Metorologët paralajmërojnë "surpriza": Njihuni me "kapriçot" e stinës dhe mësoni se kur duhet ta mbani çadrën me vete

20 Shtator 2017, 10:05Sociale TEMA

Ditëve të nxehta duket si i ka ardhur fundi.

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta kanë parashikuar metorologët  deri ditën e premte.

Duhet që çadrat të mos i largojmë nga vetja e të jemi të kujdesshëm që mos ti “dhurojmë” në kafene apo ti harrojmë në shtëpi kur dalim.

“Meteoalb” ka parashikur se sot dhe nesër do të ketë  reshje të shumta që gjatë natës do të jenë edhe më të dendura.

Por prisni surprizën…

Përvec reshjeve të shumta për dy ditët ne vazhdim do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Kjo situatë do të vazhdojë deri të premten.

Por nëqoftëse keni bërë plane për fundjavën, keni bërë mirë sepse do të kemi kthjellime dhe rritje temperaturash. Në fund të fundit, nuk kemi pse ankohemi, tani edhe shiu ka kohën dhe ditët e tij.

2 komente në “Metorologët paralajmërojnë “surpriza”: Njihuni me “kapriçot” e stinës dhe mësoni se kur duhet ta mbani çadrën me vete”

  1. Adrian says:

    Nje dy tri,hyra ne shtepi,kater pese gjashte,pas pake dola jashte.shtate tete nente,sec mu moren ment.bera nja dy hapa dhe u ktheva mbrapa.

  2. Adrian says:

    Po a ta shkrova o ta shkrofte hoxha….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje