Cristiano Roanldo shet “Topin e Artë”, lekët shkojnë për bamirësi

4 Tetor 2017, 16:38Sport TEMA

Ylli i Real Madridit dhe kombëtares së Portugalisë, Cristiano Roanldo ka shitur njërin nga katër Topat e Artë, për t’i dhuruar paratë për bamirësi.

Kopja e trofeut të tij të “Topit të Artë”, e fituar në ceremoninë e Londrës në vitin 2013 është nxjerrë në ankand dhe është blerë nga manjati izraelit Idan Ofer për shifrën e 600 mijë eurove.

Fondet kanë shkuar për organizatën britanike të bamirësisë “Make A Wish” e orientuar për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda ose që janë në stadin final të saj dhe që ka si qëllim të bëjë reale edhe dëshirat më të çmenduara nga mendja plot fantazi e një fëmije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje