Luciano Moggi flet për situatën e Alban Hoxhës. Zyrtari i klubit të Partizanit ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb” ku ka treguar se kapiteni i të kuqve duhet të kërkojë falje para skuadrës nëse do që të rikthehet si titullar në ekip.
Portieri i Partizanit u penalizua nga klubi për shkak të thyerjes së disiplinës pasi shkoi me vonesë në grumbullimin e ekipit.
Moggi gjithashtu ka folur edhe për Juventusin dhe paraqitjen e bardhezinjve në Champions League kundër Barcelonës.
“Champions League ka një specifikë të ndryshme nga kampionati. Dybala dhe Higuain, në Serinë A janë fantastikë, ndërsa në Champions ‘fiken’.
Por, kur Juventus humbet një ndeshje, të gjithë kërkojnë të mësojnë arsyet, sikur të ishte një ekip i pamposhtshëm. Në fakt, nuk është i tillë”, u shpreh ish-Drejtori Sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, i cili aktualisht është pjesë e rëndësishme e klubit të Partizanit, si këshilltar i presidentit Gaz Demi.
Për sa i përket Partizanit, Moggi pranon se edhe nëse nuk fiton kampionatin, të kuqtë i kanë mundësitë të rreshtohen edhe në vendin e dytë në Superligë.
“Te Partizani jam në rolin e këshilltarit të presidentit. Jam këshilltari i tij edhe për aktivitetet përtej futbollit. Te Partizani janë dy drejtorët përkatës. Ekipi më duket i aftë për të fituar titull, por edhe nëse nuk e arrin një gjë të tillë mund të renditet i dyti në Superligë, edhe pse…ka një problem.
Alban Hoxha, kapiteni i skuadrës u pezullua për shkak se nuk erdhi në kohë në grumbullimin e skuadrës. Portieri rezervë nuk është kaq i paprekshëm. Gjithsesi, Hoxha mund të kthehet titullar nëse kërkon falje para skuadrës. Duhet të japë një shembull të mirë”, u shpreh Moggi për “Tuttomercatoweb”.
O Luciano, ti e Ke mire re , po ne shqipot jena i çik fodulla, bojme sikur kena fitu çempions ligun
hej ,
ju partizonsat .
s’e mos s’ja palloni bjonden Mogjit,
sepse keni me e ofendu taljonen ,e cila per at’pun ka ardhe ne ShQipni.
Tregphuni partizon te sjellshem e pidhar te eger,nqs po deshroni me dal Champion
hej ,
ju partizonsat .
s’e mos s’ja palloni bjonden Mogjit,
sepse keni me e ofendu taljonen ,e cila per at’pun ka ardhe ne ShQipni.
Tregohuni partizon te sjellshem e pidhar te eger,nqs po deshroni me dal Champion