Sonila Qato: Emërimin ministre e mora vesh nga televizioni, ja meraku i Ramës

29 Shtator 2017, 21:47Politika TEMA

“Emërimin ministre e mora vesh nga Tv, kryeministri Rama kishte merak klimën ndaj biznesit”. Kështu u shpreh ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv.

Qato tha se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama deri në mbledhjen e Asamblesë së PD ditët e fundit të gushtit kur edhe u zyrtarizuan emrat e qeverisë “Rama 2” ku ajo do të emërohej ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.

“Jo nuk e dija. E mora vesh në televizor. Është përgjegjësi e madhe, pasi ke sfida shumë të mëdha. Është vlerësim shumë i madh. Përgjegjësia është shumë e madhe. E kam lexuar si të tillë këtë mesazh, kështu do e përkthej në veprimtarinë time”, u shpreh Qato.

Ajo flet për sfidat e kabinetit të saj ku padyshim, tha ajo, prioritet kyç mbetet përmirësimi i klimës së biznesit dhe thithja e investimeve të huaja.

Është një sfidë për ju sepse aktualisht do të jeni në një mandat 4-vjecar qeveritar mes qeverisë dhe sipërmarrjes cili do të jetë roli ministrisë që ju drejtoni?

Ministria ka një mision të mirëpërcaktuar në këtë kabinet qeveritar por të bërë një lidhje të drejtpërdrejtë mes sipërmarrjes dhe të gjithë fushës politikëbërëse. Në këtë kuadër veprimtaria e zyrës që drejtoj do të ketë një veprimtari konkrete që do të bazohet në kontakt të drejtpërdrejtë me çdo sipërmarrës që në këto moment apo gjatë punës do të ketë kontakte me zyrat përkatëse dhe do të ketë ngecje dhe do të kërkojnë ndihmë. Ndihma do të jetë telefoni i ministrisë për të cilën jemi duke punuar për të nisur me një bashkëpunim reciprok me cdo sipërmarrës që ushtron veprimtari në Shqipëri.

Në këtë kuadër kjo zyrë ka nisur të organizohet duke nisur nga puna me kontakte intensive me shumë sipërmarrës të rëndësishëm që ndikojnë në ekonominë e vendit. Nuk kemi mundur të asimilojmë tërësinë e takimeve do të ketë një axhendë takimesh me këtë komunitet ku do të përcaktojmë disa axhenda të përbashkëta në raport me atë që ata ndiejnë në aktivitetin e tyre dhe nevojë që kanë dhe ne si ministri çfarë mund të sugjerojmë qeverisë për të përmirësuar aspektin administrativ , procedurial që sipërmarrja përballet cdo ditë në zyrat e shtetit.

Ju sot kishit një takim me kryeministrin Rama me shumë sipërmarrës, kanë nisur të dalin në pah problematikat e para, cilat janë ato?

Kemi arritur të identifikojmë shumë problematika. Kemi patur takime shumë frytëdhënëse ku janë vendosur disa piketa të rëndësishme edhe në mënyrën sesi dot operojë kjo ministri në përgjigje të ankesave që ata do të kenë. Kemi patur takim me dhomën e Biznes Albania ku u njoh me shumë përfaqësues shoqatash ku diskutuam për politikat e sipërmarrjes. Dhe gjatë takimit kanë dalë problematikat nga jamë të shumtat.

Shoqatat përfaqësojnë degë të ndryshme të ekonomisë duke nisur nga turizmi, agrobiznesi ne kemi arritur të kontaktojmë me disa prej tyre ku me secilën kemi mbajtur shënim nevoja që duhen institucionalizuara. Vëmë re edhe një fluks ankesash nga sipërmarrës të ndryshme të cilët kanë raportuar raste konkret të zvarritje së procedurave në administratë, probleme që kanë ulur rendimentin e veprimtarisë së tyre. Rastet janë të ndryshme.

Këto ankesa do t’i verifikoni i keni kapacitete?

Është fushë e përgjegjësisë së ministrisë që të hetojë cdo ankesë të ardhur nga sipërmarrësit. Mënyrat që do të përdorë do të jenë mënyra të drejtpërdrejta. Nëse kemi një sipërmarrës që ankohet për një veprimtari në fushën e Bujqësisë do të kemi kontakte të drejtpërdrejta me Ministrinë e Bujqësinë. Tashmë ministria do të jetë një telefon për të gjithë sipërmarrësit që kanë vështirësi proceduriale . Dyert e administratës janë të shumta, për cdo zyra shteti që ka lidhje me sipërmarrjen do të ketë direktiva të ministrisë sa herë që ata do të bëhen pengesë në ecurinë normale të këtyre sipërmarrësve. Kjo rrit garancinë e sipërmarrjes. Do të kemi një rol proaktiv.

Kur ju konstatoni përgjegjësin, si funksionon keni edhe të drejtë apo rekomandoni edhe largimin nga puna, krahas zgjidhjes së problemit?

Sigurisht që në fund ne do sqarojmë sipërmarrësin se cfarë hapash veprimtarie është kryer raporti ankesave jemi duke punuar edhe bazën ligjore për fushën e përgjegjësisë për ta kthyer në sa më shumë eficente këtë aktivitet. Ndërhyrja jonë do të jetë me rezultat pozitiv, nëse kërkesa është e ligjshme dhe do sqarojmë një për një sipërmarrësit kur kërkesa është jashtë kufijve të ligjit.

Zgjidhjen e ofroni ju?

Zgjidhja do të jetë një komunikim intensiv mes ministrisë së shtetit dhe ministrisë përgjegjegjëse ku sipërmarrësi ka probleme. Nese do të kemi oponencë nga ministria përkatëse ne do të ofrojmë zgjidhjen tonë. Dua të jem e sinqertë me të gjithë sipërmarrësit, kjo është ministri e re, profili i saj është shumë konkret është mbrojtja e sipërmarrjes. Ne do të rregullojmë me akte nënligjore cdo aktivitet të mundshëm që forcon ministrinë me vënien në vend të të drejtave të shkelura të sipërmarrjes.

Jemi në ditët e para të punës dhe jemi duke u konsultuar me shoqatat e sipërmarrësve apo dhe investitorë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Do të punojmë që të mos ketë sipërmarrës që kontakton me ministrinë dhe të mos marrë një përgjigje në raport me problematikën e tij.

Kjo përgjigjie sa i përket afatave, keni objektiv për sa kohë duhet dhënë zgjidhje?

Në këto 4 vite qeveria ka dhënë kontribut në përmirësimin e klimë se biznesit.Një pjesë ka qënë edhe lehtësimi i procedurave ku biznesi përballet me administratën ë shtetërore.Kjo është provuar edhe në raportin e Doing Business ku u raportua s e lehtësirat e të bërit biznes në Shqipëri janë lehtësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme. E bërë këtë parashtrim për të thënë se kuadri ligjor tashmë i rishikuar në mandatin e mëparshëm ka përcaktuar afate proceduriale shumë lehtësuese në raport me biznesin.

Ne si ministri nuk do të kërkojmë më shumë sesa respektimi i afatit ligjor në cdo institucion.Ne nuk do të tolerojmë që investitorët të zvarriten kur me ligj është përcaktuar një afat dhe ky afat shkelet. Duhet disiplinuar puna e administratës shtetërore dhe kjo do të jetë një lloj presioni pozitiv që ministria do të ushtrojë në cdo hallkë të administratës dhe do të ndikojë pozitivisht në klimën e biznesit. Është erëndsihsme që për shkam të bisednace do do bëjëm me sipërmarrësit që kanë probleme konkretet për tu zgjidhur të marrim indicie për të përmirësuar kuadrin ligjor. Me të vërtetë është bërë një puën e madhe por ka ende punë për tu bërë përë të lehtësuar procedurat për biznesit.

Ju do të ndikoni në hartimin e ligjeve të reja?

Ne në çdo moment do të ndërhyjmë aty ku duhet. Janë disa vërtetime, dokumente që merren përmes E albania apo elektronikisht në mënyrë që të lehtësohet me shumë komunikimi i sipërmarrjes me administratën.

E dinit se do të emëroheshit ministre?

Jo nuk e dija. E mora vesh në televizoin.

U gëzuat?

Është përgjegjësi e madhe, apsi ke sfida shumë të mëdha. Është vlerësim shumë i madh. Përgjegjësia është shumë e madhe. Kem lexuar si të tillë këtë mesazhe kështu do e përkthej në veprimtarinë time.

Çfarë ju tha Rama pasi morët vesh detyrën, cili ishte motivimi?

Ishte një merak i tij përmirësimi i klimës së biznesit. Biseda ishte ishte që duhet bërë çmos që biznes të ndihet miqësor me administratën dhe duhet bërë cmos që qeveria të mbështesë biznesin që të kryejë i qetë veprimtarinë e tij. Ju do të shihni se do merren vendime të rëndësishme në raport për përmirësimin e klimës së biznesit dhe ne jemi fokusua në krijimin e komunikimit me sipërmarrësit që kanë një rol kyç në ekonominë e vendit janë kontriubues në politikat makro të vendit. Kemi marrë përsipër rritjen e nivelit ekonomi me 5% dhe këtu ndikon ambienti favorizues i sipërmarrjes.

3 komente në “Sonila Qato: Emërimin ministre e mora vesh nga televizioni, ja meraku i Ramës”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    Hahaha kjo ministre per sipermarrjen. Nuk ka vend me absurd se Shqiperia. Kryeministri piktor, Ministri i Financave ka mbaruar per Anglisht, Ministri i Brendeshem ka vellain ne kerkim per trafik droge dhe Rama qe i thote biznesit se tani ka nje ministri ku sipermarresit mund te denoncojne korrupsionin. Ironia eshte se i drejton tek kjo ministre qe eshte kampionia e vjedhjes dhe korrupsionit. Ish drejtoresha e Kthimit te pronave e cila nuk ta jepte kompensimin po te mos i jepje minimalisht 20% te kompensimit. Kjo ndodhte po ti kishe letrat perfekt se po te kishe ndonje mangesi te vogel shifra rritej frikshem. Doni fakte? Me ligj duhet qe te kompensohen pronaret sipas rendit kronologjik te vendimeve. Per arsyen e 20% qe duhet te shkonte ne xhep te kesaj drejtoreshe ky rregull i percaktuar me ligj nuk eshte zbatuar. Vetem kush ka dhene ryshfetin e ka marre kompensimin.

  2. Pronari says:

    Para 10 muajsh mora kompesimin e truallit te shtepise dhe bakshishi ishte 60milion pra 20 perqindeshi. Kisha mbi 20 vjet ne radhe dhe vetem pagesa me dha leke ndryshe nuk vinte radha kurre. Shqiptari nga natyra eshte hakemarres. Dhe ka seri te tjera filmi nese shteti nuk vepron. Une nuk di se kush i mori ato leke kjo kukumjacka ketu ne foto apo langaraqet qe Jane poshte saj.

  3. asd says:

    Pervec komedise ku na eshte krijuar nje ministri e shtetit qe do te mbroje sipermarrjet nga mafiozet e shtetit, kjo Sonila Qato a nuk eshte vajza e ish anetarit te byrose politike Llambi Gegprifti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje