Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë pengesën që ju bëhet reporterëve për të kryer punën e tyre të informimit të publikut.
Rasti i Butrintit, ku nuk u lejua gazetari Limos Didani i cili punon për Report TV të raportojë mbi punimet që po kryhen brenda sitit arkeologjik është një akt i rëndë që kërkon sqarime të menjëhershëm nga eprorët e Muzeut të Butrinit, pra ministrisë së Kulturës.
Rasti i pengimit të gazetarit për të hyrë në Park qoftë edhe si vizitor është i paprecedent dhe bie ndesh me legjislacionin shqiptar.
UGSH kërkon vënien para përgjegjësisë ligjore dhe administrative të urdhërdhënësit për një pengim të tillë dhe rritjen e përgjegjësisë së kolegëve për zbardhjet e rastit në fjalë dhe të asaj ç’ka po ngjet aktualisht në thellësi të mjediseve te brendshme te Parkut të Butrintit.
Pse akoma nuk e dine gazetaret se cfare po ndertohet ne Butrint!? Po lajmin e pare per ndertimin e shtepise se Edi Rames ne Butrint nuk e dha nje njeri dokudo, por dora vete i madhi te medhenjeve qoftelargu i madherishem Sali Karaxhic dhe ju gazetare “te nderuar” vini ne diskutim fjalen e te madherishmit qoftelarg? Turpi rendofte mbi ju qe vini ne dyshim fjalen e tij!