Kosova gati për zgjedhje, ja të dhënat se si është organizuar procesi

21 Tetor 2017, 14:53Rajoni TEMA

Kosova është gati për të zhvilluar zgjedhjet vendore, pas një fushate elektorale 30 ditore, ku kandidatët për kryetarë komunash shpalosën programet e tyre. Këtë të dielë, duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00, do të hapen zyrtarisht qendrat e votimit në Kosovë.

Më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë kosovarë me të drejtë vote, do të kenë mundësinë të votojnë, kandidatët e preferuar për kryetar të komunave dhe këshilltarë bashkiakë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve certifikoi gjithsej 91 subjekte politike, ku përfshihen 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. Zgjedhjet lokale mbahen në 38 komunat e Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit ka akredituar rreth 33 200 vëshgues. Ky proces do të ndiqet nga afër dhe nga organizata të ndryshme, institucione ndërkombëtare, përfaqësi diplomatike si dhe nga media vendore e ndërkombëtare. Sipas KQZ-së, vëzhgimi i procesit zgjedhor është thelbësor, pasi ndikon në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe aktorëve të tjerë politikë në këto zgjedhje.

Në 2 505 qendra votimesh në Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave.

Ndërkohë, organet kompetente për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e këtyre  zgjedhjeve, njoftuan se kanë bërë mobilizimet e duhura për parandaluar çdo veprim jo-ligjor në procesin zgjedhor.

Gjithashtu edhe autoritetet e rendit në Kosovë deklaruan se kanë bërë përgatitjet përkatëse, për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në një klimë sa më të qetë dhe të sigurtë për të gjithë votuesit e Republikës së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje