Këshilli i Mandateve, Tahiri përplaset me prokurorinë: Dua vetëm të vërtetën, kam kërkuar hetim për Habiljat

20 Tetor 2017, 12:46Politika TEMA

Prej orës 11:00 Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve është mbledhur dhe po diskuton në një seancë pyetje – përgjigje për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe hapja e rrugës për arrestimin e tij, pas përmendjes së tij nga Habilajt, të akuzuar për trafik droge.

Në seancë ishin të pranishëm tre përfaqësues të Prokurisë, Gentjan Osmani, Elisabeta Ymeri, Besim Hajdarmataj si dhe pala e akuzuar Saimir Tahiri, i cili përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari.

Deputeti Saimir Tahiri duke iu drejtuar Prokurorisë thotë se ka qenë ai që ka kërkuar hetim në Prokurori për Habiljat, pas deklaratës në media se makina e tij është përdorur për trafik droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje