Ultimatumi i Gjiknurit: Hiqni reklamat dhe bizneset buzë rrugëve brenda 15 ditësh!

18 Shtator 2017, 10:49Sociale TEMA

Çdo objekt i paligjshëm nga rruga do të hiqet.

Kështu ka deklaruar ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Ai ka bërë inspektim në mbikalimin e Shkozetit, duke folur për operacionin e pastrimit të nyjeve e akseve kombëtare.

Ministri Gjiknuri u shpreh se do të hiqen njësitë tregtare dhe tabelat e reklamave, si dhe do të zbatohet me rigorozitet përcaktimi i Kodit Rrugor.

“Keni 15 ditë kohë t’i hiqni vullnetarisht, në përfundim të afatit do të ndërhyhet në terren”, është shprehur z. Gjiknuri. Sipas tij, operacioni do të zhvillohet në disa faza, nga pastrimi i akseve tek disiplinimi i hyrje-daljeve.

1 komente në “Ultimatumi i Gjiknurit: Hiqni reklamat dhe bizneset buzë rrugëve brenda 15 ditësh!”

  1. Kombi says:

    Bravooooooooooooo!! DUHET TE ZHDJKET NJEHERE E PERGJITHMON RRUMPALLA E SALI SERBIT . SHQIPERIA DUHET TE JETE SI EUROPA .
    RROFTE QEVERIA SOCIALISTE !!!???‍♀️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje