“Telefonatë mes Borissov dhe Ramës për njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri”

29 Shtator 2017, 16:53Politika TEMA

Agjencia Bullgare e Lajmeve raporton sot se kryeministri i vendit, Boyko Borissov, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, përmes të cilës ka kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri, sipas standardeve ligjore ndërkombëtare, shkruan Respublica.

“Biseda mori shtysë nga një ligj që synon mbrojtjen e të drejtave të pakicave që u hartua nga qeveria shqiptare. Borissov tha se ai priste që legjislacioni të përfshinte parashikimin për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit bullgar”, raporton agjencia shtetërore bullgare.

Sipas të njëjtit informacion, thuhet se: “Edi Rama siguroi kryeministrin bullgar se ligji është ende duke u përgatitur dhe u zotua se vendi i tij nuk do të shkelte interesat e minoritetit bullgar. Ai deklaroi se komunikimi me Bullgarinë do të vazhdonte dhe se interesat bullgare në Shqipëri do të mbroheshin”.

Ndërkohë në draftin e propozuar dhe që u paraqit në Komisionin përkatës Parlamentar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njihet ndonjë minoritet kombëtar bullgar në Shqipëri.

Çështja duket se nuk është kaq e thjeshtë. Agjencia njofton se ka lëvizje aktorësh politikë në Bullgari që kërkojnë të drejtat për bullgarët e Shqipërisë.

Madje citohet se një deputet bullgar, Anton Donchev, ka kërkuar në një seancë parlamentare që çështja e bullgarëve të Shqipërisë të bëhet çështje kryesore shtetërore dhe prioritet i presidencës bullgare të BE-së gjatë fillimit të vitit 2018.

Sipas këtij deputeti, numri i bullgarëve në Shqipëri arrin nga 50 000- 100 000.

Ndërkohë një tjetër agjenci bullgare, “Novinite” shkruan se për këtë temë ka edhe një angazhim nga Parlamenti Europian. Sipas saj, disa europarlamentarë po përgatisin një letër të posaçme për Parlamentin e Shqipërisë, përmes së cilës do t’i  kërkojnë vendit tonë të njohë minoritetin kombëtar bullgar.

Në këtë letër do të vihet në dukje se për këtë çështje ka një raport të PE-së që kërkon të mbrohen të drejtat e bullgarëve etnikë në zonat e Prespës, Golo Bardo dhe Gorës.

8 komente në ““Telefonatë mes Borissov dhe Ramës për njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri””

  1. Bert says:

    Na hongshi trapin o bullgar.Gollobordasit i kane te gjithe te drejtat,megjithese edhe ata vete nuk e dine se cfare jane,shqiptare,bullgare,apo maqedonas,behen sipas rastit.Me shifrat qe thone keto minoritet,i bje qe shqiptaret te jene minorance.

  2. Niku says:

    Po tallen me etnicitetin tone, sepse Shqiperia nuk ka shtet dhe politikane. Une jam me prinder nga kjo zone qe quhet “Golo Berdo” ose me sakte Dibra Jugore. Eshte provuar shkencerisht se jemi 99 perqind me etnicitet shqiptar. Qe te na ndrohet etniciteti nga shqiptar ne bullgar, nuk mund te behet politikisht por shkencerisht, pra te futet ne mes historia, ndryshe ndonje dite edhe mongolet mund te thone se kane minoritet me Shqiperi. Ku ka qene me pare shteti bullgar? Perse vetem sot po kerkon te na ndryshoje etnicitetin dhe jo me pare? Perse nuk nxjer asnje dokument por vetem tregon se sa pashaporta u ka dhene njerezve ne nevoje? Shteti shqiptar duhet ta kete te qarte se be BE hyhet vetem me dinjitet dhe jo me breke neper kembe, duke na fyer te tjeret.

  3. Enzo Ferrari says:

    Ku jane keta 50-100 mije na i tregoni pak? Apo fshihen LOL ? ?

    Bullgare nuk ka ne Shqiperi,jane 3-4 mije maqedonas ne Pustec,dhe kaq. Golloborda eshte shkretuar,kane ikur gati te gjithe.

    Shqiperia ose ti njohe si maqedonas ose si bullgare,edhe maqedonas edhe bullgar nuk ka mundesi.

  4. Haka Tekizoti says:

    Po sulen tërë qenëria e Evropës njëlloj si hienat luanit të plagosur. Po përpiqen ta kthejnë Shqipërinë në një plantacion minoritetesh.

  5. Bardhari says:

    Po pakica shqiptare ne Bullgari???????

  6. vang says:

    Ne Bullgari ka me shume shqiptare se cka bullgare ne Shqiperi.

  7. SHQIPTARI says:

    TE gjitha shtetet fqinje dhe te lindjes sidomos ato qe jan ne europen e bashkuar po dalin me nga nje ushtri spiunesh ne kte vend , njerez qe shesin identitetin per nje pashaport , apo per 300t euro , kjo europ muti duhet ti ver fre shteteve qe ka brenda , se po behen çarje trapi per ne qe jemi jasht saj , se njeri paguan pencione tjetri shperndan pashaporta europiane dhe po behet ky vend qe me shum ka te huaj se HQIPTAR , a ka njeri goj nga kta politikan ordiner qe kemi ne nga kta matrapaz qe nuk e kan fare nocionin e atdheut , qe ti kerkoj kshillit te europes ti detyroj kto shtete ti ndalin kto gjera apo jo , se po coptohet ne heshtje ky vend me keq se ne 1914ten , ndaloini kto gjera o politikan muti se ja u kemi dhjer europen me nje mut , se per europen po shisni vatanin dhe po dalim si arixhinjt pa atdhe , keshtu esht kur marin ne dor shtetin rrugaçet hajdutet dhe antishqiptaret vari hejbet.

  8. Alban says:

    Po ca jane keto? Hajde shifra hajde. Greket thone kemi 500 mije, bullgaret 100 mije, serbet 20 mije, maqedonasit ( hajde merre vesh cfare jane) 300 mije, romet 500mije po ne minoritet shqiptar kush do na i mbroj te drejtat? Kjo qe po behet ne kurriz te Shqiperise eshte masaker. Cdo dite e me shume po vertetohen fjalet e Enver Hoxhes, qe ne kete vend lulezokan pjellat e agjenturave te huaja. Shqiptaret qe shiten per nje kothere buke e per nje pasaporte europiane nderkohe qe shumica vuajne nga vendimet donkishoteske te ketyre njerezve. Tani te filloj dhe Bullgari “veton” ndaj hyrjes ne BE, se i do b.tha te shpik minoritet bullgar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje