Endira i përgjigjet Alfred Lelës në gjininë femërore: Nuk e nxorra unë përgjimin, o servil dhe zar i Lulit

22 Shtator 2017, 19:04Politika TEMA

Ish-kryetarja e AMA-s, tashmë anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, ka reaguar pas përmendjes nga disa media se ajo është përgjuesja e debatit të ndodhur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Ajo shprehet se ky lajm është i fabrikuar dhe i pavërtetë dhe se personat përgjegjës duhet ta dinë se ka masa të rënda ligjore ndaj një vepre të tillë.

Bushati ka kërcënuar median që ka publikuar lajmin se ajo është autorja e përgjimit, ndërsa shprehet se nëse lajmi nuk përgënjeshtrohet dhe hiqet, ajo do të bëjë padi për shkaktim dëmi në gjykatë.

“Sqarim:

Po lexoj që një portal i quajtur “Politiko” paska shkruar se unë kam përgjuar mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë.

Ky soj portali u drejtoka nga njëri me emrin Alfred Lela…

Së pari: Kur unë flas në media, në kryesi, në facebook, flas vetëm në emrin tim dhe nuk i shërbej asnjërit që tenton të përdorë qëndrimin tim publik ndaj Bashës për emocionet e veta të protagonizmit politik!

Së dyti: UNË NUK KAM PËRGJUAR E AS REGJISTRUAR MBLEDHJEN E KRYESISË, DHE AS MË SHKON MENDJA TA BËJ NDONJËHERË KËTË GJË, SEPSE UNË QËNDRIMIN TIM E KAM TË QARTË E TË PRERË NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN!

MADJE MADJE DHE VETË, FJALËN TIME E PASHË TË QARKULLONTE NË MEDIA SOT NË MËNGJES!

Ndaj, i bëj thirrje urgjentisht këtij portali të japë menjëherë përgënjështrimin tim, siç e deryron ligji, përndryshe do të depozitoj që të hënën padi për shkaktim dëmi në gjykatë!

Ky lajm, ka 2 mundësi si mund të jetë prodhuar:

1.Shpifës profesionistë e injorantë që nuk dinë pasojat ligjore!

2.Urdhër nga zyrat e PD, që vetë duket se kanë nxjerrë përgjimin me qëllimin për të denigruar kritikët e (medemek) Kryetarit!

Duhet të shpëtojmë Partinë Demokratike nga ky soj servilësh që opozitën e konsiderojnë biznes!

Në radhë të parë, për vendin!

(P.S. I kujtoj kësaj Lelës që unë nuk kam “përtuar” të merrem me Top Channelin e Klanin bashkë, edhe atëherë kur shefi i tij kishte frikë të merrej!)”, shkruan Bushati.

10 komente në “Endira i përgjigjet Alfred Lelës në gjininë femërore: Nuk e nxorra unë përgjimin, o servil dhe zar i Lulit”

  1. Tr says:

    Bravo ! Hec perpara Shote Galica .

    1. Grigor says:

      Ajo duket si Bride of Chucky.
      Kush e Ka vene ne pizita drejtuese kete monster. Kjo rrezaton vetem ligësi.

    2. Daku says:

      Bravo per cfare? Krahason ket zhaben me Shote Galicen? Po kjo kur ishte kryetare e AMA e ka shkelur ligjin nga fillimi ne fund dhe nuk u tremb… Apo atehere ishte legjitime se bente punet e partise se saj edhe pse kundra ligjit. Mos na hapni barkun me keta shpifsira. Po kenaqem qe erdhi dita ti shoh hijenat dhe qelbesit te perplasen per pak karrige

  2. Pol says:

    ske ca pret nga njerez qe kan emrin ed :))))

  3. Shkodra says:

    Ti moj vjaze ke te drejte ne ate qe pretendon, por gjuha qe perdor le shume per te deshiruar per vete titullin qe mban.

  4. Xha Teme says:

    Te lumte Yndyra me fal Endyra Bushati. Filloi lufta e qenve ne PeDe.. Ahahahah

    1. palla says:

      Cka dreqin po thu moj ti macja e zonjes Topalli. Shko moj zonje e meso me fol e mandaj merru me qytetarin Basha. Thjesht je nje mace me lesh.

  5. Liri says:

    Si cokollate e vogel duket ky Lela.

  6. Mondi Hajro says:

    Po Lela i shkrete as burre e as grua nuk eshte..Cfar eshete do thoni ju ? ??????

  7. Loran says:

    Foli kjo hajdutja e shemtut si mi halesh esht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje