Ministrat Xhafaj dhe Klosi: Përgatitjet për sezonin e ri turistik 2018 të nisin që në muajin tetor

29 Shtator 2017, 13:19Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ai i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi analizuan sot treguesit e sezonit turistik dhe masat që do merren për mbarëvajtjen e sezonit të ardhshëm.

Takimi është mbajtur në ambjentet e Ministrisë së Brendshme, me prezencën e Prefektëve dhe drejtuesve vendore e të lartë të Policisë së Shtetit, pa media.

Në fjalën e tij ministri i Brendshëm mësohet se ka theksuar se turizmi do jetë prioritet thelbësor për mandatin e ri qeverisës.

Ai ka kërkuar që përgatitjet për sezonin e ri turistik 2018 të nisin që në muajin tetor të këtij viti.

Ministri Xhafaj u kërkoi drejtuesve të policisë të kenë një reagim më të fortë  për vepra penale që lidhen me krime në mjedis.

7 komente në “Ministrat Xhafaj dhe Klosi: Përgatitjet për sezonin e ri turistik 2018 të nisin që në muajin tetor”

  1. Andreas says:

    Kaq shpejte dashka te plase muti rrugeve?! Ne thame mbase e shtyjme dimrin te pakten!

  2. Dorela Gramshi says:

    Po me ne fund e kuptuan qe nuk mund te kemi zhvillimin turistik te deshiruar po i lane pergatitjet per pese dite para hapjes se sezonit.

  3. Besmir Llapi says:

    Me ne fund po merren masa per turizmin nje nga shtyllat kryesore te ekonomis se vendit.

  4. Ares Kola says:

    Masat duhen marr patjeter. Jan plazhet pa roje, siguria mungon. Shpresoj qe viti tjeter te jet ndryshe

  5. krenar nderu says:

    shyqyr nje lajme i mire per kete vend aman se vdiqem,bravo ministrave per kete bashkepunim ,vendit tone dite te mira do ti vine

  6. uskania says:

    Lerini more rojet, por shihni kanalizimet e ujrave të zeza dhe rrugët.Nuk e kuptoj se çfar ka ministri i brendshëm që në tetor! Duhen investime dhe të fillojë puna me eskavatorë, shtrim linjash me tubacione dhe ato elektrike, makina pastrimi dhe rula asfaltimi.Ka kohë për policinë, ajo sensibilizohet në maj-qershor.Lerini shfaqjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje