Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezantoi në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë strukturën e re të shëndetësisë.
Në programin e qeverisë, parashikohet që deri në vitin 2021, koha e pritjes për të gjitha shërbimet spitalore do të përgjysmohet.
“Bashkimi i funksioneve të ministrisë i jep fund burokracive. Synojmë t’i japim fund burokracive për personat me aftësi të kufizuara. Struktura e re ofron shërbime të përbashkëta për gratë e dhunuara,” u shpreh Manastirliu.
Ndërkohë kreu i Komisionit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh kundër vizionit të mazhorancës për shëndetësinë. Sipas ish-ministrit të Shëndetësisë gjatë qeverisjes “Berisha” mjekësia ‘one stop shop’ nuk mund të kthehet.
“Ju nuk mund të jeni ministri që mban përsipër barazinë gjinore. Cila të jetë struktura shëndetësia s’mund të jetë institucion periferik.Rama kur referon momentin e votëbesimit tha se prioritare ka qenë diçka tjetër. Mjekësia ‘one stop shop’ nuk mund të kthehet,” tha Vasili.
vasili pakenaqsin e ka se po ben tellallin,,,nuk esht e leht te jesh larg nga tepsia
eh o Vaso leh dhe kater vjet,por pushtetin tani shikoheni me dylbi nje here e pergjjthmon. Te fala Monikes.