Luan Rama mbështet ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Bëhet fjalë për propozimin që Tahiri ka bërë prej kohës kur ishte ministër, për një ligj që dënon me gjobë dhe deri në 3 vjet burg personat që dhunojnë kafshët.
Këtë të mërkurë u bë shkas një video e rëndë e shpërndarë në rrjetet sociale, ku një 14-vjeçar në Kuçovë masakroi me sëpatë derisa e ngordh një qen.
Tahiri ka risjellë në vëmendje propozimin e tij duke i kërkuar shoqërisë civile dhe të gjithë aktorëve që të detyrojnë parlamentin ta miratojë këtë ligj.
Në një koment që Luan Rama i ka bërë statusit të Tahirit në Facebook, nënkryetari i LSI-së shkruan:
“Akt makabër, i shëmtuar deri në neveri, parathënie e një krimineli që po vjen! Duke u solidarizuar me shqetësimin tënd qytetar, më ke në krah për projektligjin për mbrojtjen e kafshëve!”
Postimi i Tahirit:
“Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim. Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON.
Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve”
Reagimi i Luan Ramës:
“Akt makabër, i shëmtuar deri në neveri, parathënie e një krimineli që po vjen! Duke u solidarizuar me shqetësimin tënd qytetar, më ke në krah për projektligjin për mbrojtjen e kafshëve!”
Po kur kafshet dhunojne njeriun, ka ligj?
Mbroni njerzit njehere pastaj dhe kafshet natyrisht !