Moisi Habilaj, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, kishte njerëzit e tij edhe në “sallën e radarëve në Durres”.
Në vend që të informohej policia për mbërritjen e gomoneve me drogë, radarët shërbenin për të udhëzuar trafikantët që vinin të ngarkoheshin me kanabis në brigjet shqiptare.
Kështu thotë Moisi Habilaj në një bisedë me dy trafikantë italianë që kishin mbërritur në orën 01 të natës në 6 maj të vitit 2015, në brigjet shqiptare në bordin e peshkarexhës FATIMA.
Italianët do të ngarkonin rreth 900 kg kanabis në Porto Palermo.
Guardia di Finanza italiane kishte montuar përgjues në bordin e peshkarexhës së nisur nga Catania duke regjistruar në këtë mënyrë të gjitha bisedat në bordin e saj.
“Një mik i mikut tim është në bazën e radarëve në Durrës – dëgjohet të thotë Moisiu – që aty shohin gjithçka, edhe peshqit.
Më mori në telefon një polic që e kishin marrë nga Durrësi dhe më tha se peshkarexha është futur për 1 milje në ujërat territoriale greke. Duhet të bëni kujdes, nuk duhet të hyni në ujërat greke”,
MOISI HABILAJ: Tani që do ikësh, duhet të largohesh 2 milje që këtu, nga toka, dhe pastaj duhet te ecesh drejt… sapo të mbarojnë dritat tona…sepse tani sapo me mori polici dhe më shpjegoi, në mënyrë që të mos u afrohesh ujërave greke…. duhet të ecësh vetëm drejt, deri kur të mbarojnë dritat, sepse kur shkon rreth 6/7 milje larg nuk duken më dritat, duhet të ecësh edhe 2-3 milje dhe pastaj futesh…
Në të njëjtin përgjim, Habilaj i tregon italianëve furgonat e policisë që patrullojnë aty pranë, duke iu mburrur se ata janë bashkëpuntorë.
MOISI HABILAJ: E e pe furgonin e policise qe kaloi? Pak me pare? Jane te gjithe tanet ketu. Por mund te kete edhe ndonje tradhtar nuk i dihet…. sepse nuk dihet kush dreqin vjen e kush iken…, ne jemi te kompletuar, por se del ndonje bastard….
Peshkarexha Fatima u ngarkua në Porto Palermo 880 kilogram kanabis dhe dy Kallashnikovë.
Aktualisht Zagani është në kërkim policor pasi u arratis jashtë vendit teksa ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi” ku prokuroria kish nisur hetim ndaj tij për shpërdorim detyre pasi dekonspironte operacionet policore?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ky fakt tregon se,Shteti shqiptare ka deshtuar totalisht.Sajmir Tahiri e kompani ne burg te perjetshem,Dritan Zagani te shpallet HERO.
TIRANE – Pretendimet e ish-oficerit të policisë Dritan Zagani se eprorët e tij favorizonin trafikantët apo pushonin hetimet për persona të lidhur me trafikun e drogës janë të pavërteta. Është ky përfundimi i Prokurorisë së Fierit pas hetimeve të deklaratave të dy muajve më parë në media të Zaganit për përfshirjen e të afërmve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik droge. Në këto kushte organi i Akuzës ka vendosur të pushojë këto hetime për mungesë të elementëve të veprës penale dhe provave.
Por si nisën hetimet për denoncimin e Zaganit? Një ditë pas deklaratave nga arratia të Dritan Zaganit, ministri i Brendshëm i kërkoi prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llala nisjen e hetimeve. Me vendim të Llallës u lejua përgjimi i personave të përmendur nga Zagani mes tyre Artan, Florjan dhe Moisi Habilaj. Dy muaj sipas raportit të përgjimeve nuk ka rezultuar asnjë e dhënë e vlefshme për të faktuar pretendimet e Zaganit.
Aktualisht Zagani është në kërkim policor pasi u arratis jashtë vendit teksa ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi” ku prokuroria kish nisur hetim ndaj tij për shpërdorim detyre pasi dekonspironte operacionet policore.