luliano gradon Bathën kapiten dhe flet mbi situatën në klub

17 Shtator 2017, 14:56Sport TEMA

Trajneri italian i Partizanit, Mark Iuliano, doli para pak minutash në një konferencë shtypi, ku foli për ndeshjen me Kukësin dhe njëkohësisht sqaroi disa çështje, që kanë të bëjnë me formacionin e të kuqve në ndeshjen e radhës, por edhe shiritin e kapitenit.

Së pari, trajneri Iuliano theksoi se kapiten do të jetë Batha: “Klubi ka një rregullore të brendshme, që duhet respektuar. Kapiten i ekipit do të jetë Batha”, – tha trajneri i të kuqve, duke lënë të kuptohet se Batha e nis ndeshjen me Kukësin si titullar.

Për rëndësinë e ndeshjes me Kukësin dhe formacionin ai vazhdoi: “Do të jetë e vështirë kjo ndeshje dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën. Së pari duhet të stabilizojmë mbrojtjen, për të vazhduar më pas edhe me sulmin. Jam në dilemë për sulmin, për të aktivizuar nga minuta e parë Çanin apo Sukajn, do të shohim. Adorjan ka pasur një problem ditët e fundit, por do të jetë në fushë në ndeshjen e nesërme”.

Të kuqtë nuk kanë të gatshëm nesër mbrojtësin Fejzullahu dhe në vend të tij pritet të luajë Ibrahimi, ndërkohë që pritet të kthehet edhe Krasniqi si titullar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje