Babai fantastik që pashë tek dera e Ministrisë së Jashtme

29 Shtator 2017, 09:17Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

“Mos më flit ashtu, mor bab. Ja këtu jam, tek Ministria e Jashtme, bashkë me dokumentet. Pse me babin më përgjigjesh kështu? Kam ardh këtu dhe po pres…”

Zëri dhe pamja e burrit mbi të 50-at, i veshur thjesht, me disa bulëza djerse në ballë (nga ajo e sikletit të një urgjence dhe jo prej diellit), në njërën dorë një tufë me letra e tjetrën celularin në vesh, më ka shoqëruar gjatë gjithë ditës sot. Si një kasetë që më përsëritej herë pas here, babai i mirë, të cilit nga ana tjetër e telefonit me siguri e bija ose i biri po i fliste keq, të paktën nga reagimi nuk duhet të ishte me tone të buta. Babai i mirë nxitonte me disa dokumente në dorë drejt hyrjes së Ministrisë së Europës tashmë, por që do na duhet disa kohë sa të mësohemi me emrin e ri.

Sot nuk do ta kisha dëgjuar atë bisedë, po mos të më duhej të prisja taksinë përbri Ministrisë – ku dhe jetoj – nëse një tjetër baba (i imi këtë herë) nuk do ishte duke u marrë me një punë të vajzës. Makinën time e çon gjithmonë im atë tek kontrolli teknik dhe sot ishte afati i fundit.

Meqë ai e bën gjithmonë, unë s’e vë re. Siç bën, tek e fundit, njeriu me teka dhe arrogancë me njerëzit që janë përherë aty për të. Sepse njeriu rend të shkojë pas asaj që i ikën, që nuk e do, që nuk e di, nuk do t’ia dijë! E vjetër sa bota! Në dashuri i fituar është ai që ikën! Por sonte, në “25 rreshtat”, nuk dua të flas për këta ikësit. Dua të flas për një dashuri që s’e vëmë re kur e kemi dhe vetëm ne fëmijët shqiptarë e provojmë: quhet mami dhe babi.

Ai babai tek hyrja e Ministrisë së Jashtme sot më pikoi në zemër tërë ditën e Zotit. “Po pse më përgjigjesh ashtu, mor bab?” nuk më del nga koka. Sikur një çekan godet kujtesën dhe më mban të fiksuar në atë gjendje.

Ne ankohemi shpesh se jemi rritur në varfëri. Se nuk jemi si francezët, me vreshta e ferma, me gjyshe që prodhojnë çokollata e bonbone. Me pushime nëpër botë dhe ditë kinemaje. Nuk kemi pasur ngrohtë në dimër nëpër klasa dhe në shtëpi, sidomos kur na duhej të shkonim nga kuzhina në dhomën tonë. Shtëpi të ftohta, por strehë e ngrohtë! Nuk kemi bredhur nga e mira, sigurisht. Mund edhe të kemi përjetuar pak fanatizëm, ndonjë vrazhdësi, që vjen nga jeta me jo pak halle, por shqiptarët janë njerëzit më të mirë në botë, kur bëhen prindër. Në Shqipëri prindërimi nuk është thjesht trashëgimi apo përgjegjësi. Prindërimi është një mision si ai i papës, priftit apo hoxhës. Është sikur dikush të jepet plotësisht pa asnjë rezervë në këtë detyrë sublime. Ka raste përjashtuese, gjithmonë, por shumatorja është në favor të prindërimit të jashtëzakonshëm. Të babait fantastik! Nuk heqin kurrë dorë nga përkujdesja, deri në detajin e fundit. Ata plaken, vdesin duke na shërbyer ne fëmijëve, që nuk kënaqemi kurrë. Që futemi në shtëpi hundë e buzë për trishtimet tona.

Nëse rastësisht vajza apo djali, që ditën e mërkurë, datë 27. 09. 2017, ka folur me babain (i cili nga aksenti duhet të ishte verior), do t’i lexojë këto rreshta, do t’i lutesha ta telefonojë sërish, nëse është larg. Nëse është afër, aq më mirë. Të pijë një kafe me të ose një birrë. T’i kërkojë ndjesë që iu përgjigj ashtu. Ai/ajo s’e pa djersën e mundimit në ballë, me dorën plot dokumente, para ministrisë së ftohtë të diplomacisë. Unë e di, jo të gjithë prindërit janë prindër, por këta tanët nuk do t’i ndërroja me fabrikën e çokollatës e testamentet e ftohta gjermane. Ata pleqtë që rrinë me qen e mace dhe fëmijët i shohin rrallë, se jeta kështu është. Perëndimi na mëson secili në jetë të vet!

Mund të jetë e drejtë, por kjo anë e Shqipërisë më duket atraksioni më i madh turistik edhe se deti blu i Qeparoit, se jeshilja e Thethit. Prindërit shqiptarë janë rast për studim e një ditë historia do flasë për ta. Heronj nuk janë ata që mbajnë fjalime, por ai babai që pashë unë sot tek hyrja e ministrisë.

Meqë ra fjala, kur u ktheva në darkë në shtëpi, para pallatit gjeta makinën dhe një shënim në një letër të palosur A 4.

“Mira, laje makinën”.

42 komente në “Babai fantastik që pashë tek dera e Ministrisë së Jashtme”

    1. Eduart says:

      Fjale magjike qe gjithsesi te bejne per vehte
      Dhe nuk te lene te kalosh ndonje rresht siç bejme perhera me gazetare
      Urime

    2. Bardha says:

      Stresi nje jete krejt ndryshe qe po nisin,ankthii se a do ti pranoje” bota “ne gjirin e saj,a do te mund te jene pjese e atij komuniteti qe jetojne ndryshe nga ata,frika se ndoshta dokumentat qe kerkojne nuk arrijne ne kohe justifikojne zerin “larte” te femijes,djerset ne ball te prinderit,por kur ankthi mbaron (nese mbaron mire) dhe femijet na falenderojne se ne fund te fundit jane femijet qe sakrificen e kane mesuar nga ne prinderit e tyre,do zoti i kane mbaruar pune babait ne ministri

  1. arian says:

    Mira! Je nder gazetaret me te mira ne( tufen) e madhe te gazetareve shqiptar te cilet rendin vetem pas politikes.
    Edhe une qe po ju komentoj jam nje baba si gjithe te tjeret,dhe mu duk sikur gjeta veten ne kete shkrim.
    Te lumte dhe jam nje lexues i rregullt i shkrimeve tuaja,dhe ju lutem shkruani me shpesh qe te pakten te kemi mundesi te lexojme dhe mendojeme.

  2. Goni says:

    Mira jeta jashte Shqiperise nuk eshte fushe me lule. Jo te gjithe ja lejojne vetes te bejne pushime neper bote dhe jo te gjitha gjyshet franceze perdorin Channel 5 apo pjekin Tarte Tatin. Stereotipe te viteve ’80. Po hajt se atehere aq dinim dhe aq mendonim. Me vjen keq qe ca syresh ende vazhdoni te jetoni te izoluar ne mendje. Nejse, per rastin qe ke trajtuar te gjitheve na pikon ne zemer pasi jam i sigurt qe te gjithe ne nje moment me apo pa dashje jemi sjelle keq me prinderit. Kjo te vret me shume kur behesh prind vete. Kam pershtypjen qe atehere i kupton fjalet qe mamaja dhe babai te kane thene dikur “Do me kujtosh”. I ditur nuk lind askush, por te pakten te sjellshem duhet te tregohemi me kedo dhe jo vetem kundrejt familjareve tane.Respekt te vecante ndaj prinderve shqiptare qe per mendimin tim kane sakrifikuar me teper se c’mund te imagjinohet. Goni, Londer

  3. Shadow says:

    Bravo Mira. Eshte e vertete qe kemi prinderit me fantastike ne bote qe behen copash per ne. Nderkohe jeta e shpejte na ben te padurimshem kundrejt qetesise dhe kujdesit te tyre, shpeshhere arrogante dhe te paedukate.

  4. Lumo Skendo says:

    Nje shkrim per te reflektuar per te gjithe !
    Ata punuan,luftuan,u perpoqen qe te na sjellin dhe nxjerin ne jete.Dhe shpeshhere ne te gjendur mes ngarkeses se punes,stresit te perditshem padashur edhe i harrojme.Nuk e kuptojme se qofte dhe nje telefonate,nje kafe e shkurter apo nje dhurate e vogel per festa i ben ata te lumtur.Nje dite ime me me tha :Me vjen keq qe nuk u lame gje.Sepse ata punuam gjithe jeten dhe sot marrin nga nje pension sa per te mbajtur frymen gjalle.
    Por jo ata na kane dhene shume ,ata na kane bere keta qe jemi sot me te mirat dhe gabimet tona!
    Si gjithmone pena e Mira Kazhanit godet ne shenje!

  5. shoku says:

    Mira, ke prekur nje teme sociale shume delikate, qe per fat te keq, me dashje a pa të po fshihet dhe nuk diskutohet.
    Institucioni i vetem i paperlyer nga te gjitha te keqijat dhe po resiston nga mbytja ne kete vend eshte FAMILJA.
    Nje shoqeri e shendosh dhe e kulturuar, rrenjet i ka te familja.

  6. !!!!! says:

    Mira me pelqen shkrimi yt, ke trajtuar nje cope reale te jetes sone dhe shoqerise sone.

  7. Ariani says:

    Nje artikull emocionues deri ne prekje ne zemer.
    Per te tille artikujsh kemi nevoje.
    Bravo Mira, te puth doren me respekt me koken ulur.

  8. Keshilltari says:

    Ja dhe shkrim i Sakte dhe shume domethenes.
    S’ eshte dita apo ora te shprehem se si mendon ti Mira se cdo te thote ” e mira sociale” dhe sa ndikon ne rritjen- edukimin e perditshem te nje populli.
    Dhe Ti Mira,je nje nga keta njerez qe ndikon keq!

  9. nje shqiptar i vertete says:

    Mira , je vajze e mire , m’i mbushe syte me lot .

  10. "BOHOTINA" says:

    Mir Mira, mirw, shume mire. Jam nje gjysh. Jam marre shume me dokumentet e femijve. Per nje çertifikate ka patur raste qe kam qendruar edhe 3 ore ne radhe, pak vite me pare. Gjithsesi, shkrimi yt hap nje teme, nje horizont per kujdes.
    Ekziston nje thenie e vjeter sa koha. Ja si eshte: “Shperblimi behet nje brez mbrapa!”. Kjo do te thote se une u sherbej deri ne frymen e fundit femijve te mi dhe femijt e mi femijve te tyre e keshtu me radhe, pra nje brez mbrapa.
    Dua te cilesoj se kete e bejne vetem prinderit shqiptare. Une jam i lumtur per nje gje, se ndonese jam sfilitur neper radhe per nje dokument per ta (per femijet), tani jane bere dikushi dhe kane thyer ate rregullin e pashkruar shoqeror qe citova me lart. Ata sigurisht qe rritin femijet se i kane te vegjel, por ne prinderit na kane ne plan te pare aq sa kane thyer rregullin.

  11. ARI says:

    Bravo Mira. Kete shkrim duhet ta lexojne te gjithe dhe te kthejne syte nga prindrit qeniet e vetme qe duan pa kushte deri ne vetmohim. Gjithnji i ngelemi borxh.

  12. Qytetari says:

    Si prinderit qe kemi ne nuk gjene ne bote per sakrificat qe bejne per familjen pavarsisht mentalitetit te trasheguar.Te lumte dora qe i nxore nga harresa .Keto jane tema qe ka nevoje brezi I ri I shkaterruar dhe I pa sigurte per rrugen e se ardhmes.Vazhdo shkruaj se pemen me fruta godasin me gure

  13. saliu says:

    Nena ime e ndjere me thoshte gjithmone kete shprehje ha here kundershtoja pa vend :
    – Eh more bir, sikur femijet ta dinin se sa shume prinderit i duan ata, do te cmendej bota.
    Une nuk e kuptova kete thenie fantastike te nenes time derisa u bera vete prind.
    Ju lumte per shkrimin ne sintoni te plote me gjendjen dhe realitetin qe jetojme. Shkrime te tilla ndihmojne shoqerine te behet me alerte dhe me serioze per trajtimin e maredhenieve familjare.

  14. Posejdon.al says:

    Pa dyshim, kjo Mira jone eshte nje gazetare me bote, e ndjeshme, fine dhe e mencur.
    Pa dyshim, prinderit tane, dmth prinderite shqiptare, jane te vecante ne sojin e tyre, jane te mire, te dhembshur, te sakrifices dhe te gjithegjendeshem per femijete e tyre. ashtu sikurse e sjell ne vemendjen tone Mira.
    Mjafton te kujtojme dicka, edhe me te vecante, qe ka te beje me nenat shqiptare, ne pergjithsi, ashtu sic ne vjen ne perfytyrimin tone porteti i tyre klasik, i natyrshem, i patjetersueshem i nenes, i memes, qe pasi martohen dhe lindin femijet, pra pra 7-8 vjet pas marteses, ato kthehen thjesht ne “nena”, si te thuash harrojne te mbeten njeherazi edhe gra-femra dhe figura memesore mbetet portreti i vetem i tyre ne familje, ne lagje dhe ne shoqeri.
    Dhe te mos harrojme, se deri tashti vone, nenat tona jane martuar shume te reja, zakonisht 16 deri 20 vjec, me rralle deri ne 24/25 vjec, pra rreth te tridhjetave, ato rreshtnin se qenuri “grua-femer”, ne kuptimin e sotem te shoqerive te “civilizuara” perendimore, duke mbetur thjesht nena me misionin e vetem te jetes se tyre ate te perkushtimit ndaj femijeve dhe familjes, duke mbetur te tilla pothuaj pa konflikte dhe tensione, qe perndryshe do te mund te rridhnin nga ndrydhja e tyre brenda familjeve patriarkale dhe traditave perkatese qe percjellin ato.
    Gje qe do te nenkuptonte, te pakten deri koheve te fundme, jashte ketij misioni, jashte kesaj figure, per nenat tona, nuk kishte vend per asgje tjeter, per asgje tjeter ne kuptimin thjesht personal, intim, erotik, apo cfardo tjeter qe u ofrohet dhe qe eksplorohet sot nga grate e shoqerive perendomore deri ner moshat e vona te te pesedhjetave apo te te gjashtedhjetave dhe me tej madje, ku perfshihen flertet, lidhjet jashtemartesore, divorcet (edhe te dyta, edhe te treta), karrierat personale, hobet dhe aventura gjithefarellojesh.
    Sigurisht, kjo tabllo “pastorale” e grave-mema shqiptare po ndryshon me shpejtesi marramendase.
    Familjes tradicionale shqiptare, e quajtur patriarkale, e ritushuar. e zvogeluar ne numura dhe e axhustuar me realitetin e regjimit komunist, pas 1990, me ndryshimet socio-ekonomike te tranzicionit dhe hapjes ndaj perendimit, eshte tronditur ne themele, i ka rene suvaja dhe pullazet dhe po rikonceptohet teresisht.
    Shtimi alarmant i divorceve, bashkejetesat si forme martese, jeta e ndare e cifteve brenda vendit dhe ne emigracion, lidhjet e hapeta frekuente dashurore te vajzave dhe lidhjet jashtemartesore , femije qe jetojne jashte strehes se prinderve, gjysher dhe prinder qe jetojne vetem, prinder singel me femije, konfliktet brenda familjeve sapo cfaqen diferencat ndermjet bashkeshorteve ne arsimim dhe te ardhura financiare, te gjitha keto, duke u bere gjithmone e me te zakonshme, jane shenja dhe tipare te “familjes se re” postkomuniste.
    Gjyqtarja e vrare nga ish bashkorti i saj, tani se fundmi, eshte “poster child” i gruas se tranzicionit, qe nuk donte te ishte thjesht “nena” ne jeten e saj, por edhe gruaja-femer, qe kerkoi divorcin sapo realizoi diferencat e neveleve me bashkeshortin, me aspiraten e nje jete ndryshe, ne nje lidhje te arrdhshme ndryshe, me afine me nivelin e ri qe ajo mendonte se kishte arritur ne jete.
    Dhe, per t’u kthyer “babai” i Mira Kazhanit.
    Po t’a mendosh pak me thelle, do te duhej te hapej nje debat shoqeror me i gjere dhe me realist.
    Dmth, do te duhet t’i pergjigjemi pyetjes dhe te sugjerojme nje zgjedhje qe i sherben me shume shoqerise.
    Pra, a na duhet nje “baba” sic adhuron Kazhani, qe na ndjek dhe na sherben deri ne fund te jetes, qe na ben edhe siguracionin e makines, edhe…kete, edhe ate, gjera qe duhet dhe mund t’i kryejme vete, apo na duhet nje baba qe, (mos o zot, ti thote femijes qe ka mbushur 18, moshen e universitetit: Dili zot vetes, me banim, pune dhe shkollim), apo nje baba qe edukon femijen qe ne jete duhet t’i kryeje dhe realizoje vete detyrimet dhe nevojat e tij dhe te familjes se tij?
    A mos valle, pas “babit” te Mira Kazhanit, qendron prindi qe nenkupton se pleqerimin e tij e ka shtepia e “Mires?
    Debati eshte pak sa i frikshem, po aq sa eshte nje problem i shtuar per zgjidhje per shoqerine tone te strapacuar nga dilemat e pasigurite, si dhe nga diferencat pasurore, shpirterore, politike dhe kulturale.

    1. enter"" says:

      Problemi nuk shtrohet tek pyetja juaj “nese na duhet nje baba si I Mires qe na ndjek dhe na sherben deri ne fund te jetes”.
      Duhet te jesh tashme I ditur qe prinderit tane, edhe me insistimin tone te vazhdueshem per tu mos iu marr me cdo gje tonen, perseri do na ndjekin e do na japing gjithcka neve, per te na lehtesuar sado pak. Ky eshte nje tipar I te gjithe prinderve tane.

      Babai I Mires nuk eshte ai babai qe nuk e udhezon vajzen e tij per tia dale vete ne jote, por ai babai merakli, ai prindi merakli shqiptar qe gjithmone do kujdeset me mundesite e tija, I pavarur, ndaj femijes.
      Prinderit tane gjithmone na keshillojne qe ne jete tia dalim vete, dhe nuk jane neglizhent ne kete pike, por nga ana tjeter duhet ti leme te vazhdojne te bejne edhe detyren e tyre prinderore sic ata mendojne vete. Dhe nuk ka gezim me te madh, te me besosh, per nje prind, teksa ndihmon me aq sa mundet femijen e tij, edhe kur femija eshte nje grua apo burre I rritur.

      Prinderit e mi kujdesen per mua sa here qe I shoh, ama kurre nuk me thone qe jemi pleq e duam te pleqerojme tek ty.

      Pershendetje

    2. jona says:

      I bashkohem gjithckaje keni shkruajtur… me shume sesa artikullit te gazetares.
      Ne radhe te pare nje njeri qe ka “tru ne koke”, nuk flet jo me prinderit, por me asnje njeri ne ate menyre…
      Problemi themelor i shqiptareve, per mua, eshte se i adhurojne verberisht prinderit, edhe kur ata jane “maskarenje”. Baza duhet te jete dashuria e ndersjellte. E mund te jap shembuj pa fund, qe prinderit shqiptare i kane bere femijet qe ata, femijet, ti pleqerojne kur ti vij dita. Nuk i lene femijet “te rritur e te martuar” te marrin vendime, por i trajtojne akoma si femije, aq me keq kur jetojne nen te njejten çati… etj, etj…
      Per mua gazetare e dashur, ato kontrollet teknike, duhet ti besh ti, dhe jo te rrish femija e babit ne kete fare moshe. Prindi ka detyre deri ne nje fare moshe ti ndihmoj femijet qe nje dite te jene te zotet ne jete, pastaj, ti lej te lire te jetojne jetet e tyre qe t’ju dalin vete balle problemeve. Kjo nuk dmth, qe femijet, kur ti vij dita ti lene prinderit rrugeve, me qen apo mace.
      Prinderit shqiptare, prinderimin e kane sakrifice… dhe te mendosh keshtu, si fillim, eshte gabim i rende. Femija do ndjej gjithmone qe ka qene nje barre per prindin. Une jam nene vete, por nuk pres nga femija im qe te me rrij tek koka, apo ti bej shantazh se me demek e kam rritur une dhe femija ka detyrime ndaj meje. Femija im do kete detyrime ndaj femijes vete, ndaj familjes vete. Keshtu si bejme ne shqiptaret ne pergjithesi, mbajme peng njeri-tjetrin, nuk e lejojme tjetrin qe te jetoj. Te rrita une ty, me detyrohesh ti….Apo, jam femija yt une dhe ti ke detyre te kujdesesh per mua sa je gjalle… Nga te dyja anet eshte “une te mbaj peng ty, ne emer te gjakut qe na lidh”… Kjo eshte cmenduri, ndaj ka kaq shume konflikte familjare ne Shqiperi, ndaj arrijne deri ne vrasje. .. fatkeqesisht.

      1. enter"" says:

        Jona,mendoj se jeni komplet jashte teme me kete llogjike. Pikerisht, prinderve nuk duhet folur ne kete menyre.
        Sot qe kane emigruar te gjithe dhe shume femije rriten larg prinderve nuk do te thote qe prinderit I kane sjelle ne jee qe femijet ti pleqerojne. Edhe kur prinderit zhvendosen ne vendet ku jetojne femijet, zakonisht ne pjesen me te madhe prinderit jetojne vetem.

        E the qarte, femija jot do kete detyrime ndaj femijeve te vet, ashtu si prinderit e tu kane sot me ty.
        KJo llogjike eshte shume ekstremiste.

  15. Ilir Mborja says:

    Urimet më të mira për këtë shkrim Mira! Kur të lexon ty kupton se publicistika, veç të tjerash, është edhe mision edukativ dhe fisnik…

  16. Fuku says:

    Mira hartimi ishte shume i mire, hiqi syzet si saldatore ama.

  17. arjana says:

    shkrim perfekt .
    Mira urime per shkrimin me preke kete mengjes mu mbushen syte me lot

  18. t.n.t. says:

    Skam se çfar te them me teper se sa kane thene komentuesit me siper. Bravo e MIRA MIRE.

  19. Edvin Resuli says:

    Te lumte pena e tu ndricofte mendja moj cupe. Pershendetje nga nje baba i supervleftesuar .

  20. Deda says:

    Mira, jam ne mendje me te gjithe ata qe kane shkruajtur me lart, por dua te shtoj dicka per menyren si i perzgjedh temat, per kendin e shikimit dhe per finesen e te shkruarit te cilat te bejne me te mire se vete e mira.

  21. Seripzi says:

    Nje shkrim brilant , per nje teme qe rralle gazetare prekin . Z . Mira ju uroj suksese ne punen dhe jeten tuaj .

  22. Artan Sejko says:

    Shkrim I buuukur,shuume.
    Harroje!!!

  23. saimir says:

    shkrimi me i mire qe kam lexuar keto vitet e fundit,kuptohet flas vetem per gazetat. te falenderoj gazetare.shpresoj qe nuk do jete shkrimi i fundit ne lidhje me familjen se e keni lene shume pas dore.

  24. avni pupla says:

    AVNI ; ME TE LUMTE PENA O BIJA E PETRITIT , LUM FAMILJA QE TE KA EDUKUAR E SH KOLLUAR ,URIME ,KRENOHEMI ME JU O PATRIOTE QE PO NDJEK RRUGEN E DAJOS, POETIT TE MADH QE I KENDOI ATDHEUT ME AQ PASION.

  25. Gaetano says:

    Thjesht mira fisnikeriise tende, I bashkengjitet te flasesh thjesht,sakt bukur,si me e mira.preke tek secili prej nesh piken me te dobet,sa te vegjel jemi ne cdo kuptim,perpara prinderve tane te mrekullueshem.

  26. bujar leka says:

    Bujar
    Nje shkrim i thjeshte por me vlera shoqerore
    sidomos per brezin e ri,qe po demostron
    me shpesh arrogance,mungese respekti e
    vleresimi per prinderit ne vecanti e per te moshuarit ne pergjithesi.

  27. orngutangu alien says:

    kta jan ata baballaret e mir qe kujdesen per familjet dhe vajzat e tyre dhe qe e kan kthy shtetin shqiptar ne pron te tyre familjare dhe aq te dashur sa jan per vajzat etyre delicate aq shkerdhatat jan atje neper zyrat e shtetit kur rrjepin vajzat e dy njas per nje firm vul a sherbim te detyrueshem shtetnor.
    ala me shitje geshtenjash po merren shqiptart?
    bota po prodho kompjutera qe do zvendsojn njeriun e shqiptart jan ala ne epoken e zjarrit!
    e ku e ca trapin nji baba perndimor me ja cu goces makinen ne test teknik kur kjo gje esht shum e leht atje per cdo njeri.
    ne shqipni,me bo test teknik makine,me shku n shkoll,me ble nje pal corape apo kpuc quhet ngjarje e madhe dhe e jashtzakonshme.
    ne botn perndimore kto gjona behen sikurse merret frym,vetvetiu dhe pa buj e s quhet as pun as mundim por jetes dhe argtim.
    epo domosdo,nji komb qe I ngre monumente preng calit te shpelles dhe Ahmet zogut te kurves,ky komb esht me primitive sesa kombi I majmuneve ,te cilve nje kile banana ne qese plastmasi I duken si nji ufo nga boterat e tjera aliene…
    flitet shum se osht zhvillu shqipnija por sic duket osht zhvillu n vend numro,
    apo mos ka shku hap mbrapa…. madje

    1. mekaniku says:

      Ti qenke si pseudonimi qe ke vene se vetem shqiptar sje,çdo gje tjeter mund te jeshe.

  28. eli says:

    Nuk mendoja qe do te qaja serish per humbjen e tim eti pas disa vitesh.Lexoja kete shkrim dhe perpara syve te perlotur mu kujtuan dhjetra raste si ky.Faleminderit Mira!Faleminderit nga zemra!

  29. Mariela says:

    Brilant shkrimi.
    Goditje e tërthortë në shenjë.

    1. Alban says:

      Nje shkrim real dhe prekes.

  30. Tuke says:

    Një të larë makinës duke u kthyer nga kolaudimi, ose më mirë akoma para se të shkonte atje, dhe mund t’ia kishte dhëne …….kur bëjnë dhe të vështirin ngjajnë me lopën dhe kovën me qumësht.

  31. Debora says:

    Nuk ka si prinedrit..kudo te shkosh nuk i gjen ne asnje cep…Prinderit meritojne gjithcka,duhet ti duam sepse pervec tyre ASKUSH nuk ta do te miren..

  32. kosta says:

    Eshte nje ESSE qe vetem uje te tepert s’ka , bukur , sakte kendshem dhe EKSTREMISHT I NDJERE , faleminderit per kujtesen ndaj kujtdo , qe sa eshte i ri ky shkrim nuk i ben pershtypje por eshte aktual per gjithsecilin qe sapo behet bere prind .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje