"Lamtumirë" ditë me diell, bëhuni gati për reshje shiu. Ja surprizat e motit për ditët në vijim

19 Shtator 2017, 16:53Sociale TEMA

Gjatë ditëve të fundit, moti ka qenë kryesisht i kthjellët dhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta, ndonëse jemi në prag vjeshte.

Edhe gjatë ditës së sotme, pjesa më e madhe e vendit ka patur mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës, kur vranësirat u tërhoqën drejt zonave malore, duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.

Siç raporton “Meteoalb”, pasditja i zhvendos vranësirat edhe nga zonat malore, duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pranë mesnatës, kur pritet fuqizim i vranësirave. Nisur nga kjo, pritet shira, fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie me 2–3°C në të dy vlerat ekstreme ditore, duke bërë që maksimumi të ngjitet deri 29°C.

Por duke filluar nga e mërkura, pritet të rikthehen reshjet e shiut, të cilat do të vijojnë edhe ditën e enjte dhe të premten.

Ndërsa në fundjavë pritet të kthehen ditët me diell, ndërsa temperaturat nuk parashikohet të shënojnë luhatje të ndjeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje