Aksident tragjik në Kamëz, humb jetën një i mitur, plagosen 2 të tjerë

17 Shtator 2017, 16:41Kronika TEMA

Një aksidenti me pasojë vdekjen e një të mituri si dhe plagosjes e 2 të tjerëve ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz.

Aksidenti ndodhi pasi  një makinë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka goditur tre te miturit.

Të mituri u dërguan me urgjencë në spital por, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën rrugës.

Njoftimi i policisë

Tiranë.

Informacion paraprak.

Më datë 17.09.2017, rreth orës 15:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një mjet të përplasur me një shtyllë në Kamëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën “Donald Tramp”, në Kamëz drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”).

Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

1 komente në “Aksident tragjik në Kamëz, humb jetën një i mitur, plagosen 2 të tjerë”

  1. joel shkodra says:

    Ne lajm thuhet se makina ka dale jashte kontrollit e me pas goditi tre te miturit. Me poshte, ne njoftimin e policise, thuhet se te miturit e aksidentuar ishin brenda ne makine. Gazetari qe boton lajmin a e lexon nga fillimi deri ne fund, apo deri ne gjysem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje