Super Starkosha dhe Immobile i japin fitoren Lazios përballë Juventusit

14 Tetor 2017, 20:10Sport TEMA

Juventusi ka marre humbjen e pare ne Serine A këtë edicion pasi është mposhtur 2-1 në shtëpi nga Lazio.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 24’ me golin e Douglas Costas.

Por, miqte përmbysën gjithçka me dy golat e sulmuesit në top formë, Ciro Immobile, që realizoi në minutat dhe nga penaltia.

Juve kishte mundësi të merrte së paku një pikë, por nga pika e bardhë dështoi Paulo Dybala në minutën e 97’të, duke u ndalur mrekullisht nga ana e gardianit kuqezi Thoma Strakosha i cili ishte nga me te miret sot ne fushe per Lazion.

Pas kësaj humbje, Juve ka mbetur në kuotën e 19 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka tani edhe Lazio në vendin e tretë.

1 komente në “Super Starkosha dhe Immobile i japin fitoren Lazios përballë Juventusit”

  1. ben says:

    A me thote njeri cfare origjine ka emri THOMA dhe FOTO..(??)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje