Shqiptarët sakrifica të pazakonta për të shkuar drejt Anglisë, policia ndalon 4 shtetas. Ja vendi i rrezikshëm ku ishin fshehur...

23 Shtator 2017, 09:38Kronika TEMA

Te paktën 4 shqiptarë janë vënë në pranga nga policia britanike mëngjesin e sotëm në portin e Gloucestershire për hyrje ilegale.

Policët dhe oficerët e Forcave Kufitare kanë arrëstuar katër persona me shtetësi shqiptare nga transportuesi, Arklow Raven in Sharpness

Robert Weaver, i cili mori pjesë në këtë aksion, tha: “Policia u informua nga Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar se më 20 shtator katër shtetas shqiptarë u zbuluan në një anije mallrash që vinin nga Spanja, ku edhe janë vënë në pranga.

“Ndërsa anija hyri në Mbretërinë e Bashkuar, forca kufitare dhe oficerët e policisë kapën katër shqiptarët dhe të gjithë u futën në paraburgim, raportojnë mediat britanike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje