Letër për komshiun: Ose unë, ose Pitbulli juaj në këtë lagje!

18 Shtator 2017, 11:44Sociale TEMA

Ka arritur një pikë ku nuk po duroj më.

Kur erdhët në fillim ishit të urtë, të sjellshëm.

Më pas ju pashë nga dritarja që sollët një Pitbull të madh të zi. Që aty e kuptova se do fillonin problemet.

Kam tre vjet që merrem me ato lule rreth gardhit të shtëpisë time, dhe Pitbulli m’i shkatërroi.

Ka hapur dhe një ‘portë’ ku hyn dhe del sipas qejfit.

Më ka gërvishtur makinën, më vodhi shishen e birrës dhe më e tmerrshmja nuk më le të fle natën gjumë dhe nuk e kuptoj se si flini ju.

Kur trokita në shtëpinë tuaj u sollët mirë  dhe më thatë që do e menaxhoni situatën, por nuk bëtë asgjë, madje si për çudi ose më duket mua se qeni ka filluar të çmendet më shumë se më parë.

Njëherë më është hedhur sipër e më shtriu në tokë.

Mendova se jeta ime aq ishte…

Shkova tek mjeku dhe mora një ilaç gjumi, por nuk po ia dal dot sepse duhet të ngrihem herët të shkoj në punë.

Gruaja më bërtet mua dhe më thotë të vras qenin po unë nuk dua ta bëj një gjë të tillë.

Kam telefonuar policinë por ata thonë se nuk ja mbyllin dot gojën qenin.

Nuk po përmend festat dhe shishet e birrës që fluturojnë në oborrin tim ose muzika e lartë që në pikë të mëngjesit.

Nuk e kuptoj se ku e merrni atë energji, saqë edhe qeni tërbohet nga gëzimi.

Uroj që pas kësaj letre të bëni vërtet diçka, nëse jo jua them me bindje të plotë: ose unë ose Pitbulli juaj në lagje.

Luftën e shpall të hapur dhe e urrej atë lloj krijese të frikshme. (Tiranapost.al E.B)

30 komente në “Letër për komshiun: Ose unë, ose Pitbulli juaj në këtë lagje!”

  1. Albi_I says:

    Mbajtja e qenve “shtepiake” po kthehet ne nje problem tjeter ne qytet, pertej qenve te rruges. Njerez qe nuk kane asnje lloj ideje se si te mbajne qente e tyre, shkojne e marrin qen agresiv qe kthehen ne kercenim per fqinjte dhe lagjet e tyre.

    1. fredi says:

      Hiprokizia e ketij populli injorant e i pa fytyre.edhe qente kemi mangut ne ne kete fukarallek e pisllek.njerzit duan /gjoja/ me shume qente se njerzit me sazan qenin ne krye te ojq.qen u befshi o zot

      1. The Punisher says:

        Shume qenka nevrikosur ky autori i kesaj letre. Une mendoj se duhet te “relaksohet” duke hyre ne facebook-un e timonierit. Ka pamje marramendese nga Fieri, Zgerdheshi dhe Kurveleshi. C´pune ka timonieri do thoni ju…Te pakten te mos na caje trapin me foto te policise, bravo cunat apo bravo gocat. Police tuafe qe nuk dine as rregullat qe duhen zbatuar ne zona te banuara. Nuk i mbyllim dot gojen qenit thone debilet. VK.

        1. babo says:

          O dallkauk, moron. Nuk eshte rast shqiptar, clidhje ka timonieri.

          1. the punisher says:

            Dallkauku moron i sat’eme. Nqs nuk eshte rast shqiptar atehere dallkauk eshte edhe Meroja. Gjithsesi me gjej ata police qe te kthejne pergjigje te tille pervec se ne Shqiperi.

            1. Une says:

              Si gjithmon tyc Vicidoli Ke qen he she doesn’t te mbetesh, ose me sakte nje Pordhe e Sales…

    2. neda says:

      Ky nuk eshte vetem shqetesimi juaj, por i shume e shume qytetareve te tjere. Ky problem nuk duhet zgjidhur fshace ose me vetgjyqesi, ne kemi nje shtet qe duhet te jete ne mbrojtje te qetesise dhe jetes se qytetareve. Qytetet nuk jane vend ku mund te banojne njerzit dhe kafshte bashke,banesat jane ne bashkepronesi qe nuk mund ti perdoresh si te duash apo te aplikosh kulturen e zonez apo fshatit nga vjen,ku dhe pagesa e ashensorit te duket cudi, qent mund te lejohen psh ne fshatra tek ata persona qe posedojne shtepi private dhe sigurojne qetesine e banoreve te tjere dhe keta ne se shkelen kontraten duhet te pergjigjen me gjoba drastike e deri te largimi tyre nga keto vendbanime. Ka shume njerz ne bote qe duan te bashkejetojne me kafshet por bota e ka zgjidhur duke i detyruar te banojne shume larg qendrave te banuara,te vetmuar. Por ka dhe probleme te tjera si psh fshataret kane ardhur kane blere apartamente ne qytetet ne katet e fundit dhe taracen e kane kthyer ne pulari,ku zgjimin e banoreve e bene kaposhi ne tarrac, eshte e turpshme por eshte reale. Per te gjitha keto shteti duhet te nxjerr rregulla e duke patur rregulla e ligje ne kete fushe edhe punonjesi policise nuk mund te shprehet si ne rastin e cituar me larte qe nuk kam si” tia mbyll gojen qenit” Banoret e pallateve duhet te kene nje status ligjor mbi te cilen duhet te mbshteten, ne bashkepronesi mund te jetojne vetem ato familje qe respektojne kushtet e bashkepronesise, ndryshe ligji duhet te parashikoje deri debimin e tyre nga ndertesat ne bashkepronesi.Qyteti u takon qytetareve, eshte koha e imponimit me ligj te kultures qytetare,ne kushtet e dyndjes fshatare drejt qyteteve

  2. Besa bese. says:

    I dashur por edhe i indinjuar!
    Qenet,qe ta dish,kane me shume te drejta se sa mund te imagjinosh Ti dhe une.
    Po, ligji thote se qenet jane te lire te lehin ku te duan e si te duan.
    Ligji thote: qe po ngacmove nje kafshe shtepiake,denohesh me burg!
    Po vrave nje kafshe shtepiake denohesh me burg!
    Tani……
    Po te rrahesh komshiun e po ti fusesh edhe nje plumb…ke me shume mundesi te mos shikosh deren e burgut ne kete jete.keshtu qe mendoje nje here kete te dyten.

  3. Fshatari says:

    Une e kam gjetur.I kam futur nje te q…re gjitones dhe tani i duroj lehjet e qenit.Mere me sportivitet mor plak

  4. Nje shqiptar says:

    Mbajtja e qeneve ne qytete ose duhet te ndalohen ose duhet te taksohet madje shume rende. Ne pallat mund te lejohet vetem me pelqimin e te gjithe banoreve dhe jo vetem te shumices. Qeni ne pallat te mbahet vetem brenda apartamentit ku banon pronari. Qenet po ndyjne dhe po perhapin shume semundje ne qytete, veçanerisht ne Tirane.

  5. Fiqo says:

    Ke plotesisht te drejte Zoteri….mbajtja e nje qeni, sidomos ne pallate, eshte cmenduri dhe zakonisht, qente i mbajne, ose injorantet, te semuret mendore dhe ato femra/ gra qe hiqen si moderne dhe flene me ta ne darke, ose nuk di se c’fare te them tjeter…….!!!!!!!!

    1. Andi says:

      Po o plehre po…ashtu eshte

      1. al breed says:

        @Andi po o loqe po …ashtu eshte

      2. PO,PO says:

        Andi , pse pergjigjesh keshtu ?! Ne fund te fundit , qeni eshte qen , kafshe
        dhe duhet trajtuar si e tille . Demokracia eshte per te gjithe . Ajo , per kedo
        qofte , mbaron aty , ku fillojne te drejtat e tjetrit .

  6. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Pronari besoj do jete aq i bukur sa qeni ?
    Ne nuk dime te mbajme veten tone, vizitohemi 1 here ne jete vetem para se te vdesim. Do mbajme dhe pit bull.

    1. fredi says:

      Shikojeni sa i ngjet qeni sazan gurit e cuditeshme keshtu do behen gjith ata e ato qe mbajne qen

  7. Plaku says:

    S’kane faj qente joooo. Fajin e kane pronaret-monstra qe kane. Qente jane sic i mesojne te zotet. Ne Shqiperi fshateret e zbritur nga katundet marrin Pitbull se i kujtojne balot e Staneve me dhene ku kane jetuar. Mendojne se qente jane te “per te ruajtur shtepine e te hane njerez, e te cajne barkun arinjve”. Ndaj ne Tirane sheh shume pronar-monstra qe mbajne qene agresiv me veshe te prere te kequshqyer.

  8. Qytetari Analog says:

    Po ti paske shtepi e oborr or mik. Gjynah qe nuk mban edhe ti nje ose dy qen. Racen zgjidhe vet. Ska pse te jete patjeter Pitbull. Do ta benin jeten me te bukur. Do te ta hiqnin edhe stresin. Ndryshe kot qe ke oborr. Shko me mire jeto ne ne apartament. Hajde beju koshiu im se qeni im eshte shume miqsor dhe i edukuar. Nuk leh kurre.

  9. Zigur Qarri says:

    Drafti i ri për qentë e rrezikshëm/ 10 vite burg për pronarët që nuk respektojnë masat
    19/06/2016

    Ndërsa të gjithë ata pronarë që kanë qen të rracës pitbull, rotvajler apo 1 nga 10 rracat e qenve që përbëjnë rrezik për shoqërinë,
    do të jenë të detyruar që t’i regjistrojnë në polici si dhe t’i mbajnë me maskë dhe rrip, kur dalin në hapësira publike.

  10. Diversanti says:

    Kjo nuk është histori shqipërie. Gazot e TemA’s kush e di se nga e kane kopjuar e perkthyer

    1. alfredi says:

      Shkoni o zot sa i ngjet sazan guri ketij qeni.do vije nje dit keshtu do behen ata/o qe mbajne qen.

  11. maximus says:

    shqipot ç’do gje e kopjojne per se mbrapthi, vertet jashte mbajne qen, por kane edhe parqe dhe lulishte per nevojat personale te qenve , qe te them te drejten na e kane shpifur , nuk guxon te ecesh ne park , imagjino se ç’fare mund te behet ne tirane qe eshte betonizuar gjithçka, shume po shtohen keto kafshet keto kohet e fundit,, ne australi me nje popullsi 25 milion banore, jetojne 50milion kangure, tani kane dale me 2 rugezgjidhje ose te sterilizojne femrat, ose ti konsumojne si te gjitha kafshet e tjera, , per çudi kane zgjedhur kete te dyten,

  12. Nase says:

    Do keshilloja qytetrin e nderuar te blente nje pit bull me te forte dhe le te mirret qeni me qenin N

  13. enter"" says:

    Nga artikkulli duket qe nuk behet fjale per palate po per shtepi me bace.
    Gjithsesi, mqs situate qenka kaq kritike sugjeroj qytetarin ta beje si tek filmi Tomka dhe shoket e tij.
    Merr nje cope mishi hidhi helm dhe servirja qenit kur te vjen tek bacja.

    Sa per ata qe mbajne qener neper shtepi, duhet te jene me te kujdeseshem.

  14. deda says:

    një copë mëlçi me dy kokrra fotoksinë

  15. Bozen says:

    Fajin e ka Bashkia , si ka mundesi qe te lejohet nje qen Pitbull pa dokumenta dhe pa libreze shendetesore.

  16. fevzo allati says:

    Kam nje propozim per veliajn.
    Ne vend te qenve familjet te mbajne nga nje deputet te pd ose nje tropojan

  17. Meli says:

    … Sistemi sotem ka sjelle “Degjenerim” total … Sot parat (qe nuk ju dihet burimi) ne vend qe te shkojne tek ATA qe jane te varfer apo kane nevoje per buke shkojne per lluks dhe “QENTE” qe fundja – fundit eshte nje kafshe te krijuar nga vete ZOTI …
    ZOTI krijoi njeriun me njeriun” dhe “kafshen me kafshet” …

  18. Konti Sbalta says:

    Fatkeqesia e familjes shqiptare ne Itali qe humbi femijen e vet nga kafshimi i qenit te behet mesim per te gjith ata qe mbajne qen pamvaresisht se cfar rrace eshte, por sidomos per bashkine e cila duhet te nxjerre nji urdher te rrepte per mbajtjen e qenve nga familjare,duke percaktuar vendet ku te mbahen dhe vendet ku ndalohen qenteduke vendosur tabela , sepse shpesh shohim qene qe te futen deri ne supermarkete e vende ku shiten ushqime per njerzit bashke me pronaret e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje