Në qytetin e Vlorës janë zhvilluar këtë të premte negociatata mes përfaqësuesve të qeverisë, Bashkisë së Himarës dhe banorëve të qytezës së vogël bregdetare që kundërshtojnë projektet për rregullimin e infrastrukturës.
Kështu, të pranishëm në negociata ishin ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri; ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro; kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano; ish-kandidati Fredi Bejleri; kryebashkiaku Goro dhe një grup banorësh të Himarës.
Për rreth një orë është diskutuar dhe në fund është lënë një takim i dytë për të premten që vjen. Pas seancës, që u mbajt me dyer të mbyllura, ministri Gjinknuri tha se po gjendet gjuha e përbashkët.
“Javën tjetër do bëjmë një takim të fundit ku do sqarojmë të gjithë personat se si do të zbatohet projekti, në bazë të ligjit në fuqi dhe nëse ka njeri që preket nga ky projekt por nuk është përfshirë do të përfshihet”, deklaroi Gjiknuri.
Mësohet se është arritur një marrëveshje për kompensimin e drejtë të pronave që preket nga projekti urbanistik i Himarës. Në takim është diskutuar për të zgjidhur edhe problemet e mbartura të pronave në Himarë.
“Ne do të hapim një degë të posaçme të zyrës së Hipotekës së Vlorës në Himarë, që qytetarët të mos sorollaten rrugëve”, nënvizoi Gjiknuri.
Kryebashkiaku i Himarës tha se gjithçka po ndodh nga ndërhyrjet politike. “Kishte shkëmbime mendimesh. Do bëhet edhe një takim përfundimtar me banorët që kanë pretendimet e tyre dhe do vazhdojë projekti siç është miratuar”, tha Goro.
Ish-rivali i Goros, Fredi Bejleri njoftoi takimin e radhës pas një jave. “Dialogu vazhdon. Të premten tjetër do ketë një takim me banorët e Himarës që preken nga projekti. Kemi kërkuar që para se të vijojë projekti, me procedurën që ka ligji të dëmshpërblehen pronarët e tokave”, tha Bejleri.
Bisedimet për të gjetur një zgjidhje erdhën menjëherë pas bisedimeve kokë më kokë mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.
Në takimin e zhvilluar disa ditë më parë mes Koxias dhe Bushatit duket se është gjetur gjuha e përbashkët për të zgjidhur çështjet pezull mes dy vendeve.
Një nga shqetësimet e ngritura nga qeveria greke ishte edhe çështja e pronave të banorëve të Himarës, për të cilën Koxias tha dy ditë më parë në televizionin publik grek se duhet kompensim.(TCH)
E shikon o Edo kur ju shtrengon koqet EU-ja si uleni ne tavolinen e bisedes me Dule, Bollano, Beleri, Omonia … filloni lepiheni, pazarepsni kompesimet, postet, etj.
Ja frytet e para te qendreses … Arnautet qe llapin le te kompesohen per pronat e tyre me qindarka, kurse shtetasi Grek i Himares doni apo Jo do te respektohet si Europian.
Ky eshte vleresimi qe na beri Greqia …. na pagezoj Europian qe te mbrojme familjen dhe pronat ne menyre dinjitoze.
Cfare kompensimi do marrin ne Himare qe nuk e kane marre “Arnautet” tjeterkund? Me planin rregullues te nje qyteti eshte normale qe te fitojne banoret e tij. pse jo dhe duke jetuar aty me gjate. Ndryshe i bije qe himariotet te vazhdojne te ruajne bagetite e tyre ose te grekeve ne Greqi. Na thuaj kete njehere pastaj bej vjersha me dashuri per Greqine.
BRAVO Greqis dhe Himarioteve, e drejta dhe e verteta me ne fund triumfoi.
Deri dje o “rilindas” te pa fytyre, shtremberonit te verteten duke deklaruar qe Greku nuk na lejon planin urbanistik te Himares. Sot perse vraponi qe te takoni pronaret qe deri dje i perbuznit ????
JO ore majmuna Greqia as edhe nje here nuk nderhyri per te penguar planin urbanistik te Himares (ne te kundert vet kryearkitekti ishte Grek).
Greqia protestoj vetem per menyren si u trajtuan shtetasit Grek …… qe ne menyr diktatoriale, pa gjygj dhe pa dal vendim i prishen pronat pa i para-shperblyer ose kompesuar, ose ne rastin me te mire duke ju dhene dem shperblime qesharake.