E akuzuan për rekorde kriminale, reagon Rakipi: Janë thjesht sulme politike të PD-së, le të hetojë kush të dojë

4 Tetor 2017, 13:01Politika TEMA

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi ka reaguar fill pas kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të tij duke sjellë disa të dhëna që selia blu deklaron se disponon në rrugë informale.

Rakipi e konsideron këtë lëvizje të demokratëve si një sulm politik.

“Unë s’di asgjë për këtë që po bën PD, s’kam dijeni për këtë kërkesë. Nuk kam asgjë për këto që pretendojnë ata, pra s’kam asnjë problem me drejtësinë italiane.

Janë thjeshtë sulme politike të PD e cila gjithë kohën thotë të njëjtat gjëra. Le të hetojë kush të dojë për personin tim. Do vijoj punën si deputet i qytetit të Elbasanit”, u shpreh deputeti i PDIU, Aqif Rakipi.

“Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informate, eksiton dyshimi i arsyeshëm se subjekti Aqif Rakipi ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian”, thuhej ndër të tjera në kërkesën e PD-së drejtuar KQZ-së dhe Prokurorisë.

2 komente në “E akuzuan për rekorde kriminale, reagon Rakipi: Janë thjesht sulme politike të PD-së, le të hetojë kush të dojë”

  1. Qelo Indrizi says:

    Ja kete fytyren e akuzojne kot sepse eshte i bukur ,Nuk ka diskutim qe parate e ketyre tipave te kesaj rrace i kane bere parate me prostitucion duke shitur shqiptaret neper semafor apo me narkotik e kercenime ,kete e dine te gjithe shqiptaret por nuk flasin se i akuzojne si grek apo serb keta plehrat.

  2. KumbaroM says:

    Po ate qe vrau me makine ky ndyresire. Plehre qe bën sikur ka ne dorë cdo gjë. Ja sa te mos i duhesh me Edvinit se e sheh veten ne grope septike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje