Në seancën e sot parlamentare opozita ka kërkuar që të debatohet për reformën zgjedhore.
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka kërkuar që seanca të shtyhet për në orën 16:00 pasdite.
Spahos i është përgjigjur Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili tha se një debat i tillë duhet të zhvillohet në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.
“Për procedurë, s’besoj se ka pasur jetë parlamentare që ka ngritur komision për zgjedhjet e ardhshme. Janë debate që duhet zhvilluar tek komisioni i posaçëm.
Ne biem dakord që most ë biem dakord. S’e kuptoj esencin e kërkesës për të bërë debat për diçka që kemi consensus.
Nëse e bëni për të treguar se sa të ashpër jeni si opozitë, bëjeni si herës që kaloi që na mbajtët deri në orën 3 të natës , për diçka që mund të përfundonte për një orë,” tha Majko.