Trajneri i Partizanit, Mark luliano, ka folur një ditë përpara ndeshjes së rradhës në kampionat që do të jetë kundër Teutës, që do të luhet nesër në stadiumin “Niko Dovana” në orën 17:00.
Tekniku Italian pranoi momentin delikat që po kalon ekipi i tij duke u shprehur se ndaj Teutës ekipi do të jap më të mirën për të marrë rezultatin e duhur.
“Ekipi është i qetë dhe lojtarët kanë punuar mirë. Jemi në një moment delikat. Jemi të ndërgjegjshëm për situatën. Ka pasur diskutime në lidhje me disa ndryshime në aspektin taktik. Partizani ka mundësi të arrijë rezultate pozitive. Lojtarët kanë besim te forcat e veta dhe kjo është e rëndësishme. Me Teutën duhet të tregojmë më të mirën, për këtë kemi punuar, për të gjetur golin. Na ka munguar goli dhe kjo është shqetësuese. Detyra jonë është që të përmirësojmë ato gjëra që nuk janë bërë mire. Detyra ime është t’i vë lojtarët në kushte për të dhënë maksimumin. Kemi pasur raste, por nuk i kemi konretizuar”
Më tej luliano foli dhe për gjëndjen e lojtarëve për Edgar Çanin, Xhevahir Sukajn dhe lojtarët e tjerë.
“Çani është një investim i klubit dhe ka pasur probleme me gjendjen fizike. Edhe unë kam gabuar me aktivizimin e tij. Partizani ka nevojë për të. Vendosëm që ai të qëndronte deri në momentin që të jetë në maksimumin e vet. Nuk do të nxitohemi, por do të presim deri kur të jetë 100% gati. Nuk duhet të ngarkohet me presion dhe kritika. E falënderoj për gatishmërinë e tij.
Edhe Basrak ka pasur problem dëmtimi, kurse Selvaxho është lojtar i ri dhe duhet durim. Nuk mund t’i aktivizojmë të gjithë të huajt, për shkak të rregullit.
Sukaj është një lojtar i veçantë, me personalitet dhe që dëshiron ta ndihmojë skuadrën. Po punon shumë në aspektin fizik për të arritur formën optimal. Në ndonjë rast nuk është stërvitur si dua unë, por të gjithë mendojnë për të mirën e skuadrës. Jemi grup dhe jam më i qetë. Teuta është skuadër agresive dhe duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Duhet ta përballojmë me forcën e grupit.”
Në fund tekniku i 15-herë kampionëve të vendit foli dhe për sulmuesin e Skëndërbeut Soue.
“Soue është lojtar që e kam stërvitur në Itali. Po ecën mirë, por di që ka problem me fushën me bar sintetik, ku ne stërvitemi. Do të ndryshoja rezultatet, pasi nga merkatoja nuk ndryshoja asgjë. Asanit i duhet një program stërvitor i veçantë që të jetë në formën maksimale. Ai është një lojtar interesant.”, përfundoi Mark luliano.
Dakort o Z. Mark!
Na rreshtove gati te gjithe ekipin me probleme dhe na rezulton vetem Alban Hoxha pa probleme fizike por me problem moral qe e shkaktuat ju si drejtues te klubit.
Te gjithe e dine qe kjo u be per ti treguar te tjereve se, kur preket Albani,ju te tjeret jeni kot!
Por e gjitha ju kthye ne bumerang dhe tani e vuajme dy pale.
1-Presidenti Demi ,per investimin e madh
2-Ne tifozet qe mezi presim qe Partizanin ta shohim aty ku e ka vendin.