Policia ndalon deputetin që grushtoi Milaim Zekën

30 Shtator 2017, 10:08Rajoni TEMA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është ndaluar nga policia, pasi mbrëmë në një debat televiziv grushtoi deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se me urdhër të prokurorit, deputeti i VV-së gjendet në paraburgim.

“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim për shkaktim të lëndimit trupor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se për rastin, gjatë ditës do të lëshojnë një raport më të detajuar.

3 komente në “Policia ndalon deputetin që grushtoi Milaim Zekën”

  1. emigranti says:

    Pse policia te mos ndaloje Milaim Zeken qe ishte iniciator dhe nxites I konfliktit me ate gjuhe qe perdori.
    Pastaj cfare la mangut ai pervec qe nuk ishte I zoti te godiste kundershtarin, pra jo se nuk donte, por nuk mundi dot.
    Palaco te tille, keto prostituta politike nuk I ben pershtypje as dajaku, madje me keto veprime te njeanshme te policise ato marrin krahe duke vazhduar ne rrugen e tyre te mbrapshte.

  2. Fatosi-kosove says:

    Po per sharjet dhe fyrjet e milaim zekes ku eshte prokurorja,pse nuk e ndal se pari ate dhe ti analizoje me kujdes te gjitha filmimet qe egzistojne,kjo eshte drejtesia qe ban shteti i kosoves,eshte turp edhe per policine edhe pse nuk ka qare pa i zbatuar urdherat,por milaim zeka eshte turpi i shqiptarizmit,NISMES, kuvendit te kosoves dhe gazetarise shqiptare.

  3. sokol says:

    e ka thene Zoran Xhinxhic ; keta njerez nuk dine te veteqeverisen dhe pavaresia per ta eshte fatkeqesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje