Garanci për emigrantët e kthyer në vend, do të mbështeten nga institucionet e mikrokredive

19 Shtator 2017, 17:26Sociale TEMA

Emigrantët e kthyer në Shqipëri do të jenë  kategoria që do të mbështeten nga institucionet e mikrokredive.

Kreu i shoqatës së mikrofinancës shqiptare bëri me dije se synojnë të ofrojnë mbështetje për këtë kategori duke u dhënë mundësi investimi.

Ndërkohë që i kërkohet qeverisë mbështetje për të subvencionuar më shumë fermerë.

Emigrantët e kthyer në Shqipëri si pasojë e krizës ekonomike në vendet ku jetonin do të kenë mundësi të përfitojnë financim nëpërmjet institucioneve që ofrojnë mikrokredi. Kreu i shoqatës së mikrofinancës Bajram Muça premton mbështetje për këtë kategori ndërsa kërkon subvencione nga qeveria për financimin e fermerëve.

Po shikojmë mundësinë për të financuar edhe emigrantët që kthehen në Shqipëri për ti dhënë mundësi dhe akses atyre që të investojnë ato para që mund të kenë mbledhur, por edhe me një ndihmë financiare. Ndoshta edhe qeveria duhet të shikojë mundësinë e subvencionimit të këtyre interesave sidomos në zonat rurale,” tha Muça.

Duke u gjendur përpara zhvillimeve të tregut financiar kreu i shoqatës thotë se tashmë po shohin edhe mundësinë e shndërrimit të  institucioneve të mikrofinancës në institucione bankare.

Po shikojmë mundësinë që të ndikojmë me organet ligjvënese që të shikohet mundësia edhe një statusi tjetër të bnkave mikrofinanciare që sot janë eksperienca në botë dhe nuk është se do shpikim ndonjëgjë,” siguroi Muça.

Në 25 vite mikrofinanca shqiptare ka injektuar në ekonomi më shumë se një miliardë dollarë duke dhënë mbi 350.000 kredi. Kreditë e dhëna nga fondet e financimit janë më të thjeshta për tu dhënë pasi nuk kërkojnë kolateral por interesi që ato kanë është më i lartë se ai në banka dhe kjo shpjegohet me faktin e rrezikshmerise së financimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje