Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë personat që mbështetën iniciativën mbi nisjen e procesit të vettingut për Policinë e Shtetit.
Xhafaj shkruan se skuadra e tij po nis një punë mjaft frytdhënëse në zbatim të ligjit.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Po nisim një punë frytdhënëse në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve. #ministriaebrendshme” shkruan Xhafaj në Twitter.