Pse është e pabesueshme çdo fjali e Bashës

17 Tetor 2017, 16:54Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Nuk e di përse më është ngulitur fort në memorjen time, një përgjigje e Ilir Metës gjatë një interviste në një prej televizioneve kombëtare një vit më parë, kur ai u pyet për Bashën, duke deklaruar se “Lulin edhe kur e pyet për orën, ta thotë gabim”. Fillimisht nuk e mora seriozisht, dhe mendova se ishte vetëm diçka e thënë rastësisht, nga ai që sot është bërë i pari vendit, për “mikun” e tij të llogores qeverisëse. Por koha kaloi dhe thënia e Ilirit për Lulin çuditërisht po bëhej aktuale, po bëhet realitet, pasi Luli në çdo nismë politike, në çdo takim me miqtë, të ftuarit, politikanët dhe gazetarët si brënda ashtu edhe jashtë vendit, nuk thoshte gjithmonë të drejtën, nuk shprehte gjithmonë të vërtetën, por thjesht gënjente dhe mashtronte në çdo gërmë, fjalë, e fjali.

Duke mos kujtuar të kaluarat, kjo ndodhi së fundi edhe me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kur deklaronte me të madhe qysh në janar 2017 se “kandidatët do të zgjidhen nga baza, kandidatët do të dalin nga propozimet e anëtarësisë”, dhe bëri të kundërtën. Të njëjtën gjë bëri me “protestën” dhe ngritjen e çadrës së “lirisë” kur deklaronte duke u çjerrë se “nuk dalim nga kjo çadër pa ikur Edi Rama, pa u larguar kjo qeveri e krimit dhe trafiqeve, nuk futemi në zgjedhje pa votimin elektronik”, dhe veproi krejt ndryshe. Doli nga çadra e “lirisë” urtë e butë, gënjeu dhe mashtroi të gjithë ata hallexhinjtë që i ngopi me pica dhe sufllaqe, pranoi kushtet dhe ofertat e Ramës, madje me përulësi dhe jo krenari.

Të njëjtën gjë Luli bëri edhe me “ministrat teknikë” pasi kur pranoi ofertën e Ramës, pasi u kishte dhënë fjalën për ti bërë ministra nja 40 vetëve, dhe zgjodhi njerëz të marrë nga skutat jashtë PD, gjithmonë sipas porosive. Të njëjtën gjë Luli bëri edhe me listat, duke gënjyer dhe mashtruar të gjithë ata, që me bindjen se “kryetari thotë gjithnjë të vërtetën, se e ka seriozisht kësaj here” kishin besuar dhe kishin mbushur faqen on-line të PD me emra, mbiemra dhe numura telefoni nga propozimet e bazës. Gjithçka u rezultoi mashtrim, sepse Luli listat i mbushi me porosirat e kunatit dhe servilëve të tij, madje duke gënjyer edhe Berishën në disa raste. Zgjedhjet afruan dhe fushata e Lulit, ishte sërish një gënjeshtër e madhe, tek ftonte ata pak “demokratë” të votonin për atë, për “kryeministrin e ekonomisë dhe mirëqenies”, por humbja ishte edhe më e madhe se premtimet e tij.

Luli do të vazhdonte ta thellonte bindjen time, kur pas humbjes së mbi 230 mijë votave nga PD-ja, nuk pranoi në asnjë moment të dorëhiqej nga posti ashtu siç bëhet në raste të tilla nga kasta e politikanëve seriozë, por vetëm u “vetëngri” dhe u mbyll në zyrën e tij duke hartuar të tjera lista nga baza, listat e votuesve besnikë të tij. Kjo pasi fitoren atij ja dhanë vetëm ata që duke votuar mbi 4-5 herë në qendrat e votimit, së fundi u bënë gazi botës, duke ngritur barsaleta me “vota të lira”. Zgjedhja e Lulit kryetar PD me vota të dyshimta, dhe pranimi i kësaj farse si një “proces i drejtë dhe i ndershëm” ishte një tjetër damkë e zezë dhe një tjetër rast për të forcuar bindjen time dhe të shumicës në PD se ai nuk është as bindës, dhe as serioz në deklaracionet e tij. Opozita e Lulit sot, po bën të pamundurën ti revoltojë shqiptarët me qeverinë e Ramës, por duket se është më shumë se një mision i pamundur.

Kjo pasi opozita e Lulit, po e shndërron në qesharake përpjekjen e PD, për të na ndarë nga gjoja “regjimi totalitar i Ramës”, apo “lufta për votën e lirë”, duke e bërë bajate dhe keqpërdorur çdo nismë të opozitës. Për të gjitha këto arsye, Luli realisht sot nuk është i besueshëm, nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën, madje edhe kur gënjen , dhe ky është një hall i madh për PD. Kjo pasi kjo parti, e drejtuar nga Luli po e humbet shansin e madh për të qenë pas 4 vitesh garuese serioze në zgjedhjet e përgjithshme, kur dihet se brënda dhe jashtë saj tashmë ka nisur zyrtarisht lufta klanore dhe farefisnore, e fragmentuar në “fraksione” nga e cila Luli ka shumë gjasa të mbetet në PD vetëm me 200 “petritat” e tij.

5 komente në “Pse është e pabesueshme çdo fjali e Bashës”

  1. Meta ik says:

    Meqense Basha i do shqiptaret dhe eshte kunder krimit, pse nuk pergjigjet per krimin e 21 janarit dhe vjedhjen qe ka kryer kur ishte ne qeverine Berisha?

  2. Jugu says:

    Ore gazetar I mbaruar, akoma permend Ilir Meten ti, po ai eshte hajduti me I madhe I vendit dhe ti na e merr per shumbull kunder Bashes, ne kete menyre vetem e ndihmon Bashen.
    Sot eshte nje ceshtje me madhore, me relevante, eshte perfshirja e Tahirit, ish Ministri numur 1 I Rames ne trafikun e droges. Shkruaj per kete ceshtje dhe mos devijo biseden. Bythlepires gazetar.

  3. Mersin says:

    Vertet besoni se PD ka humbur 230 mije vota. Jo zoteri, PD ka marre kete radhe vetem votat e elektoratit te vet; kaq eshte, kaq ka qene perhere. Votat plus i ka vjedhur, ka manipuluar here fshehurazi dhe here diten me diell. Kesaj radhe nuk pat mundesi, nuk ishte SB.

  4. Lyl pinoku says:

    Lyl lango-hollandezi do mundet te hyje ne gare per te bere kariere ne politike dhe do behet i besueshem(aq sa mund te behet-kuptohet) vetem pasi te dorezohet ne prokurori dhe te deklaroje se eshte dakort te hapet dosja e tij per vjedhjen e rruges se kombit,per shtijen e detit dhe per vrasjet e 21 janarit,pa llogaritur pranimin e vjedhjes se votave e shqyerjen e kutive te votave ne zgjedhjet per kryetar bashkie ne tirane..Ne te kundert as e shoqja nuk e beson dhe nuk do ta besoje se eshte bere gazi i botes dhe perfaqeson ne toke nastradinin e dikurshem dhe per femijet e vegjel perfaqeson dhe u kujton pinokun e famshem.Me kete te fundit eshte dakort dhe like floriri.

  5. Baxhanaku says:

    Komentuesit qe duan Lul matrakun,te jene te sigurt qe gjithe jeten e kalojne ne ooooopozite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje