Kanë filluar lëvizjet e para tek drejtuesit e agjencive dhe drejtorive qeveritare.
Burime të sigurta pranë Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë me dije se drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashmamir Xhika i ka paraqitur ministrit Gjiknuri dorëheqjen nga pozicioni drjetues, dorhëqje kjo që është pranuar. Largimi është konfirmuar për Top Channel nga vetë zoti Xhika.
Edhe largimi tjetër i përket po kësaj ministrie, me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe urdhër të kryeministrit është liruar nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu.
Ky i fundit në një intervistë telefonike ka deklaruar se nuk është informuar ende zyrtarisht për këtë. Ende nuk janë caktuar drejtuesit e rinj, ndërkohë që puna vazhdon me komandim të brendshëm.
Të dyja këto drejtori janë nga më të rëndësishmet në fushën e transporteve, e para është përgjegjëse për të gjitha asket rrugore kombëtare dhe investimet e reja që bëhen në to; ndërsa e dyta ka nën përgjegjësinë e saj pjesën e patentave, targave dhe taksën e qarkullimit të mjeteve.
Dy drejtuesit e larguar kanë qenë më parë propozime të Lëvizjes Socialiste për Inetgrim.
Ky KRYEHAJDUTI Drejtori i Transportit qi asht ,vllai i Deputett te Lesheise Pap Spahiut duhet dergue para drejtsis se ka vjedh e i ka zhvat shtetin dhe njerzit.Jo vetem ti shkarrkoni por te kontrrollohen dhe te dergohen ne burg.
Ata qi e zhvaten shtetin duhet te japin llogari.
Po drejtoresha e ISKSH-se Dr. Luzhiana Abazi kur e ka radhen per te ikur? U bene kaq kohe qe interneti i poliklinikave per te marre mjekimin invalidet nuk punon per te nxjerre kodin……..
Cfare kujtoni se i vrate Barkun ketyre zuzareve.Ata kane vjedhur aq shume sa mund te rrine fare pa pune derisa te kapin ndonje aktivitet tjeter fitimprures ,gjithmone ne Kuadrin e LSI se Like Floririt dhe te Baxhelles.
Shyqyr qe e hoqen kete Spahiun se vetem ai e di se sa ka vjedhur. Eshte e vertete qe duhet te behet llogaria e pasurise se tij. Dhe jo vetem kaq; ne pas sekuestro mbi gjithcka dhe me pas burg.