Nga Mero Baze
Mënyra se si Lulzim Basha shpjegon dështimin e tij, është shokuese. Me një qetësi mizore, ai u përpoq t’u shpjegonte disa gazetarëve një natë më parë, se ai humbi pasi Perëndimi zgjodhi Edi Ramën dhe se e detyroi atë (Bashën) të dilte nga çadra. Më tej akoma foli për perëndimorë të korruptuar, diplomatë të blerë këtu dhe në Bruksel etj. E gjithë filozofia mbrojtëse e tij për humbjen e thellë më 25 Qershor, mbetej fakti që Perëndimi nuk ishte në anën e tij, por të Edi Ramës dhe se kjo zgjedhje ishte bërë pasi Perëndimi ka zgjedhur një trafikant droge dhe mbrojtës të krimit.
Edhe pse në shumicën e saj kjo retorikë është një gjë që Basha e thotë pa shumë vetëdije, ajo në të vërtetë është retorika më antiperëndimore që zyrtarisht një lider shqiptar ka bërë kundër Perëndimit në Shqipëri.
Ky është qëndrimi i parë zyrtar i një lideri politik në Shqipëri, që i konsideron zgjedhjet në Shqipëri, vullnet të disa liderëve perëndimorë dhe jo popullit shqiptar, çka është një turp. Sipas Lulzim Bashës këtu vendimet i marrin disa perëndimorë dhe populli shqiptar nuk pyetet kur voton. Kjo përveçse është dëshmi e një politikani kok-kungull, nga ana tjetër është një kulturë politike që kultivon mosbesimin tek Perëndimi në Shqipëri, dhe pse jo urrejtjen, njësoj si propagandistët e ISIS, duke shpjeguar dëshpërimin e demokratëve, me fajin e Perëndimit.
Ky është investimi më i keq që mund të bëjë një politikan shqiptar kundër Perëndimit, duke shpjeguar problemet e veta si fatkeqësi që vijnë prej Perëndimi.
Nga ana tjetër e gjithë kjo që thotë, bie ndesh me gjithë retorikën e tij gjatë periudhës së çadrës dhe hezitimi për t’u futur në zgjedhje. E gjithë kjo e tregon atë një mashtrues.
Në atë kohë ai thoshte se çadra ka mbështetjen e Perëndimit, biles shkoi harxhoi dhe miliona dollarë për një foto me Trumpin në SHBA që e ngjiste në furgona rrugës. Kur e paska ditur që e ka Perëndimin kundër, mund t’ua thoshte këtë dhe të stukturohej si parti antiperëndimore, se ndoshta po kaq vota do kishte marrë, duke bërë betejë kundër tyre. Ka plot parti antiperëndimore në Evropë, që kundërshtojnë politikat evropiane dhe integrimin në Evropë. Gruevski ishte një i tillë. Keqardhja që Basha shprehu se Perëndimi braktisi Gruevskin, por zgjodhi Ramën, ishte një deklaratë që doli nga bindja e tij, se Perëndimi nuk është në anën e Gruevskit dhe aleatëve të tij siç ishte vetë Basha. Dhe ta thuash këtë është një tjetër skandal, pasi përveçse Gruevski ka ndjekur politika të qarta antiperëndimore dhe nacionaliste është dëshmuar dhe si një antishqiptar i madh. E megjithatë Basha shpreh keqardhje që Perëndimi nuk ishte në anën e tij.
Dhe së fundmi duke fajësuar Perëndimin për disfatën e tij, Basha u pret shpresën demokratëve për të ardhmen, pasi Perëndimi nuk ka ndërmend të ndryshojë parimet për Bashën. I vetmi shans është që Basha të ndryshojë në favor të Perëndimit. Dhe këtë duhet ta bëjë shpejt dhe me vepra jo me këtë retorikë antiperëndimore. Ndryshe izolimi i Perëndimit ndaj tij do të vazhdojë siç vazhdon, sa që edhe pritjen e rezultatit të zgjedhjeve të CDU në Berlin, më parë ftojnë Taulant Ballën se sa atë.
Përpjekja e tij për të ngulitur tek demokratët idenë fikse se ata janë në opozitë prej qëndrimit të Perëndimit kundër tyre, është dhe një banalitet politik, që zhvlerëson arsyet themelore përse një politikan ekziston dhe që ka të bëjë me fuqinë e votës së qytetarëve nda tij, me politikat e tij frymëzuese, dhe jo me konceptin konspirativ se zgjedhjet fitohen duke blerë Perëndimin.
Kjo e bën elektoratin e partisë së parë properëndimore të Shqipërisë, edhe më të dëshpëruar, pasi do t’u duhet të zgjedhin mes Lulzim Bashës dhe Perëndimit.
PD – Partia e pare properendimore e Shqiperise?!! Gjynah Mero qe e perfundon shkrimin me nje banalitet te tille.
Cfare ishte properendimore ne kete parti: udheheqesit e saj?!!!!! antaresia e saj qe s’la nacionalist demokrat pa e degjeneruar?!!!!! Standardet e qeverisjes qe perdori ne ’97 duke bombarduar me lende kimike jugun e Shqiperise?!!!! Per perfshirjen e Shqiperise ne rrjetet Islamike??? Per standardet “demokratike” te 21 Janarit kur vrau pastertisht 4 demonstrues? Per sovranitetin e vendit kur i shiti Greqise Detin Jon te Shqiperise?
PD-ja nuk ishte kurre jo më partia e parë, por nuk ishte KURRE parti properendimore. Lerini fallsitetet. Beni analizen. Kriteret per analizen e nje partie jane: 1. rrenjet, 2. udheheqesit, 3. antaresia dhe 4. standardet. Cfare rrenjesh demokratike kish kjo parti qe u krijua me porosi brenda nje muaji? Cilet udheheqes te saj i kishin keto rrenje? Cila antaresi erdhi nga rrenjet demokratike dhe ku jane sot? Cilat standarde ka ndjekur dhe po ndjek? Jepu pergjigje ketyre pyetjeve dhe pastaj thuaj nese ishte partia e pare properendimore apo partia e pare thelbesisht jo perendimore.
Nuk e kuptoj qe merreni me nje budalla politik.Luli,nuk ka aftesi natyrale,nuk eshte intiligjent,nuk ka prirje si lider,me nje fjale nuk e ka bo zoti per kete pune.Me vjen shume keq qe analistet,si te djathte apo te majte,flasin dhe diskutojne sikur Luli me t’vertete eshte lider,dhe mundohen ta bejne me zor lider.Luli eshte katastrofe,tani eshte bere i neveritshem edhe per antaret e Pd-se,pervec te tjereve.
Mirembrema Mero i Zoti i “Konakut”: Ti thuash Turpe Lulezim Bashes eshte Pake…Drejtori ime i Shkolles se Meseme (Rahmet) me Thote:HARBUTI E DO HARBUTSHE….dhe po kethehem te Lulezim Basha:Lulezim Basha eshte nje Moooter…Q..re….nje Bastarde i NDYRE dhe nje ANTISHQIPETARE I MADHE…Fillimet e Karrjeres se tije u bene nene Bekimin e UDB-se Serbe…dhe kjo Marjonet SERBE ne Krye te Opozites ne Shqiperi, shkon ne Linje me Planet e tyre..Serbia…do nje Karrige te sigurt ne Politiken Shqipetare..per kete na “Dhuroi” Lulic Bashovicin….
Turpe eshte per te gjithe ata Shqipetare qe e Votuan kete BASTRADE, te ndyre…qe talle Bythen me “Demokratet” Shqipetare, qe Bredhin pas Bythes se tije..(Me falin per Shprehjet e Papershtatshme si per Kulturen time, si dhe Shkollimin POR Per nje si Lulezim Basha , duhet folur Troce dhe me gjuhen e Popullit)…lol
LERENI LULIN REHAT NE BUDALLALLEKUN E TIJ HERES TJETER DO MARRE ZERO VOTA DHE DO PERFUNDOJE SI KRESHNIK SPAHIU…AH JO SE HARROVA KY IDIOTI ESHTE QENI I BERISHES DHE KA VJEDHUR E VRARE PER TE E BASHKE ME TE DHE DUHET TE PERFUNDOJE NE BURG.
Basha eshte nje i ngordhur dhe ti qe merresh me nje te ngordhur je hijene dhe cakall.ju vjen era deri ne Shkoder.
Lulashi thjesht nje karafil pa ere dhe i dale boje.
Te pranojme arsyetimin e Lulkes, per nje moment.Kur e di qe perendimoret i bejne zgjedhjet ne Shqiperi,pse ju mbylli deren dhe amasadoret e tyre i quajti kriminel?”Murit me koke nuk i bihet,se te vret.” – eshte nje shprehje e vjeter ne shqip.
Analizen qe ben zotria me pseudonimin Populli nuk mund ti heqesh asnje presje,bile duhet shtuare edhe me shume se kjo parti e ashtuquajtur demokratike ishte koke dhe kembe nje parti anti shqiptare,anti kombtare,anti perndimore por shkuirte nje vegel ne duarte e Serbise per te eleminuare kombin shqiptar.KJO ESHTE E VERTETA SI DRITA E DJELLIT. kete po e verteton katerciperishte koha qe po jetojme sote.Mero Baze i nderuare dhe respektuare me shpaten tende duhet tu bjeshe drejte ne koke pislleqeve per te treguare te verteten para popullit. Pershendetje.
Kur perendimi kerkonte qe Basha te dilte nga çadra e turpit,e te shkonte ne zgjedhje,Basha iu pergjigj me kokefortesi.”Nderkombetaret te bejne punen e tyre,une do beje punen time”.Kjo mendjemadhesi e largoi Bashen aq, sa, edhe mbledhje e PPE-je gati sa nuk e perjashtoi nga radhet e saj.Pra Basha eshte nje trangull i papjekur.Mjere partia.