Kryemadhi sulmon dhe presidentin Meta: Firmosi dekretet pa u tharë boja e Anastasit…

12 Shtator 2017, 20:17Politika TEMA

Ajo ka premtuar të bëjë opozitën që i ka munguar vendit dhe e ka nisur me kritikat për programin qeverisës. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur ashpër ndaj qeverisë dhe programit që sipas saj nuk ka asgjë konkrete, duke nisur nga ekonomia.

Por kritikave të Kryemadhit nuk i ka shpëtuar as Presidenti i Republikës Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo bëri një tablo të zymtë të situatës në vend, duke e quajtur katastrofike. Ajo tha se për situatën në vend mban përgjegjësi secili, përfshirë edhe Presidenti i Republikës.

“Ky është shteti që duam? Kjo është Shqipëria që duam? Prandaj të nderuar kolegë! Unë dua të shtroj një pyetje të thjeshtë: Kush mban përgjegjësi për këtë situatë katastrofike të rendit, të ekonomisë, të shoqërisë, si dhe për këtë imazh të dërrmuar dhe të shëmtuar ku gjendet Shqipëria sot?

Jam e bindur secili prej nesh, edhe Presidenti i Republikës që firmosi dekretet pa u tharë boja e firmës së Anastasit në proces verbal e zgjedhjes së kryetarit, por qeveria shumë më shumë!”, u shpreh Kryemadhi.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama çoi për dekretim tek Presidenti qeverinë e re të shtunën menjëherë pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Mëngjesin e së dielës, Presidenti e dekretoi propozimin e kryeministrit.

 

8 komente në “Kryemadhi sulmon dhe presidentin Meta: Firmosi dekretet pa u tharë boja e Anastasit…”

  1. Meta ik says:

    Po pse , i besojne shqiptaret kesaj hardalle hahahah.

  2. Lexuesi i TemmA says:

    Kinezerira…!!

  3. Taku says:

    Cfare komedie e peshtire.
    Mos ja jep ma po nuk i zbatoj urdherat.

  4. Jimi says:

    Mos Mona, mos se na fike! Pse edhe kjo t’na gjej?

  5. Bardhi Tolabi says:

    E mo,e kritikon diten dhe e perkedhel naten…
    Lojra per kalamaj,por jo per popullin,i cili do i tregoje vendin kesaj partie familjar ne zgjedhjet e ardheshme,e cila si partia e Kim Jong Un,e ka te trashegueshme kryetarllekun…Kush te desheroje nje parti te tille,le ti besoje Monkes te Like floririt…

  6. Mihal says:

    Kritik e Monikes been me dijenin edhe propozimin e Ilirit.Kete e ben qe ti japij rendesi asaj qe thot me demek e ka serjozisht.Ti ruaj veglat qeveris.Ta ndihmoi dhe Vasili

  7. mona koka says:

    c’ dreqin bejne 180 vajza ne kryeministri ppyeti mona. une po pyes monen cfare dreqin I duhen mones e ilirit 9 nevojtore na shtepine me 28 dhoma ne gjiun e lazlit. po 28 dhoma cfare dreqin u duhen mones e ilirit apo luajne kukfshehas lakuriq. pika moj mona pordha e pika ne qe ti ndodhesh me ilir hajdutin parlament e prresidence. ju te lsi-se si nuk thate nje fjale per korupsionin, si nuk e zute nje here ne goje korupsionin. sigurisht nuk I pelqen as ilirit as berishes as lulit lufta kunder korupsionit. mullari, strumbullari e dushku e bari I korupsionit ne shqiperi eshte lsi-ja. te na rruash moj mona per te miren e beqarve.

  8. al paci says:

    Tall menderen me shqiptaret dhe monika. Kesaje i thone komedi bajate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje