tre vota në 80 votat e fituara, ishin hedhur nga deputetë të Partisë Demokratike.

Po pse kjo fshehtësi?

Në fakt kjo është pyetja që i hap rrugën logjikës së faktit aktual.

Në të vërtetë analiza e kësaj çështjeje është shumë më e thellë, sepse tre deputetë kapi arsyeja aritmetike, por kuptohet që janë edhe më shumë.

Bllofi i Metës që nuk votoi grupi i tij, i nxori zbuluar të dyja palët. Tani sigurisht që logjika racionale nxjerr arsyen e vet.

Megjithatë, unë i kam arsyetuar këta si të bashkuar kundër Reformës që në marrëveshjen Rama -Basha në muajin maj.

Por fakti i ri tani e provojë këtë.

Ne këtu do mjaftohemi vetëm me provën e re, atë që doli të shtunën që kaloi, dhe që na e provoi se Berisha dhe Rama janë bashkuar kundër Reformës.

Atëherë pse nuk e shpallin bashkimin dhe çfarë do të ndodhë më tej?

Kjo vjen se që të dy, edhe Berisha edhe Rama rrezikohen nga reforma antikorrupsion por sidomos Saliu nuk del dot hapur për këtë bashkim.

Rama dhe Basha tani mund të na thonë se janë bashkuar për shpejtimin e Reformës; por ai i beson Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli?

Është një arsye e mbështetur mbi një gënjeshtër naive.

Prandaj kuptohet se

Nuk mund të kenë të ardhme më këtë rrugë.(Por, a e kuptojnë ata n

vetë?)

Derisa vodhën duhet të përgjigjen. Kështu siç janë nuk janë të besueshëm për politikën e madhe perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Duhet të largohen butë, sidomos Rama. Socialistët Duhet ta kenë të qartë se rruga antireformë do t’iu shkatërroi partinë, njëlloj siç shkatërroi Saliu PD- në për të shpëtuar veten.

Rruga aktuale ë Ramës është e njëjtë: pa krye dhe shkatërruese për PS- në. Nuk ka më forcë askush që të bllokojë sot Reformën në Drejtësi.

Deri tani dihej dhe ishte e qartë nga opinioni publik shqiptat vetëm për Berishën se ishte i kapur nga antikorrupsioni, por doli dhe Rama i zbuluar.

Atëhetë- çfarë duan të bëjnë?

Saliu është më i tërhequr se e di që nuk bën dot gjë, me përjashtim të “pranimit të fatit” që i vjen nga më i forti, i cili tani e ka mundur.

Saliun, në një vit betejë, e mundi Uashingtoni me ndërhyrjen politike vibrante të ndihmës sekretarit Brian Yee. Dhe dihet se fati i tij tani është procesi hetimor i drejtuar nga FBI

Po Rama?

Me rastin e Ramës “nusja i doli shtatzënë” amerikanëve dhe europiano-perëndimorëve, dhe prandaj që edhe Rama nuk shpëton dot nga eliminimi i antikorrupsioni, se po rezulton i korruptuar.

Por Rama me mendjen fëminore që ka në politikë; mendon se, po të bashkohet me të mundurit e parë – Berishën dhe Bashën – mund të frenojnë Uashingtonin në pastrimin e të korruptuarve në Tiranë .

Veçse, brenda kësaj, a e keni parë si është fryrë në fytyrë Ramë ziu?

Se, ja dhe u bashkuan në përbetim të tre të korruptuarit, ku do të shkojnë, në Moskë?

Por, mu këtu vjen e shfaqet kërcënimi i rrezikut të madh për të tre.

Saliu ndërkohë e di që nuk mund ta ndërrmarrë këtë hap, prandaj ka lënë dy të vegjlit, Rama Basha, të shpallin luftën me pushkë druri kundër Amerikës.

Në fakt ky përbetim ashtu duket se është kundër politikës perëndimore, por në fakt, para së gjithash, ky është i gjithë kundër zhvillimit perëndimor shqiptar.

Pse, nuk e mori Enver Hoxha Shqipërinë dhe e plasi në Lindjen e Largët kur e kapi reforma antistaliniane për krimet makabre që kishte bërë në Shqipëri?

A nuk i rropati Hoxha shqiptarët me lëmoshat që i dha Pekini?

Ja, pikërisht kjo duket se është edhe rruga fëminore e Ramës, dhe historia Hoxha tani vjen e përsëritet sërish në Shqipëri; por me doza qesharake.

Mu këtu vjen e del kjo pyetje: a do ta lejojë Uashingtoni këtë lloj politike?

Absolutisht që jo.

Rama i ka hyrë detit në këmbë, dhe është më i dobët se Saliu në këtë politikë, sepse Saliu u përpoq ta servirete antiamerikanizmin e tij si luftë kundër Ramës, se e kish provuar 1997 – tën; po Rama, me kë do ta fshehë?

Rama duket se nuk fsheh politikën e tij antireformë, por mendon të fshehë veten me fjalë. Por ja që u kap në sjellje, domethënë në veprimin e të shtunës.

Çdo të bëjë Rama me “tre peshqit” antireformë që i kapi Uashingtoni, do dorëzohet apo do veprojë si Enver Hoxha për të shkuar drejt Lindjes?

Rama do të përpëlitet dhe ca, por fati i tij politik tani po shkon drejt zeros.

Duhet të tërhiqet.

Gjej një avokat të mirë zoti Rama, dhe lere këtë luftë qesharake se të dëmton shumë më tepër ty dhe partinë që po drejton!

40 komente në “Spartak Ngjela: Rama-Berisha-Basha, u bënë bashkë por i nxorri bllof Meta”

  1. guri says:

    Avokat mos e prish biografine.Deri dje shaje Like floririn me Saleh Rom Berishen,tani e ktheve.Po zaten ti shpesh ke kthyer dhe nuk ka gje qe kthen prap.

    1. amy says:

      Ngjela po del bloff me veten e tij tani, 3 votat e PD-se jane te Saliut qe me nje gure te vriste dy zogj, pra te bej sherr ne PD se tashme dihet qi ai nuk e do me bashen, por nuk ka cfare te bej,
      Sa per Meten tani ai me i korruptuari sipas Ngjeles deri para zgjedhjeve na del tani qe nuk eshte ashtu por tani eshte Rama, po sipas Ngjeles, Mos ndoshta nuk arriti nje vend si minister Ngjela, dhe e merr Meta ndonje keshilltar logjor, apo e ben avokat populli ? dicka luan, por Ngjela tregoi qe eshte shume pa bosht, dhe pa llogjike ne ato hamendesimet e tij,

    2. €piriiiiii says:

      Avokatoooo po bëhesh i PaBesushëm. 1her thua Meta&Berisha janë bashkë kundër Vetingut, tani na nxore Rama&Berisha janë bashkë, nesër mbase ndërron mendje dhe thua Rama&Meta janë bashkë kundër vetingut. Avokato Fol mbi Informacione të Sakta, boll Hipotizove ndaje mëndjen se e bëre Vetingun lojë KukaFshehti

    3. shvejku says:

      O avo9kado!
      Je bere koqe kandari o derezi me boje,se nuk te beson njeri,se je pa taban!
      Deri me sot ke llapur plot,por asnje fjale nuk ke thene si jurist i vjeter se si duhet reformuar drejtesia!
      Te ishe kaq i zoti ti,pse nuk te kane futur ne asnje komision te reformes?
      E dine se ti je nje llafazan i prape qe lufton per poste e jo per shtetin shqiptar!
      Dengla bithe,avokado,por ti nuk je per jurist,por per pordhe me rigon!
      Te ishe i zoti zotrote,do ishe martuar!
      Ha ha ha ha haaaaaa,as grate e as shteti nuk ia varin trasten ketij koqes!

  2. Vesi says:

    Avokat, nuk te kuptova. Ku eshte fakti ketu?

  3. pedro i ri says:

    Mos e humb arsyen z NGJELA

  4. Varthi says:

    Si e ka hallin Ngjela, që po sulmon Edi Ramën, duke e futur në një kategori me Berishën dhe Bashën? Priste ndonjë post? Apo Rama gjatë verës ka degraduar e është korruptuar?

    1. Fshatari says:

      Haha mos vdeksh kurre more avokat qe na mban me humor

  5. saliu says:

    o avokatuc deri dje kur flisje nuk e permendje Ramen, tani qe nuk te dha ministri kalove te Meta.
    Hajde filozof hajde.

  6. xhemal says:

    taku ,na i shpife me uashigtonin ,e perserite aq here sa po i humbet vlera,miqt duhen e respektohen deri ne kufijt e arsyes ,pastaj tej keti kufiri kethehet ne servilizem e humbet dinjiteti edhe si popull por per fatin e mire shqipetaret dine ta mbajne mikun deri kur ai nuk prek lirine, paqen dinjitetin,prosperitetin e vlerat me te mira, amerika nuk i ka shkelur asgje shqiperise por jane shqipetaret si puna jote qe nxisin neverine per mikun duke i dhene merita qe si takojne apo duke i hiperpolizuar .ne shpresen me te madhe e shikojme tek forca jone e mendje ,dhe punes ,shqipetaret zgjodhen ate qe ata arsyetojne se do u permiresojn jeten,po te ndodh ndyshe demokracia ka 100 istrumenta per te ndryshuar udheheqjen ,nihilizmi eshte baras me disfaten .shumica e njerezeve jane optimist se kjo eshte motoja e jetes

  7. CUBELI says:

    Avokaaaaat!!!!?????…..deri dje me te korruptuarin,me mafiozin na beje Meten, tani s’e ze me ne goje,kjo tregon se dhe ti ke 100 flamure,dhe nuk besohesh me.

  8. Briklona says:

    Avokat!
    Cilin te besojme, Spartakun dje, apo Spartakun sot?
    Pse kjo kthese kaq e madhe?
    Je i pabesueshem avokat Ngjela !

  9. LORA says:

    Taku,kur doli zbuluar Rama,,,menjehere sa e shpalli kabinetin e ri ?!?!
    Per mua,paske vendosur te komunikosh ketej e tutje me handikapate.Po ia kalon edhe 2K-se ,ne betejen tende laperdhare.
    Hajde,me shendet kursin e ri,o Tak-anglosaksoni .

  10. Bushi says:

    Patjeter,qe, EDI RAMA, duhet te largohet,se nuk vuri minister drejtesie SPARTAK NGJELEN.Hajde avukat hajde.Deri dje na e benje qejfin me ato shkrime te drejta,por sot shkrimet e tua jane kthyer ne zhgarravinna te shkruara me kembet e pules.Jazek te qoft,qe kthen kurrizin nga fryn era.Nuk kame per t’i lexuar asnjehere shkrimete tua.

  11. shvejk says:

    Mos doje te thoje Monika o Taku, se Meta eshte president, pra eshte mbi palet medemek.

  12. Shefi says:

    Avukat Taku vuan nga nje semundje e pasherueshme: narcizmi. I duket vetja se fjalite tij boshe jane porosi nga bibla. Nuk arrin te kuptoje dhe idiotesine e LSI qe perpiqet te faktorizohet si opozitare ndaj asaj partie me te cilen bashkeqeverisi, nga e cila u be kryeminister dhe president.
    Ata (Lidhja e skrapallinjve te inatosur) jo vetem duhet te merrnin pjese ne votim-seance plenare, por duhej te jepnin gjithe votat kryetarit te parlamentit. E c’bene ata-zgjodhen te bredhin rrugeve te Tiranes ne vend te parlamentit-deputete koti, deputete me se koti. O zot, cna shohin syte, parafabrikate opozite.

  13. Franc says:

    Mos ja vini re Ngjeles pasi ka kohe qe ka rreshqitur !

  14. labi says:

    Ti zoteri qe te kam kohe qe te ndjek , na trego vjedhjet e Rames qe te besojme, ose mos fol perralla me mbret, o fol e mba o dh… e ha

  15. capi dhia says:

    Ore Taku, po pse kaq budalla eshte Edi Rama?
    Vetem Ti, dhe Ti si ne rinine tende, trazuar rrugeve te Bllokut, ke te drejte?, ose, mban skeptrin e drejtesise !!! .
    Lexo cfare ke shkruar dje, pardje, pastaj fillo e shkruaj gjera te reja, pasi, nga shkrimi ne shkrim Ti bie ne kundershti me veten tende.
    Po behesh qesharak, per tu patur zili.
    Pastaj, Edi Rama eshte politikan prej 27 vitesh dhe ka investuar, dhe, nga investimi ka fituar garanci, besi , dhunti te qarta, krijuese, politike etj.,
    Nuk mbeti Edi qe ta keshillosh Ti, qe e shikon realitetin nga frengjite e kulles te fildishte te vetmise tende kongenitale. EdiRama ka ne krah dhe ne vizionet e veta: NATO, SHBA, BE , prandaj, edhe i fitoi dhe do ti rrirrifitoje zgjedhjet.
    Populli nuk eshte koqe sic Ti e cmon, indirekt, kur ben muhabet me kamarieret e restoranteve.
    Mos qaj hallin e socialisteve.
    Qaj hallin e Nenes PD.
    Mblidh bre mendjen, se do te perfundosh Lolo Rrugesh.
    Me vjen keq, sinqerisht, per kete te fundit, por, ky mesazh studentor teresisht i paster eshte edhe ndihma ime e vetme.
    Hera e fundit.

  16. Genci1 says:

    Avokat si gjithmone ia ke futur kot me hamendesimet e tua… lire Ameriken te qete se po permbytet e tera dhe po merret me Harvin dhe Irmen, nuk ka nee te merret me Ramen dhe Bashen… Nderro taktike Taku se kjo qe ke tani nuk vlen :))))

  17. Ivan i madh says:

    Avokat me kete vetingun na cate vishet se amerika, Europa me e ku di Unë do bejne namin. Nje fjale po te them zoti avokat dhe mbaje ment mire ti dhe qytetaret e tjere te Shqiperise. VETINGU DO BEJE NJE M.. agje tjeter se ujin kjo bande politikanesh pa dallim ngjyre e bindjesh me Berishen, Liken, Bashën dhe Ramen ne krye e ka zene që tek burimi. Prandaj bejani qefin vetes dhe jetojne me endrat e pa realizuar te vetingut ndeshkues. Te fala i bej Luse dhe Amerikes me që i ke afer.

  18. Labi says:

    Avokat,je I inatosur me z.rama se s’te beri minister dhe ka bere shume mire ok.ik tani e boll se je bere qesharak.

  19. vera e nxehte says:

    PO ky kundra te gjitheve?! Keta jane te gjithe te çmendur; duhen çuar prape ne Spaç mbase u vjen mendja qe te pakten te vdesin si njerez dhe jo si kafshe.

  20. Alban.ny says:

    Mero, ndihmoje Takun, pash Zotin.Si? Duke mos ja botuar keto brockulla.
    Nuk e shikon qe per nje cope karrige qe Rama nuk ja dha, ka humbur llogjiken? Dergoje ca dite me pushime, te lutem.

  21. Kombi says:

    MOS SHKRUANI BROCKULLA PER AVOKATIN NGJELA . AI VAZHDIMISHT KA THENE, QE BERISHA DHE META KANE DALE HAPUR FARE QE NUK E DUAN REFORMEN ,MBETET PER TE PARE QDBDRIMI I RAMES . REFOFMA NUK KA PERFUNDUAR , SI MUND TA DINTE NGJELA , MARRVESHJEN RAMA – BASHA ME DYER TE MBYLLURA ???????? POLITIKA E TYRE ESHTE DUKE U NDJEKUR HAP PAS HAPI , SE CFARE PO LUHET NE MBRAPASKENE . NUK I ZIHET SHUME BESE KETYRE POLITIKANVE TONE , SEPSE ASNJERI NUK ESHTE ME DUAR TE PASTRA . NQS ARRIN TE PERFUNDOJE KJO REFOFME , ESHTE MERITE E AMERIKES DHE E EUROPES . SA PER ATA TE MENDEROSUR , 100 VJET SHQIPERIA RRUMPALLE MBETET .
    MJAFTON ATA TE MOS PREKEN .
    UROJ TI VIJ FUNDI MASKARENJVE !!!!

  22. Uon says:

    Deri me sot mendoja ky trapi eshte sharlatan,i pelqen vetja dhe pertej normales karierist,por sot ndryshova komplet mendim
    Ai qe shpik pa pushim komplote,eshte skizofren dhe ky duhet marre mjekim

  23. Pronari says:

    Cdo gje qe shkruan avokati eshte mese e vertete. Te gjithe emrat qe permend jane me vila prona e para qe jane te vjedhura dhe pa djerse. Nga komentet qe behen te gjithe duhet te hiqet nga mendja se eshte i majte apo i djathte por duhet te vijne ne nje mendje se si do ti tregojne vendin hajduteve. Dhe ky fenomen mbase nuk zhduket por te pakten te minimizohet dhe cdo kush duhet te mesohet me forcen e ligjit. Te gjthe e dine se Saliu zbriti nga malet me valixhe druri dhe sot eshte me I pasur se Berluskoni. Dhe avokati na qenka i cmendur sepse Ai po tregon dicka te vertete. Kupa eshte mbushur e po derdhet. Zgjohu milet.

  24. alma says:

    KE TE DREJTE NE KETE PIKE Z,NGJELA TE TRE SALIU,EDI,,,META,,KANE VJEDHUR SHQIPERINE DHE KANE VJEDHUR ZGHJEDHJET PER TE VJEDHUR POPULLIN..SALIU BERI DEME TE MEDHA NE SHKATARRIMIN E TERITORIT SHQIPTAR DHE ESHTE I MALLKUAR NE SHTATE BREZA +VJEDHJET QE BENTE ME BODEN,RULIN,,ETJ,,,KY PERSON MUND TA QUASH, SE POLITIKAN AS QE BEHET FJALE ESHTE NJE PERSON I DESHTUAR NE TE GJITHA ASPEKTET,,,,RAMA PUNOI MIRE VITIN E PARE KUR HYRI NE BASHKI,,,,ME PAS MERRTE 20% PER C’DO PALLAT DHE SHKATARROI TIRANEN ,,EDHE KY ESHTE I MALLKUAR NGA POPULLSIA E TIRANES NE SHTATE BREZA,,DHE DEL E THOTE SE KA 3000 DOLLARE NE BANKE,,A KA ME TALLJE ME POPULLIN SHQIPTAR,,META DIHET SE C’FARE PERFAQSON,,,,BASHA NJE NJERI I PESHTIRE,,DELFIN I BERISHES,,,DIBRAN PA DIN E PA IMON,,,,VODHI NE RRUGEN E KUKESIT DUKE VJEDH PARATE E POPULLIT ,,EDHE KY I MALLKUAR NE SHTATE BREZA,,,,ME KETA HORRA DO BEHET SHQIPERIA ,,KURREN E KURRES EDHE 1000 VJET TE TJERE,,EUROPA QESH ME NE ,,SIC THOTE KONICA,,CA NA SHAJNE ,,,CA NA TALLIN ,,DISAVE U VJEN KEQ,,,

  25. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Avokat,m’duket se te ka rra pasqyra Hormonale ? ?
    shif dhe gjej ndonje djalosh qi ti japesh kexione gojore . ?
    Parashikimet e tua jane shume te parakoheshme.

  26. Nordi says:

    Z. Ngjela ky është bast i rëndë…
    Ministrat e Ramës ia kanë kaluar atyre të Berishës për vjedhje. Kështu që tani je vetëm…

  27. Specialisti says:

    Capi dhe Dhia…faleminderit..se kishit shkruar edhe per mua….

  28. timo says:

    Take, Ramës i ka hyrë frika në palcë nga ty. Prite kur të të propozojë minister të drejtësisë.

  29. laoura says:

    pERSHENDETJE! TRE CESHTJE DESHIROJE QE TI PREK DHE QE JANE:I)Votimi i Rucit ne parlament u be si gabim i tre deputeteve te P.D.-se qe jane analfabet ne votim dhe nuk dine te votojne;dY DEPUTET JANE NGA JUGELINDJA DHE NJERA NGA tIRANA; MESONI DEPUTET E RINJE SE SI DUHET TE VOTOJNE;Asnjeri nuk e ka ngritur kete versine qe dhane voten per Rucin;
    2 vetingu nuk do te realizohet sepse jane te komprometuar kryetaret e partive me veprime korrupsioni dhe do te mbrojne vehten e tyre pastaj edhe suitat e tyre, sepse do te vazhdoje korrupsioni i cili ushqehet e prefeksionohet cdo dite.
    “)Rama ka gjeture thesaret e ALI babes me 4O hajdutet e pluse te tjere dhe po terheq dhe e mpreh ne karrocen e tij Bashen e Berishen. do te gjej rruget e tjera edhe per L.S.I; dhe do te drejtoj si mbret i xhungles shqiptare.hajde politik hajde e hapu Sazan me ERDOGANIN NE sHQIPERI;
    “Lume kushe te rroje qe ta shohi zonje”REFRENI PERSERITET; FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN;

  30. xhelal says:

    AVUKAT hiqesh sikur i di te gjitha ne fakte nuk di azgje po deshe meso 1 rama fitoj zhedhjet 2 pd nuk desh te vij ne pushtet me asnje cmim 3 bile sdeshi te jet as ne parlament 4 nese je burr pupliko arsijet pse ndodhen kto 1 qarqe te huja kan ber gati gershert qe do qethin shqiptaret sme vjen keq per ata qe kan shume shum lesh bile i kane te pa lixheshme po ata do qethin edhe tullaqet 2 shpehia rames dale se nuk keni par gje akoma eshte pikrish kjo qe thash me lart 3 kjo qe them do behet se sben se kur nuk idihet 4 basha esht palaqo se i di kto e nuk i thot kto jan arsyjet qe nuk do te vij ne pushtet

  31. Treviso says:

    Si na u korruptua edhe zoti Rama kaq shpejt? Sipas zotit Ngjela Rama u korruptua gjate ketyre dy muajve.!!!

  32. BB says:

    Kesaj I thone dridhe like.
    Keshtu po peshtirosesh akoma me shume.
    Kaq i inatosur qenke qe s’te dhane ndonje karamele?
    Apo po perpiqesh te peshkosh ndonje idiot ne kete batakun e medias.

  33. Roberto says:

    Taku me sa duket paske ngelur pa punedheni sygjeron Rames te gjeje nje avokat te mire tamam si puna jote?? E hodhe me stil fjalen Taku?

  34. Jimi says:

    Taku, Taku b.th bardhaku!

  35. ceni says:

    qe ke rrjrdhur mire ,por paske pj…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje